20 October 2026, 21:44
Nga G.M
UPT
TIRANË- Sindikata e Universiteteve ka vendosur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike të Shqipërisë, duke nisur nga 21 tetori 2026, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit protestues. Vendimi vjen në mbështetje të kërkesave për arsim cilësor, llogaridhënie dhe ndalimin e dhunës ndaj protestuesve paqësorë.
Sipas një njoftimi të bërë publik, pedagogët kërkojnë hetim të pavarur dhe transparent për përdorimin e forcës ndaj protestuesve, si dhe përgjegjësi për personat e përfshirë. Gjatë bojkotit, ata do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 para Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, për të mbështetur studentët, ndërsa orët e mësimit do të kompensohen në vijim.
NJOFTIMI:
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve, në mbledhjen e zhvilluar sot me datë 20 tetor 2026, në sheshin e protestës së studentëve dhe nxënësve shqiptarë, vendosi njëzëri shpalljen e bojkotit të mësimdhënies në të gjitha universitetet publike të Republikës së Shqipërisë, në solidaritet me studentët dhe nxënësit, si dhe në mbrojtje të së drejtës së tyre për protestë paqësore. Bojkoti fillon nesër, datë 21.10.2026 dhe vijon deri në një njoftin të dytë.
Arsyet e bojkotit:
- Studentët protestojnë prej muajsh për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, siguri jete e prone, për të drejtën e llogaridhënies etj.
- Përgjigjja që kanë marrë nuk ka qenë dialogu, por heshtja dhe, që nga 13 tetori dhe në vijim, edhe dhuna ekstreme.
- Pedagogët nuk mund të vazhdojnë mësimin si zakonisht, ndërkohë që studentët e tyre goditen në rrugë.
- Pedagogët ndajnë të njejtat oipinione me studentet në lidhje me zhvillimet politike, ekonomike, korrupsionin galopant, mungesën e meritokracisë etj.
Kërkesat e Sindikatës Sindikata e Universitetetve kërkon:
- Ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve paqësorë;
- Hetimin e pavarur dhe transparent në lidhje me përdorimin e forcës që nga data 13 tetor e në vijim, si dhe vënien para përgjegjësisë së atyre që e kanë urdhëruar dhe ushtruar këtë dhunë të pashembullt;
- Trajtimin e ligjshëm dhe dinjitoz të çdo studenti të shoqëruar;
- Plotësimin e kërkesave të studentëve dhe nxënësve. U bëjmë thirrje rektorëve dhe drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë që ta respektojnë këtë vendim dhe të mos ndërmarrin asnjë masë disiplinore ndaj pedagogëve dhe studentëve pjesëmarrës.
Bojkoti nuk është braktisje e auditorit. Është mënyra jonë për të treguar se auditori, pa të drejta dhe pa dinjitet, humbet kuptimin e vet. Do të kthehemi në auditor, sapo studentët tanë të marrin përgjigjen që meritojnë. Së fundmi, rikujtojmë kolegët se nuk bëhet fjalë thjesht për bojkot auditorësh, por për pjesëmarrje aktive në protestë. Çdo ditë në ora 10.00 do të mblidhemi para Korpusit Qëndror të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe do të vijomë mbështetjen e studentëve. Gjithashtu, pedagogët të rrinë afër në komunikim me studentët, për materiale didaktike, apo çdo ndihmë tjetër për të cilën kanë nevojë, si dhe t’i njoftojnë se orët e mësimit do të kompensohen në vijim. Ne duhet të jemi zëri dhe mbështetja e tyre kryesore në këto të ditë të vështira. Për këtë vendim do të njoftohen dhe të gjitha Autoritetet Drejtuese të IAL-ve publike./Dosja.al
bojkoti
Aktualitet
20 October 2026, 21:30
E.d
Foto ilustruese
TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, ku një person është q&eu...
Aktualitet
20 October 2026, 21:29
E.d
Pamje
TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit t&eu...
Aktualitet
20 October 2026, 21:21
G.M
pamje
TIRANË- Tensione të reja janë regjistruar pranë Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku prote...
Aktualitet
20 October 2026, 21:15
E.d
Pamje
TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit. Një automjet n...
Aktualitet
20 October 2026, 21:13
G.M
TIRANA- Efektivët e policisë kanë shoqëruar një të ri pas tensioneve të shumta të regjistruara në rrugët e kr...
Aktualitet
20 October 2026, 21:11
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën “Vasil Shantos”, ndërsa dyshohet se si ...
Aktualitet
20 October 2026, 21:01
E.d
Pamje
TIRANA- Një qytetar nga Mallakastra ka mbetur i plagosur gjatë protestës në Tiranë, pasi është goditur me plumb...
Aktualitet
20 October 2026, 20:48
G.M
pamje nga protesta
TIRANË- Protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione të shumta, ndërsa ende po vijo...
Aktualitet
20 October 2026, 20:50
E.d
Pamje
TIRANA- Dy protestues të lënduar kanë mbërritur në ambientet e spitalit të Traumës. Të plagosurit ka...
Aktualitet
20 October 2026, 20:49
E.d
Pamje nga protestat
TIRANA- Gazeta e njohur holandeze "De Volkskrant" i ka kushtuar një artikull protestave në Shqipëri, duke i përs...