25 October 2026, 13:44
Nga E.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të rënda ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke e cilësuar atë si më kriminal se Suel Çela, Elvis Doçi dhe Altin Hajri. Në një deklaratë për mediat, Berisha pretendoi se Balla është i përfshirë në disa çështje kriminale, ndërsa përmendi edhe emra të njohur të botës së krimit.
Sipas kreut të PD-së, në regjistrime dhe dokumente zyrtare gjenden të dhëna që, sipas tij, e lidhin Ballën me porositjen e vrasjes së avokatit Ravik Gurra. Berisha ngriti gjithashtu akuza lidhur me lirimin e dy personave të dyshuar për vendosjen e tritolit ndaj Lulzim Kullës në Shkodër. Në përfundim, kreu i PD-së u shpreh se Balla meriton burgun për veprimet për të cilat e akuzon, ndërsa deklaroi se ai do të përballet me drejtësinë.
"Reagimi im është ky: Taulant Balla është një kriminel, të garantoj. Shumë më kriminel se Suel Çela, se Elvis Doçi, se Altin Hajri dhe se shumë të tjerë. Taulant Balla, i dashur mik, me dëshmi, me procesverbale zyrtare rezulton i regjistruar me numrin e tij, nga regjistruesit me urdhër gjykate se ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra. Taulant Balla është më kriminel se secili prej atyre që përmenda, sepse bashkë me Vath Stakën, anëtar i KLP-së sot, kanë liruar me urdhër të Suel Çelës dy terroristë që i vendosën tritolin nën shalë Lulzim Kullës në Shkodër. Taulant Balla është më kriminel se ata, më trafikant edhe se vete Mond Bego, i cili si toger i Aldo Bares ka bërë nja 17-18 vjet burg, një trafikant madhor droge.
Taulant Balla ka shërbyer si korrier duke përdorur pasaportën diplomatike, i ka shërbyer atij në 57 kalime kufiri për të kaluar ngarkesat e drogës si valixhe diplomatike. A ju kujtohet ju kur shkoi dhe liroi Rrajën nga komisariati i policisë, sadist që kishte djegur me cigare vajzën? A i keni harruar regjistrimet ku Bajrët shprehen në telefon se 'me Taulantin i kemi rregulluar punët'? Ky është Taulant Balla. Është më kriminel se këta, por mbrohet nga SKAP-i i partisë. Ai meriton vetëm një përgjigje: burgun, burgun dhe vetëm burgun për krimet që ka kryer, dhe i garantoj shqiptarët se atje do shkojë," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha
Politike
25 October 2026, 13:40
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike u pyet nga qytetarët mbi përgjegjësinë e popullit të thjeshtë në revolt&eum...
Politike
25 October 2026, 13:04
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për plagosjen në sy të Erjon Vishkullit, të riut që humbi syrin gjatë...
Politike
25 October 2026, 12:47
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka përmendur disa nga rastet e të plagosurve gjatë protestave studentore, ndër to edh...
Politike
25 October 2026, 12:32
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se revolta 12-ditore e studentëve dhe gjimnazistëve të vendit kulmoi ditë...
Politike
25 October 2026, 11:43
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në Kodin Penal, duke deklaruar se masat e reja do të parashikojnë ndëshk...
Politike
25 October 2026, 11:39
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një regjistri të posaçëm elektronik për personat e referuar ose ...
Politike
25 October 2026, 11:33
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se paketa e re ligjore kundër dhunës parashikon dëmshpërblimin...
Politike
25 October 2026, 11:30
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kërkesave të protestuesve për dorëheqjen e tij, duke deklaruar se qytetarë...
Politike
25 October 2026, 11:28
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masa të reja ligjore kundër nxitjes së dhunës në rrjetet sociale, kërc&e...
Politike
25 October 2026, 11:23
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa disiplinore ndaj mësuesve që përdorin autoritetin e tyre për të nxitur n...