17 November 2026, 17:20
Nga E. D
Ferid Hoxha dhe Marta Kos
BRUKSEL- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në fokus të të cilit ishte ecuria e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe hapat e mëtejshëm drejt përmbylljes së negociatave.
Gjatë takimit, palët bënë një bilanc të progresit të Shqipërisë pas publikimit të Raportit të Progresit 2026, shqyrtuan udhërrëfyesin e negociatave dhe diskutuan mbi perspektivën e procesit, si dhe ecurinë e zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Ministri Hoxha theksoi se Shqipëria ka krijuar një momentum të fortë dhe real në rrugëtimin e saj evropian, i cili tashmë duhet të përkthehet në rezultate konkrete dhe të matshme.
“Tani është koha që këtë momentum ta përkthejmë në rezultate të matshme, të vijojmë me mbylljen e kapitujve dhe t’i shndërrojmë angazhimet në reforma, e reformat në anëtarësim”, u shpreh Ministri.
Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së për përshpejtimin e reformave, përmbushjen e angazhimeve dhe ruajtjen e ritmit të negociatave në fazën vendimtare të procesit të anëtarësimit.
Në përfundim, Ministri Hoxha falënderoi Komisioneren Kos për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe angazhimin e saj për një proces zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, duke theksuar se zgjerimi përbën një investim strategjik në të ardhmen e përbashkët evropiane./Dosja.al
ferit hoxha marta kos
Politike
17 November 2026, 16:54
G.M
Ndërtesa e Kongresit amerikan, në Uashington.
KOSOVË- Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në ...
Politike
17 November 2026, 16:19
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Këshilltarja bashkiake e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali...
Politike
17 November 2026, 16:11
E. D
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerë...
Politike
17 November 2026, 15:39
E.M
Klestor Veseli
HAGË- Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli nëpërmejt një postimi në Instagram ka reaguar pas vendimit të fundit...
Politike
17 November 2026, 15:25
E. D
TIRANË- Debati për reformën zgjedhore është shoqëruar me tone të ashpra dhe përplasje mes përfaqësuesve...
Politike
17 November 2026, 15:02
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupi Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se Grupi Parlamentar i PD do të jet&eu...
Politike
17 November 2026, 14:16
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, duke paralajmëruar një reformim...
Politike
17 November 2026, 14:09
I.A
Pandeli Majko
TIRANË- Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko ka reaguar pas raportimeve në media lidhur me deklaratat e tij gjatë mbledhjes m...
Politike
17 November 2026, 14:08
E.d
Delina Ibrahimaj
TIRANA- Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se modeli i ri i Prokurimeve të Përqendruara synon të ...
Politike
17 November 2026, 14:01
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, duke e cilësuar atë si një hap...