Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Protestat në Tiranë/ Rama gjen fajtorin të Rusia dhe Irani: Shqipëria, pjesë e një sulmi të mirë-koordinuar(VIDEO)
Sipas tij, krahas pakënaqësive të qytetarëve, në protestat dhe debatet publike po veprojnë edhe struktura të ndikimit të jashtëm.
19 October 2026, 08:41Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për protestat në Tiranë, tha se ka ndërhyrje të huaja, duke përmendur Rusinë dhe Iranin si pjesë të asaj që e cilësoi një sulm të mirëkoordinuar ndaj vendit. Sipas tij, krahas pakënaqësive të qytetarëve, në protestat dhe debatet publike po veprojnë edhe struktura të ndikimit të jashtëm. Rama ngriti shqetësime edhe për atë që e cilësoi si aktivitet të koordinuar në internet, duke përmendur mijëra profile që janë aktivizuar nga Irani për të ndikuar në debatet që lidhen me Shqipërinë.
“Syrin që mund ta kishte humbur nga verbëria e këtij, ndaj familjet tuaja meritojnë solidaritet, meritojnë respekt dhe fatmirësisht ministri e ka thënë më parë, nuk është diçka që po e themi sot si rezultat i kësaj që po ndodh sepse jemi ulur përpara disa javësh, tani që po përgatisim buxhetin e ri dhe ua ka thënë dhe e ka thënë edhe publikisht, që ne do ta rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj sepse hiri i të vërtetës e do të thuhet se në krye të herës, kur policinë e gjetëm të tradhëtuar dhe të braktisur, me disa këtu që shtynin makinat se ju mbaronte karburanti në rrugë, bëmë një rrritje të konsiderueshme atëherë për t’i thënë policisë që ju jeni themeli i shtetit, por në vite,e vërteta është që nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj dhe për këtë arsye po bisedonim përpara disa javësh, kështu që me buxhetin e ri nga 1 janari,paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme, por nga ana tjetër, për të gjithë rezistencën, për të gjithë sakrificën, për të gjithë kurajën dhe mbi të gjitha për dinjitetin me të cilin ju po i dilni përballë jo vetëm këtyre, por edhe atyre që nëpër ekrane ‘’masakrojnë’’ Policinë e Shtetit, nëpër ekrane fajësojnë Policinë e Shtetit, nëpër ekrane kërkojnë që Policia e Shtetit të dorëzohet, ne do t’ju vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front, sepse keni jo vetëm stresin, por keni edhe nevojë për të shpenzuar në këtë moment dhe gjëra ekstra, citoi Rama./Dosja.al