LIVE UPDATES
Aktualitet

Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit

Në komunikimet e siguruara, Marjusi i kërkon vajzës fotografi me rrobat që i kishte blerë, duke i shkruar se i kishte mbetur fiksim të shihte se si i rrinin fustanet dhe fundet në trup. Në të njëjtat biseda, ai i propozon të vishte rrobat dhe të dilnin së bashku për të pirë diçka, madje i ofron ta merrte me makinë.

20 November 2026, 22:23 Nga E. D

Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë

VLORË- Një histori që nis me pretendimin për ndihmë ndaj një familjeje në vështirësi ekonomike, por që ngre pikëpyetje serioze për sigurinë e dy vajzave të mitura në Vlorë. Në pjesën e dytë të investigimit, Piranjat kanë zbuluar komunikime shqetësuese mes një 40-vjeçari, Marjusit, dhe njërës prej vajzave, vetëm 14 vjeçe, ndërsa nëna e tyre, pavarësisht përmbajtjes së mesazheve, vijon ta konsiderojë atë mik të familjes.

Në komunikimet e siguruara, Marjusi i kërkon vajzës fotografi me rrobat që i kishte blerë, duke i shkruar se i kishte mbetur fiksim të shihte se si i rrinin fustanet dhe fundet në trup. Në të njëjtat biseda, ai i propozon të vishte rrobat dhe të dilnin së bashku për të pirë diçka, madje i ofron ta merrte me makinë.

I përballur me këto mesazhe, Marjusi pretendon se qëllimi i tij ka qenë vetëm të ndihmonte vajzën, pasi familja kishte vështirësi ekonomike dhe nuk kishte mundësi t’i siguronte veshjet e nevojshme për shkollë.

Ai këmbëngul se fotografitë i kishte kërkuar për të parë nëse rrobat i përshtateshin dhe se daljet bëheshin në shoqërinë e mbesës së tij, e cila është shoqe me vajzën. Megjithatë, përballë pyetjes nëse do ta pranonte që një burrë tjetër t’i shkruante vajzës së tij të mitur në të njëjtën mënyrë, ai nuk jep një përgjigje të drejtpërdrejtë.

Por komunikimet shqetësuese nuk përfundojnë këtu. Në investigim dalin edhe mesazhe mes dy vajzave dhe partnerit të nënës, Ninos, vetëm 20 vjeç. Në këto biseda përdoret një gjuhë vulgare dhe fyese, ndërsa në disa prej tyre vajzave u drejtohen shprehje me përmbajtje seksuale dhe kërcënuese, përfshirë paralajmërimin se do t’u gjente persona të tjerë për të abuzuar me to.

I kontaktuar nga Piranjat, Nino pretendon se ky ka qenë komunikimi i zakonshëm mes tyre dhe se edhe vajzat i drejtoheshin me të njëjtin fjalor. Ai e cilëson situatën si një shaka të momentit, por nuk mohon se komunikimet kanë ekzistuar.

Edhe më shqetësues është reagimi i nënës, e cila, pavarësisht mesazheve të bëra publike gjatë përballjes, i justifikon të dy personat dhe këmbëngul se nuk ka asgjë të keqe në marrëdhënien e tyre me vajzat. Ajo pretendon se Marjusi e ka ndihmuar ekonomikisht familjen dhe se Nino ka kërkuar falje për komunikimet fyese. Denisa e lidh gjithë situatën me konfliktin që ka me ish-bashkëshortin, Harun Harunin, të cilin e akuzon për dhunë psikologjike.

Ndërkohë, situata familjare rezulton edhe më problematike për shkak të mungesave të përsëritura të vajzave në shkollë. Drejtuesja e Zyrës Vendore Arsimore në Vlorë konfirmon se kishte ndërhyrë pas interesimit të Marjusit për rikthimin e tyre në shkollën ku kanë qenë më parë, por sqaron se procedura ishte kryer vetëm mbi bazën e kërkesës së nënës nëpërmjet sistemit e-Albania.

Gjatë përballjes me Piranjat, drejtuesja e ZVA-së shprehet e tronditur nga përmbajtja e mesazheve dhe deklaron se nuk do të pranonte një situatë të tillë nëse do të ishte në dijeni më herët. Ajo premton se dy vajzat do të ndiqen me përparësi nga strukturat arsimore dhe shërbimi psikosocial, ndërsa kërkon nga nëna të marrë përgjegjësinë për frekuentimin e rregullt të shkollës.

Edhe Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve në Vlorë konfirmon se është njohur me rastin pas një referimi nga shkolla për mungesat e vajzave. Sipas drejtueses së komanduar, është mbledhur urgjentisht Grupi Teknik Ndërsektorial, me pjesëmarrjen e institucioneve përkatëse. 

Ajo sqaron se në atë moment shqetësimi kryesor ishte mosfrekuentimi i shkollës dhe se nuk ishin vënë në dispozicion të strukturës mesazhet që Piranjat kanë siguruar. Pas njohjes me komunikimet, Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve deklaron se do të kryejë një vlerësim të thelluar individual për të dyja vajzat dhe do të vijojë trajtimin e rastit në bashkëpunim me institucionet e tjera, duke përfshirë edhe Policinë e Shtetit.

Por gjatë investigimit dalin në pah edhe probleme të tjera brenda familjes. Vajzat kanë mungesa të përsëritura në mësim, konflikte me njëra-tjetrën dhe komunikime fyese me nënën. Kjo e fundit pranon se ka pasur episode dhune mes vajzave, ndërsa mohon se ato konsumojnë duhan. Nëna pretendon gjithashtu se ka qenë e detyruar të përballojë e vetme rritjen e fëmijëve dhe se ish-bashkëshorti nuk ka kontribuar mjaftueshëm.

Në anën tjetër, Haruni shfaqet i shqetësuar për situatën e vajzave dhe kundërshton afrimin e Marjusit me to. Për këtë çështje, palët kanë paraqitur pretendime të ndryshme, ndërsa konflikti mes ish-bashkëshortëve duket se është bërë pjesë e një situate ku në qendër duhet të jenë dy fëmijët.

Në përfundim të investigimit, sipas informacionit të marrë nga punonjësit e Policisë së Vlorës, Harun Haruni është proceduar në gjendje të lirë për dhunë në familje, me pretendime për dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe vajzës. Ndërsa Marjusi është proceduar në gjendje të lirë për ngacmim ndaj të miturës.

Një histori ku ndihma ekonomike, konfliktet familjare dhe komunikimet e papërshtatshme ndërthuren në një realitet alarmant. Por përtej pretendimeve të secilës palë, mbetet një pyetje thelbësore: kush po kujdeset realisht për sigurinë e dy vajzave dhe kush do të mbajë përgjegjësi që ato të mos mbeten mes indiferencës së të rriturve?/ Piranjat news

vlore Dramë familjare në Vlorë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin