5 November 2026, 13:41
Nga E.M

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij pohoi se në bazë të raportit demokracia, parlamenti dhe zgjedhjet janë vënë në pikëpyetje dhe nuk zbatohen pasi shteti i së drejtës shkelmohet nga Padrinoja, duke iu referuar kështu Kryeministrit Edi Rama. Si skandale korruptive të qeverisë së Ramës, Berisha përmendi Portin e Durrësit dhe bashkëpunimin e tij me Olta Xhaçka duke theksuar se rruga e Shqipërisë drejt BE-së bllokohet po nga këto kontrolle.
Berisha tha se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ndodh vetëm në diktatura autokratike duke krahahsuar në këtë mënyrë të Drejtën Kushtetuese të Austrisë. Ai e cilësoi Deputeten e Partisë Socialiste si ndrikullën e mafies të Ramës ku shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çmimin e damkosjes së tyre.
"Demokracia, parlamenti dhe zgjedhjet janë vënë në pikëpyetje, thotë raporti. Ky është funksionimi i tyre. Ndër të tjera për shkak të një mjedisi thellësisht të polarizuar, kontrollit të kufizuar parlamentar mbi ekzekutivin dhe nevojës urgjente për reformën zgjedhore. E konstatojnë se ai nuk do reformën. Dështimit të vazhdueshëm të parlamentit, dëgjojeni pak. Komisioni Evropian, për shkak të dështimit të vazhdueshëm të parlamentit për të zbatuar jo një, por disa vendime të Gjykatës Kushtetuese, nuk zbatohen, shteti i të drejtës shkelmohet nga Padrinoja. Pra, raporti ka një person në epiqendër, ka një bajloz, ka Padrinon Edi Rama. Kontrollit të kufizuar parlamentar mbi ekzekutivin. Ju jeni dëshmitarë, Edi Rama nuk pranon kurrë kontroll mbi veten e tij. Njeriu i zhytur në skandalet korruptive multi miliarda siç është Porti i Durrësit, mbi 4 miliardë euro, siç janë fluturimet e tij në dy vite 140 fluturime me avion me 21 milionë, sa asnjë shtetar tjetër në botë. As sheikët apo sulltanët. Tjetër, dështimi i vazhdueshëm i parlamentit për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. O të dashur qytetarë, rrugën drejt BE ua bllokojnë Oltat e Ramës. E kuptoni apo jo? Vjedh ajo me Olsi Ramën në call-centerat, vjedh ajo me këshilltarët e saj, vjedh ajo me të shoqin 10 mijë metër katrorë tokë publike dhe e shpall si private dhe Edi Rama nuk e lëshon se është bashkëaksioner me Oltën. Ja ku e keni Oltën këtu. Nuk ka ndodhur ndonjëherë. Vetëm në diktatura autokratike nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në të drejtën kushtetuese, ata që i përmbahen Kushtetutës, ndodh që përmbaruesi i këtyre vendimeve është vetë Presidenti i Republikës dhe kjo është Kushtetuta e Austrisë. Kushtetuta e Austrisë njeh përmbarues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese vetë Presidentin. Kurse këtu Padrinoja, kur vjen puna për Oltën, po pse për Oltën? Se Olta është ndrikulla e mafies Rama. Ka qenë në Miçigan dhe ku ka qenë dhe vjen këtu e vazhdon atë aktivitet dhe shqiptarët paguajnë çmimin e damkosjes së tyre," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha
Politike
5 November 2026, 13:39
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat deklaroi se raporti i Progresit në BE ishte thj...
Politike
5 November 2026, 13:00
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke komentuar protestat, tha se studentët janë kërcënuar, për faktin se nj&eu...
Politike
5 November 2026, 12:49
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me të njëjtën retorikë për protestat, duke thënë se duart e regjimi...
Politike
5 November 2026, 12:47
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar studentët, duke i paralajmëruar me pasoja ligjore dhe penale të gjit...
Politike
5 November 2026, 12:46
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke komentuar situatën politike në vend, hodhi poshtë çdo krahasim mes zhvillimeve në ven...
Politike
5 November 2026, 12:40
I.A
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, Edi Rama
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiran&eum...
Politike
5 November 2026, 12:38
E. D
Sofia Moreira de Sousa
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, tha se sa i përket drejtësis...
Politike
5 November 2026, 12:33
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shmangur komentet lidhur me akuzat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke i cilësuar at...
Politike
5 November 2026, 12:32
I.A
Sofia Moreira de Sousa dhe Edi Rama
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka theksuar se përmbushj...
Politike
5 November 2026, 12:29
I.A
Sofia Moreira de Sousa dhe Edi Rama
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka komentuar protestat masive t...