25 October 2026, 13:04
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për plagosjen në sy të Erjon Vishkullit, të riut që humbi syrin gjatë protestës pas goditjes me plumb gome, duke ia atribuar përgjegjësinë për situatën opozitës, mediave dhe vetë protestuesve. Në reagimin e tij, Rama ka mbrojtur qëndrimin e policisë gjatë protestave, duke ngritur pyetjen se si mund të shmangen lëndimet kur dhuna dikton natyrën e një proteste.
Megjithatë, në mesazhin e kryeministrit nuk ka një qëndrim të drejtpërdrejtë për përdorimin e plumbave të gomës që çoi në plagosjen e të riut, as për pretendimet mbi dhunën e ushtruar nga efektivët ndaj protestuesve në rrugë.
Në vend që të ndalet te rreziqet e përdorimit të armëve me plumba gome dhe përgjegjësia për plagosjen e protestuesit, Rama e ka zhvendosur fokusin te opozita dhe mbështetja që ajo u ka dhënë protestave, si edhe te komentet e analistëve për revoltën e të rinjve.
Postimi i Plotë:
Pjesëmarrja në protestat e dhunshme është sigurisht e rrezikshme edhe për vetë dhunuesit dhe ata që rrinë rrotull tyre, aq më tepër kur dihet tanimë edhe botërisht që në këto protesta është edhe dora e një matufi maniak me një biografi të pasur me zjarrvënie e me gjakderdhje. Më vjen shumë keq kur kushdoqoftë lëndohet fizikisht, qoftë edhe një protestues i dhunshëm, por si mund të shmanget çdo lëndim i mundshëm nëse dhuna e dikton natyrën e një proteste?!
Kjo është një pyetje retorike dhe lëndimi i djalit nga Elbasani duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë, po mbi të gjitha për nxitësit e dhunës që propagandojnë nga ekranet e korruptuara televizive dhe nga pasqyrat e tyre sociale apo më zi akoma që paguajnë për mish për top lloj-lloj individësh, nga kriminelë, te djem të paditur e deri te fëmijë të mitur. Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën:
Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit! Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së mallkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën, duke ia mbyllur sytë sa herë ky vend sheh dritë! Po këtë herë jeni të humbur, sepse drita e Shqipërisë është sot ku e ku më e madhe se sa errësira dhe ju jeni gjithnjë e më pak, prandaj edhe po dhunoni, digjni e shkatërroni me urrejtjen e pangushëllueshme të asaj dore, por duke ua kujtuar më mirë se kurrë shqiptarëve se kush jeni. Dhe shqiptarët s’do t’ua falin. Prisni dhe shikoni
edi rama
Politike
25 October 2026, 12:47
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka përmendur disa nga rastet e të plagosurve gjatë protestave studentore, ndër to edh...
Politike
25 October 2026, 12:32
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se revolta 12-ditore e studentëve dhe gjimnazistëve të vendit kulmoi ditë...
Politike
25 October 2026, 11:43
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në Kodin Penal, duke deklaruar se masat e reja do të parashikojnë ndëshk...
Politike
25 October 2026, 11:39
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një regjistri të posaçëm elektronik për personat e referuar ose ...
Politike
25 October 2026, 11:33
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se paketa e re ligjore kundër dhunës parashikon dëmshpërblimin...
Politike
25 October 2026, 11:30
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kërkesave të protestuesve për dorëheqjen e tij, duke deklaruar se qytetarë...
Politike
25 October 2026, 11:28
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masa të reja ligjore kundër nxitjes së dhunës në rrjetet sociale, kërc&e...
Politike
25 October 2026, 11:23
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa disiplinore ndaj mësuesve që përdorin autoritetin e tyre për të nxitur n...
Politike
25 October 2026, 11:17
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën e re ligjore kundër protestave studentore, e cila parashikon ndryshime në ligjin pë...
Politike
25 October 2026, 11:11
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Partinë Demokratike dhe ANTIFA-në si organizatorë të protestës studentore që kë...