20 November 2026, 21:59
Nga E.M

TIRANË- Pasagjerët e avionit të Ryanair janë përballur me një situatë tensioni gjatë udhëtimit nga Manchesteri drejt aeroportit të Rinasit. Mësohet se pasagjerët kanë gjetur mesazhe të shkruara në letrat e tualetit, ku paralajmërohej se në avion kishte bombë.
Sipas policisë avioni është ulur në Rinas dhe, pas kontrollit të kryer, ka rezultuar se nuk kishte asnjë mjet shpërthyes dhe se alarmi ishte fals. Lidhur me rastin është njoftuar edhe struktura e Antiterrorit dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e pasagjerit që ka shkruar letrën
Njoftimi i policisë
Rinas/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, gjatë uljes së avionit të linjës Manchester–Rinas, shërbimet e Policisë Kufitare janë njoftuar nga menaxheri i aeroportit (ODM) se në tualetin e avionit ishte gjetur një letër, e shkruar në gjuhën angleze, me një mesazh kërcënues për shpërthim bombe.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë në pistë dhe kanë bërë të mundur zbritjen e kontrolluar të pasagjerëve. Më pas, është kryer kontrolli i avionit, i pasagjerëve dhe i bagazheve të tyre, me ndihmën e qenve antieksplozivë.
Në vijim, pasagjerët janë kontrolluar në grupe, fillimisht nga shërbimet e Policisë dhe më pas përmes skanerit të aeroportit, me qëllim identifikimin e sendeve që mund të kenë lidhje me shkrimin e mesazhit kërcënues.
Gjatë kontrollit të avionit nuk është konstatuar asnjë send shpërthyes.
Për rastin është njoftuar edhe struktura e Antiterrorit dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e pasagjerit që ka shkruar letrën./Dosja.al
Ryanair
Aktualitet
20 November 2026, 21:27
E. D
DRENOVË- Aldo Gjini është transferuar nga burgu i Drenovës drejt regjimit të posaçëm të sigurisë 41 BIS. Vendimi...
Aktualitet
20 November 2026, 21:18
E.M
TIRANË- FMN njofton se pensionet duhet të përmirësohen në kuadër të disa rregullave të cilat ruajnë natyrën k...
Aktualitet
20 November 2026, 21:11
E. D
TIRANË- Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që inflacioni në Shqipëri të arrijë në 3.4% në fund të...
Aktualitet
20 November 2026, 21:10
E.M
KOSOVË- Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka reaguar pas raportimeve mediatike ku theksohet se nj&e...
Aktualitet
20 November 2026, 21:07
E. D
TIRANË- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka kërkuar qeverisë shqiptare të shmangë ndryshimet e shpeshta të buxhe...
Aktualitet
20 November 2026, 21:00
E. D
TIRANË- Armand Shakaj dyshohet se pas vrasjes së Eglant Koçit është përpjekur të zhdukë çdo gjurmë t...
Aktualitet
20 November 2026, 20:49
E.M
DURRËS- Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident i rëndë në Porto Romano të Durrësit. Një motor &...
Aktualitet
20 November 2026, 20:41
E. D
TIRANË- Pas dy javësh kërkimesh, më 18 qershor 2026, trupi i pajetë i 34-vjeçarit Eglant Koçi u gjet në një hu...
Aktualitet
20 November 2026, 20:35
E.M
TURQI- Anija tregtare “Aroyat”, e cila u godit nga një sulm me dronë pranë portit rus të Novorossiysk, ka kaluar nëp&...
Aktualitet
20 November 2026, 20:29
E. D
TIRANË- Pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave të marrë në pyetje zbuluan detaje të rëndë...