17 November 2026, 18:39
Nga E. D
Sali Berisha
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet, duke deklaruar se droga dhe krimi janë shndërruar në fuqinë kryesore të së keqes në vend. Gjatë Foltores së PD-së në Berat, Berisha tha se ndikimi i narkoeurove ka sjellë zhvlerësimin e euros, rritjen e çmimeve dhe goditjen e prodhimit vendas.
Lideri i opozitës theksoi se gjatë viteve të fundit eksportet shqiptare kanë rënë me 28 për qind, prodhimi industrial me 15.3 për qind, ndërsa ai bujqësor ka pësuar një rënie edhe më të madhe. Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për situatën demografike, duke deklaruar se lindshmëria në Shqipëri është kthyer në nivelet e 100 viteve më parë dhe se një pjesë e madhe e shqiptarëve janë larguar nga vendi.
"Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju demokratet e demokratët, qytetaret dhe qytetarët e Beratit në këtë sallë, në qytet, në qark dhe kudo që jeni sonte. Shpreh nderimin tim më të madh, mirënjohjen më të pakufishme për qytetarët, banorët e këtij qyteti, të këtij qarku, trashëgiminë e tyre të jashtëzakonshme në shekuj, në mijëravjeçarë, trashëgimi që bën krenar çdo shqiptar, por trashëgimi që bën krenar çdo njeri të civilizuar në të katër anët e globit. Të dashur drejtues të degëve të PD të qarkut, të dashur deputetë, zoti kryetar i partisë, drejtues të PD, vij sot tek ju në këtë bashkëbisedim në një situatë e cila pa diskutim është kritike, por në një situatë e cila është shpresëplotë, e cila është shpresëdhënëse. Sot Shqipëria ka në pushtet si asnjë vend tjetër në Evropë dhe më të paktit në botë, një narkodiktaturë autoritare.
Për ne që kemi njohur diktaturën komuniste, ajo është diktaturë që nuk toleronte asnjë formë pluralizmi, ndaj dhe quhet totalitare. Por kjo e sotmja është autoritare, ku afërsisht njëlloj si në të parën, diktatori ka të gjitha pushtetet në një dorë. Enver Hoxha kishte në duart e tij satrin e ideologjisë terroriste marksiste leniniste, Edi Rama ka sot satrin e drogës dhe krimit, të cilat janë një fuqi e të keqes. E një të keqe, që në disa aspekte, kombi kurrë nuk e ka njohur. Gjashtë ditë më parë bisedoja me një profesor të shquar, një nga studiuesit më të shquar në politikën evropiane, dhe i paraqita gjendjen në vend. E informova se si pasojë e narkoshtetit të këtij regjimi, për shkak të zhvlerësimit të euros më të madh në botë, eksportet kanë pësuar rënien më dramatike, 28 përqind në 3-4 vite. Prodhimi industrial ka pësuar rënie 15.3 përqind. Prodhimi bujqësor edhe më shumë. Por ai shtangu kur i thashë se sot lindshmëria si komb në Shqipëri është e njëjtë me atë që ishte 100 vite më parë. E mbylli bisedën me mua duke më thënë, zoti Berisha, ky është një rrezik ekzistence. Dhe në fakt nuk kemi qenë në memorien e historisë së shumë shekujve në një rrezik të tillë ekzistence siç jemi sot. Statistikat tregojnë, disa thonë 47, të tjera thonë 54 përqind e shqiptarëve nuk janë më në Shqipëri. Pra, u ndala vetëm në njërin nga aspektet, ndoshta edhe më tragjikun, më kërcënuesin për ekzistencën tonë, që është aspekti demografik, të këtij regjimi.
Pa ndaluar pastaj se ku u rrokullisëm ne nga një ngjitje dhe largim nga varfëria, u kthyem përsëri më të varfrit e rajonit dhe të Evropës. Droga është fuqi e të keqes miqtë e mi sepse zhvlerësimin me 35 përqind të euros nga vagonat dhe kontejnerë e narkoeurove që futen në Shqipëri, zhvlerësojnë të gjitha remitencat që familjarët dërgojnë në Shqipëri. Kanë zhvlerësuar kursimet në euro me 250 miliardë lekë. Jo vetëm kaq. Ju duhet ta dini se Banka e Shqipërisë nga 250 milionë euro që blinte katër vite më parë, tani blen mbi 1 miliardë dhe hedh në treg me thasë kartëmonedhën. Po, ajo rrit çmimet, rrit inflacionin. Dhe këtu qëndron arsyeja pse çmimet në Maqedoni, në Kosovë, në Mal të Zi janë 60, 70 përqind të çmimeve mesatare të BE për ushqimet dhe gjërat bazë. Po në Shqipëri sa janë? 110 përqind," tha berisha./Dosja.al
Sali Berisha
Politike
17 November 2026, 17:35
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Kryeministri një takim me një përfaqësi të gjerë t&eu...
Politike
17 November 2026, 17:20
E. D
Ferid Hoxha dhe Marta Kos
BRUKSEL- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Komisioneren Evropian...
Politike
17 November 2026, 16:54
G.M
Ndërtesa e Kongresit amerikan, në Uashington.
KOSOVË- Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në ...
Politike
17 November 2026, 16:19
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Këshilltarja bashkiake e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali...
Politike
17 November 2026, 16:11
E. D
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerë...
Politike
17 November 2026, 15:39
E.M
Klestor Veseli
HAGË- Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli nëpërmejt një postimi në Instagram ka reaguar pas vendimit të fundit...
Politike
17 November 2026, 15:25
E. D
TIRANË- Debati për reformën zgjedhore është shoqëruar me tone të ashpra dhe përplasje mes përfaqësuesve...
Politike
17 November 2026, 15:02
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupi Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se Grupi Parlamentar i PD do të jet&eu...
Politike
17 November 2026, 14:16
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, duke paralajmëruar një reformim...
Politike
17 November 2026, 14:09
I.A
Pandeli Majko
TIRANË- Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko ka reaguar pas raportimeve në media lidhur me deklaratat e tij gjatë mbledhjes m...