LIVE UPDATES
Politike

Simbolet komuniste/ PD: Ndaloni nderimin publik të Enver Hoxhës e kriminelëve të regjimit

Në një kërkesë drejtuar kryetares së Bashkisë Tiranë, Zhulali thekson se më 17 nëntor, në qendër të kryeqytetit, janë ekspozuar simbole të regjimit komunist, banera me mbishkrime lavdëruese për Enver Hoxhën dhe portrete të drejtuesve të regjimit.

17 November 2026, 16:19 Nga E. D
Simbolet komuniste/ PD: Ndaloni nderimin publik të Enver Hoxhës e
Partia Demokratike

TIRANË- Këshilltarja bashkiake e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, i ka kërkuar Bashkisë të ndalojë ekspozimin e simboleve komuniste dhe nderimin publik të diktatorit Enver Hoxha dhe figurave përgjegjëse për krimet e regjimit komunist në hapësirat publike të kryeqytetit.

Në një kërkesë drejtuar kryetares së Bashkisë Tiranë, Zhulali thekson se më 17 nëntor, në qendër të kryeqytetit, janë ekspozuar simbole të regjimit komunist, banera me mbishkrime lavdëruese për Enver Hoxhën dhe portrete të drejtuesve të regjimit. Sipas këshilltares demokrate, këto figura mbajnë përgjegjësi për ekzekutime, burgosje, internime dhe dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë.

Ajo përmend bilancin e viktimave të diktaturës komuniste, duke përmendur 6.027 të ekzekutuar, 34.135 të burgosur politikë, mbi 59 mijë të internuar, 7.022 të vdekur në internim, 984 të vdekur në burgje dhe rreth 6 mijë persona të zhdukur, eshtrat e të cilëve ende nuk janë gjetur.

Në propozimin e saj kërkohet gjithashtu vendosja e gjobave për shkelësit, angazhimi i Policisë Bashkiake për heqjen e menjëhershme të materialeve dhe ndalimi i dhënies së lejeve për veprimtari të kësaj natyre në hapësirat publike të administruara nga Bashkia Tiranë.

Kërkesa i Ilda Zhulalit: 

Kërkesë për ndalimin e simboleve komuniste dhe të nderimit publik të diktatorit dhe të kriminelëve të regjimit në hapësirat publike nën administrimin e Bashkisë Tiranë Zonja Kryetare Sot, më 17 nëntor 2026, në qendër të kryeqytetit u ekspozuan simbole të regjimit komunist, banera me mbishkrime lavdëruese për diktatorin Enver Hoxha dhe portrete të figurave drejtuese të regjimit. Këto figura mbajnë përgjegjësi për ekzekutime, burgosje, internime dhe dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë.

Regjimi komunist la pas mijëra viktima, nga të cilët 6.027 të ekzekutuar, 34.135 të burgosur politikë, mbi 59 mijë të internuar, 7.022 të vdekur në internim, 984 të vdekur në burgje dhe rreth 6 mijë të zhdukur, eshtrat e të cilëve ende nuk janë gjetur. Lartësimi publik i diktatorit dhe i bashkëpunëtorëve të tij fyen rëndë kujtimin e këtyre viktimave dhe dinjitetin e familjeve të tyre. Ai bie ndesh edhe me Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë "Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri" (tetor 2006), e cila e dënon Enver Hoxhën si ideatorin, frymëzuesin, drejtuesin dhe ekzekutuesin e sistemit më të egër diktatorial komunist në Europën Lindore, si dhe me Rezolutën 1481 (2006) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Fenomeni përsëritet çdo vit pa asnjë reagim institucional.

Lavdërimi publik i diktatorit përçudnon historinë tonë kombëtare, duke paraqitur si heronj autorët e krimeve dhe duke u përcjellë brezave të rinj një të vërtetë të shtrembëruar për periudhën më të errët të Shqipërisë. Ndaj, në mbështetje të Ligjit "Për vetëqeverisjen vendore" dhe të Rregullores së Këshillit Bashkiak Tiranë, kërkoj:

1. Të përfshihet kjo çështje në rendin e ditës së Këshillit Bashkiak për shqyrtim dhe vendimmarrje.
2. Të miratohet një vendim që ndalon në hapësirat publike nën administrimin e Bashkisë Tiranë: a) ekspozimin e simboleve të regjimit komunist; b) ekspozimin e fotografive, banerave dhe materialeve që lartësojnë diktatorin Enver Hoxha; c) nderimin publik të personave përgjegjës për ekzekutime, persekutim dhe dhunë në emër të regjimit komunist.
3. Të përcaktohen gjoba për personat fizikë dhe juridikë që shkelin këtë ndalim. Policia Bashkiake të ngarkohet me heqjen e menjëhershme të materialeve.
4. Të ndalohet dhënia e lejeve për përdorimin e hapësirave publike për veprimtari me këtë përmbajtje. Ilda Zhulali Këshilltare Bashkiake, Partia Demokratike e Shqipërisë./Dosja.al

Simbolet komuniste partia demokratike

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...