20 November 2026, 22:13
Nga E.M

KUKËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku dy persona, xhaxha e nip kanë përplasur me makinë dhe kanë dhunuar një të ri me inicialet V. D. Policia e Kukësit ka sqaruar se bëhet fjalë për dy episode konflikti fizik mes shtetasit me inicialet V. D. dhe dy personave të tjerë me inicialet S. J., dhe S. J.
Sipas policisë, ngjarja e parë ka ndodhur më 20 nëntor 2026, në qytetin e Kukësit, ku V. D. është konfliktuar fizikisht me dy persona dhe më pas ka bërë kallëzim në polici. Më tej teksa udhëtonte me automjetin e tij në rrugën e Hasit, dy personat me të cilët ishte konfliktuar i kanë dalë përpara dhe kanë goditur me sende të forta automjetin dhe vetë të riun.
Në automjet ndodhej edhe një punonjës policie, i cili ka ndërhyrë për të neutralizuar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera të Policisë.
Dy personat e dyshuar, shtetasit S. J. dhe S. J., xhaxha e nip, janë larguar nga vendngjarja dhe janë shpallur në kërkim. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe lokalizimin e kapjen e tyre.
Reagimi i Policisë së Kukësit:
Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet për një të ri nga Kukësi, i cili pas një konflikti për motive të dobëta me dy shtetas është rrëmbyer dhe mbajtur në pyll, sqarojmë opinionin publik se lajmi është i pavërtetë.
Sqarojmë se, më datë 20.11.2026, shtetasi V. D., në qytetin e Kukësit, ishte konfliktuar fizikisht me dy shtetas dhe për këtë rast kishte bërë kallëzim në DVP Kukës.
Më pas, ky shtetas ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij dhe, në rrugën e Hasit, dy shtetasit me të cilët ishte konfliktuar në Kukës i kanë dalë përpara automjetit dhe kanë goditur me sende të forta automjetin dhe vetë shtetasin V. D.
Me shtetasin V. D. ndodhej edhe një punonjës policie, i cili ka ndërhyrë për të neutralizuar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera të Policisë.
Shtetasit S. J. dhe S. J., (xhaxha e nip)
pas ndërhyrjes së punonjësit të Policisë, janë larguar menjëherë nga vendngjarja dhe janë shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit./Dosja.al
Kukes
Aktualitet
20 November 2026, 21:59
E.M
TIRANË- Pasagjerët e avionit të Ryanair janë përballur me një situatë tensioni gjatë udhëtimit nga Manchesteri dre...
Aktualitet
20 November 2026, 21:27
E. D
DRENOVË- Aldo Gjini është transferuar nga burgu i Drenovës drejt regjimit të posaçëm të sigurisë 41 BIS. Vendimi...
Aktualitet
20 November 2026, 21:18
E.M
TIRANË- FMN njofton se pensionet duhet të përmirësohen në kuadër të disa rregullave të cilat ruajnë natyrën k...
Aktualitet
20 November 2026, 21:11
E. D
TIRANË- Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që inflacioni në Shqipëri të arrijë në 3.4% në fund të...
Aktualitet
20 November 2026, 21:10
E.M
KOSOVË- Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka reaguar pas raportimeve mediatike ku theksohet se nj&e...
Aktualitet
20 November 2026, 21:07
E. D
TIRANË- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka kërkuar qeverisë shqiptare të shmangë ndryshimet e shpeshta të buxhe...
Aktualitet
20 November 2026, 21:00
E. D
TIRANË- Armand Shakaj dyshohet se pas vrasjes së Eglant Koçit është përpjekur të zhdukë çdo gjurmë t...
Aktualitet
20 November 2026, 20:49
E.M
DURRËS- Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident i rëndë në Porto Romano të Durrësit. Një motor &...
Aktualitet
20 November 2026, 20:41
E. D
TIRANË- Pas dy javësh kërkimesh, më 18 qershor 2026, trupi i pajetë i 34-vjeçarit Eglant Koçi u gjet në një hu...
Aktualitet
20 November 2026, 20:35
E.M
TURQI- Anija tregtare “Aroyat”, e cila u godit nga një sulm me dronë pranë portit rus të Novorossiysk, ka kaluar nëp&...