LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Të dhënat e një sondazhi të ri rajonal tregojnë se perceptimi i korrupsionit në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, pavarësisht hetimeve të Prokurorisë së Posaçme ndaj zyrtarëve të lartë, ndërsa ekspertët sugjerojnë se pakënaqësia që ka nxjerrë mijëra qytetarë në shesh kundër status quo-së ka rrënjë të thella, që lidhen me marrëdhënien e përditshme të shqiptarëve me shtetin.

25 November 2026, 09:25 Nga E. D

BIRN: Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër

TIRANË- Në rrugët e Tiranës, zemërimi ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama është shprehur prej muajsh përmes protestave, gjatë javëve fundit gjithnjë e më të dhunshme, kundër projekteve të zhvillimit të turizmit në zona të mbrojtura mjedisore, kostos së jetesës, problemeve me cilësinë e arsimit të lartë, korrupsionit të gjithëpërhapur dhe kapjes së institucioneve publike nga interesa të ngushta oligarkike.

Të dhënat e një sondazhi të ri rajonal tregojnë se perceptimi i korrupsionit në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, pavarësisht hetimeve të Prokurorisë së Posaçme ndaj zyrtarëve të lartë, ndërsa ekspertët sugjerojnë se pakënaqësia që ka nxjerrë mijëra qytetarë në shesh kundër status quo-së ka rrënjë të thella, që lidhen me marrëdhënien e përditshme të shqiptarëve me shtetin.

Sipas sondazhit të opinionit publik “SecuriMeter 2026”, publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, RCC, 92.1 për qind e të anketuarve në Shqipëri e konsiderojnë korrupsionin mjaft ose shumë të përhapur, krahasuar me 86.6 për qind një vit më parë, duke regjistruar normën më të lartë në Ballkanin Perëndimor.

Për ekonomistin Zef Preçi, rritja e perceptimit të korrupsionit në një kohë kur SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj zyrtarëve të lartë pasqyron njëkohësisht rezultatet e hetimeve të organit të akuzës dhe dobësinë e mekanizmave institucionalë për parandalimin e abuzimeve.

“Hetimet e SPAK-ut kanë dokumentuar skema që më parë vetëm dyshoheshin, por qytetarët shohin edhe një sistem që nuk po i ndalon ato,” tha Preçi.

Edhe juristi dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Gent Serjani, i vlerëson hetimet e SPAK-ut ndaj zyrtarëve të lartë, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar në rritjen e besimit te drejtësia, por paralajmëron se korrupsioni nuk mund të luftohet vetëm përmes ndjekjes penale.

“Një institucion i vetëm e ka të pamundur të luftojë dhe të çrrënjosë një sjellje që politika e ka nxitur dhe kultivuar për 36 vite me radhë,” tha ai për BIRN.

Sipas tij, rastet e hetuara dhe të ndëshkuara nga drejtësia e re kanë ndikuar gradualisht në forcimin e besimit se zyrtarët e korruptuar nuk janë të paprekshëm dhe se askush nuk është mbi ligjin, por kjo nuk mjafton për të ndryshuar praktikat e rrënjosura në administratën publike.

Përballja me korrupsionin

SecuriMeter është një sondazh rajonal i opinionit publik, i publikuar për herë të parë në vitin 2021, që mat perceptimet dhe përvojat e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor mbi sigurinë, korrupsionin, funksionimin e institucioneve dhe sfidat ekonomike e shoqërore.

Të dhënat e sondazhit për vitin 2026 tregojnë se qytetarët e rajonit kanë një perceptim në rritje të sigurisë, ndërkohë që korrupsioni, kostoja e jetesës dhe migracioni përbëjnë shqetësime serioze.

“Siguria nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e njerëzve nga kërcënimet tradicionale,” tha Pavle Janković, kreu i departamentit politik në RCC, gjatë prezantimit të gjetjeve të sondazhit më 18 nëntor.

“Ajo lidhet gjithashtu me mundësinë e tyre për të përballuar një jetë me dinjitet, për t’u besuar institucioneve që kanë për detyrë t’i mbrojnë dhe për të parë një të ardhme për veten dhe familjet e tyre në këtë rajon,” shtoi ai.

Protestat në Shqipëri nisën në fund të majit, fillimisht si reagim ndaj një projekti për resort turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, investitorë nga Katari dhe grupi Kastrati.

Ato u shndërruan gradualisht në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit dhe mungesës së llogaridhënies dhe kulmuan në tetor, me protesta studentore kundër kostos së jetesës dhe kushteve të arsimit të lartë, të cilat u shënuan nga incidente të theksuara dhune në përballjet mes forcave të rendit dhe protestuesve.

Të dhënat e SecuriMeter nuk provojnë një lidhje të drejtpërdrejtë shkakësore mes korrupsionit dhe protestave, por ofrojnë një panoramë të pakënaqësisë shoqërore në të cilën ato janë zhvilluar.

Në Shqipëri, 61 për qind e të anketuarve deklarojnë se ata ose një familjar i tyre kanë bërë një pagesë shtesë, kanë dhënë një dhuratë me vlerë ose kanë bërë një donacion në sistemin shëndetësor gjatë tre viteve të fundit, më shumë se dyfishi i mesatares rajonale prej 27.4 për qind.

Përqindje të larta raportohen edhe në kontaktet me policinë, me 24.6 për qind, dhe gjykatat, me 24 për qind.

Sondazhi nuk i klasifikon automatikisht të gjitha këto pagesa apo dhurata si ryshfet, por shifrat tregojnë përhapjen e praktikave që krijojnë kosto shtesë dhe ngrenë pikëpyetje mbi aksesin e barabartë të qytetarëve në shërbimet publike.

Për Preçin, të dhënat dëshmojnë se korrupsioni i vogël është normalizuar dhe është bërë pjesë e marrëdhënies së përditshme të qytetarëve me institucionet.

“Shifra prej 61% në shëndetësi, kundrejt 27,4% në rajon, do të thotë se në Shqipëri pagesa joformale është pothuajse rregull dhe jo përjashtim”, tha ai, ndërsa theksoi se “kjo shifër është më shumë se dyfishi i mesatares rajonale.”

Sipas ekonomistit, fenomeni lidhet me financimin e pamjaftueshëm të shërbimeve publike, pagat e ulëta, largimin e personelit, procedurat e paqarta dhe mungesën e llogaridhënies. Ai shtoi se këto të dhëna kanë peshë të veçantë, pasi pasqyrojnë jo vetëm perceptimin, por edhe përvojën e drejtpërdrejtë të qytetarëve ose të familjarëve të tyre lidhur me nivelin, shtrirjen dhe natyrën e korrupsionit.

“Fakti që një në katër qytetarë raporton një përvojë të tillë me institucionet që duhet ta parandalojnë dhe ta ndëshkojnë korrupsionin dëmton besimin te drejtësia dhe ushqen rrethin vicioz të mosndëshkimit”, shtoi Preçi.

Serjani e interpreton përhapjen e pagesave informale në shëndetësi dhe në institucionet e sigurisë si pasojë të varësisë së qytetarëve nga shërbimet që kontrollon shteti.

“Këta janë sektorë që lidhen drejtpërdrejt me jetën dhe lirinë e qytetarëve. Për këtë arsye, shpesh qytetarët ndihen të detyruar të japin ryshfet për të ‘shpëtuar’ jetën e të afërmve të tyre apo për të garantuar sigurinë e tyre”, tha ai.

Juristi kundërshton interpretimin e korrupsionit si një fenomen që buron kryesisht nga kultura e shqiptarëve.

“Dhënia e ryshfetit nuk është çështje e një kulture të qytetarëve shqiptarë, [], por një sjellje e imponuar nga rrethanat, ku qytetari, për të marrë një shërbim shëndetësor apo për të garantuar sigurinë, detyrohet të paguajë”, tha Serjani.

“Në thelb, kjo situatë është pasojë e politikave të ndjekura dhe e mënyrës se si politika e ka trajtuar dhe vazhdon ta shohë qytetarin”, shtoi ai.

Përhapja e këtyre praktikave në shërbimet publike krijon një lidhje mes korrupsionit dhe kostos së jetesës, dy prej shqetësimeve që kanë dominuar protestat kundër qeverisë.

Pagesat informale rëndojnë mbi buxhetet familjare dhe mund ta bëjnë aksesin në shërbime të varur nga mundësitë ekonomike të qytetarëve, duke shtuar pabarazinë në një vend ku shqetësimi për inflacionin dhe emigracionin mbetet i lartë.

Sipas SecuriMeter, rreth 97 për qind e shqiptarëve shprehen të shqetësuar për koston e jetesës dhe inflacionin, ndërsa rreth 95 për qind për emigracionin dhe largimin e popullsisë.

Hetimet e SPAK-ut dhe përgjegjësia politike

Hetimet e SPAK-ut ndaj ish-ministrave, zyrtarëve të lartë dhe drejtuesve vendorë kanë vënë në qendër të debatit publik mënyrën se si përdoren fondet publike dhe lidhjet e dyshuara mes politikës dhe interesave private.

Megjithatë, ndërsa prokurorët kanë goditur skema të dyshuara korrupsioni në nivelet e larta të administratës, të dhënat e SecuriMeter sugjerojnë se perceptimi i qytetarëve për përhapjen e fenomenit nuk është përmirësuar.

Preçi vlerëson se një nga arsyet është zvarritja e disa çështjeve nga SPAK-u, si ato të inceneratorëve dhe koncesioneve të shëndetësisë, si dhe dobësia e institucioneve të tjera që duhet të kontrollojnë administratën dhe të parandalojnë korrupsionin përpara se ai të kthehet në çështje penale.

Sipas tij, agjencitë ligjzbatuese dhe institucionet e kontrollit mbeten nën trysni politike dhe nuk e përmbushin siç duhet funksionin e tyre parandalues. Ekonomisti përmend rënien e referimeve nga institucionet e kontrollit dhe auditimit, ndërsa shpreh shqetësim për zvarritjen e proceseve që lidhen me inceneratorët dhe koncesionet e shëndetësisë.

Ai kritikon gjithashtu qëndrimin e mazhorancës ndaj hetimeve të zyrtarëve të lartë, duke vlerësuar se mbrojtja politike e personave nën hetim dhe nismat për zbutjen e përgjegjësisë ligjore të funksionarëve publikë mund të dobësojnë efektin parandalues të drejtësisë.

“Këto sinjale duket se e kanë ‘trimëruar’ administratën të vijojë praktikat korruptive”, tha Preçi.

Rritja e perceptimit të korrupsionit në sondazh nuk përkthehet domosdoshmërisht në një rritje faktike të veprave korruptive, por gjithsesi ngre pikëpyetje mbi aftësinë e institucioneve për të parandaluar abuzimet, përtej ndëshkimit të rasteve individuale.

Serjani argumenton se korrupsioni është kultivuar përgjatë dekadave në Shqipëri dhe se lufta kundër tij kërkon ndryshimin e sjelljes së institucioneve dhe të vetë shoqërisë. Ai thekson nevojën për denoncimin e rasteve kur qytetarëve u kërkohet ryshfet për të marrë shërbimet që u takojnë me ligj.

“Korrupsioni, i cili është përhapur në çdo qelizë të shoqërisë dhe në institucionet shtetërore, nuk mund të luftohet nga një institucion i vetëm”, tha ai./BIRN

korrupsioni shqiperi edi rama

Sondazh

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

Policia e qëlloi me plumb gome në sy gjatë protestave, Erion Vishkulli paraqitet për të dëshmuar...

Spiropali: Rama ose të bëhet burrë e të mbajë përgjegjësi ose të ikë

Spiropali: Po kam folur, në interes të Shqipërisë dhe qeverisë si Ministre e Jashtme

Spiropali: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh, jam e gatshme të marrë pjesë

Hetimi nga SPAK, Spiropali: Kallëzim anonim dhe luftë politike, nuk më bëjnë dot shantazh

Spiropali: Nuk janë mollët dhe dardhat problemi, por baçja e kontaminuar

Çështja Balluku, Spiropali: Isha një nga dy deputetët që nuk votova me grupin e PS, mora kritika

Spiropali: 40 vetë as e kanë ngritur dorën në mbledhjen e grupit parlamentar

A do të krijoni parti të re? Spiropali: Jam socialiste e bindur, do bëj betejën time

Spiropali pas shkarkimit nga grupi i PS-së: Vendime nul, nuk pati votim

Elisa Spiropali: Pushteti është ekstremisht i përqëndruar te një dorë

Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS-së: Po e marr si dekoratë, ata që duhet të ikin...

Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshime se flakët nisën nga një kosh mbeturinash

Hynin në banesa dhe kryenin grabitjet për 10 minuta, arrestohen tre shqiptarë në Spanjë...

"Bandat do të përfundojnë para ligjit"/ Berisha: Nuk ka zgjedhje në kushtet e partisë shtet

"Fjalën e fundit e ka sovrani"/ Berisha i drejtohet Ramës: 28 Nëntori po vjen!

Bylykbashi largohet nga drejtimi politik i PD-së në Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha

Pas plagosjes me thikë, alarm në Fier! Një tjetër person kapet në kamera me thikë në dorë

178 ditë tubim/ Protestuesit grumbullohen para godinës së Kryeministrisë

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë...

Spiropali u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS, Balla: Më vjen keq që duhet të shkonim...

Rama: Qytetari do njoftohet në E-Albania! Së shpejti policët dhe inspektorët e terrenit

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi