20 November 2026, 21:10
Nga E.M

KOSOVË- Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka reaguar pas raportimeve mediatike ku theksohet se një prej efektivëve të tij dyshohet se i ka drejtuar armën një familjari të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Përmes një komunikate zyrtare, EULEX i ka cilësuar pretendimet si të pabazuara, duke i mohuar në mënyrë kategorike. Misioni sqaron se zyrtarët e Policisë së EULEX-it nuk kanë drejtuar armë ndaj askujt.
Sipas mediave Kosovare incidenti dyshohet se ka ndodhur jashtë banesës së Krasniqit, në lagjen “Velania” të Prishtinës. Një pjesëtar i misionit evropian raportohet se i ka kërkuar një familjari të ish-kryeparlamentarit të futej brenda, duke i thënë: “Hyn mrena”.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në momentin kur familjarët po prisnin që Jakup Krasniqi të dilte nga banesa për të hipur në automjetin që do ta transportonte drejt EULEX-it.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ndodhet prej tri ditësh në Kosovë, pasi ka marrë leje për të qëndruar pranë familjes për arsye humanitare. Vizita e tij po zhvillohet nën përcjelljen e EULEX-it.
Në reagimin e tij, misioni sqaron se bëhet fjalë për një vizitë në paraburgim, e realizuar për arsye të domosdoshme humanitare, ndërsa thekson se përdorimi dhe trajtimi i armëve të zjarrit nga personeli i tij bëhet në përputhje të rreptë me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.
“EULEX-i thekson fuqishëm se zyrtarët policorë të misionit nuk kanë drejtuar asnjë armë ndaj askujt, në asnjë moment”, thuhet në shkrim./Dosja.al
Jakup krasniqi Eulex
Aktualitet
20 November 2026, 21:07
E. D
TIRANË- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka kërkuar qeverisë shqiptare të shmangë ndryshimet e shpeshta të buxhe...
Aktualitet
20 November 2026, 21:00
E. D
TIRANË- Armand Shakaj dyshohet se pas vrasjes së Eglant Koçit është përpjekur të zhdukë çdo gjurmë t...
Aktualitet
20 November 2026, 20:49
E.M
DURRËS- Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident i rëndë në Porto Romano të Durrësit. Një motor &...
Aktualitet
20 November 2026, 20:41
E. D
TIRANË- Pas dy javësh kërkimesh, më 18 qershor 2026, trupi i pajetë i 34-vjeçarit Eglant Koçi u gjet në një hu...
Aktualitet
20 November 2026, 20:35
E.M
TURQI- Anija tregtare “Aroyat”, e cila u godit nga një sulm me dronë pranë portit rus të Novorossiysk, ka kaluar nëp&...
Aktualitet
20 November 2026, 20:29
E. D
TIRANË- Pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave të marrë në pyetje zbuluan detaje të rëndë...
Aktualitet
20 November 2026, 20:26
E. D
TIRANË- Automjeti tip “Porsche Cayenne” në pronësi të Armand Shakajt u kthye në një nga provat kryesore të ...
Aktualitet
20 November 2026, 20:20
E. D
Ervin Meta
BRAZIL- Gjykata Supreme e Brazilit ka rrëzuar dy kërkesat e fundit të mbrojtjes së Ervin Matës, duke mos pranuar argument...
Aktualitet
20 November 2026, 20:01
E. D
TIRANË- Zhdukja e 34-vjeçarit Eglant Koçi në qershor të vitit 2026 vuri në lëvizje policinë, pasi familjar&eum...
Aktualitet
20 November 2026, 19:46
Deklarata përmbyllëse përshkruan konstatimet paraprake të stafit të FMN-së në mbyllje të një vizite (ose “mi...