Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Sulm me thikë në Francë/ Burri plagos katër persona në Marsejë, policia e qëllon për vdekje (PAMJE)
Autori e nisi sulmin e tij pranë një dyqani në Portin e Vjetër të qytetit, një zonë e njohur për trafikun e drogës. Një dëshmitar okular, një banor i lagjes, u tha gazetarëve se policia mbërriti në zonë shumë shpejt.
2 September 2025, 17:31Nga E. D
pamje nga vendngjarja
FRANCË- Një burrë ka goditur me thikë të paktën katër persona në Marsejë këtë pasdite. Pas sulmit burri u qëllua për vdekje nga oficerët e policisë që shkuan menjëherë në vendngjarje.
Autori e nisi sulmin e tij pranë një dyqani në Portin e Vjetër të qytetit, një zonë e njohur për trafikun e drogës. Një dëshmitar okular, një banor i lagjes, u tha gazetarëve se policia mbërriti në zonë shumë shpejt.
"Ata u përpoqën ta arrestonin atë jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë dhe burri u përpoq të sulmonte një oficer policie me thikë. Oficeri i policisë po bërtiste: ndalo, ndalo", tha ai.
Ndërsa një dëshmitar tjetër tha se pa një burrë që mbante dy thika të mëdha. Sipas policisë, të plagosurit nuk janë në gjendje kritike për jetën. E gjithë zona është rrethuar nga policia dhe shërbimet në dy linja tramvaji janë pezulluar.
NOW - Tunisian (35) shot dead by police after stabbing multiple people while shouting "Allah Akbar" in Marseille, France.https://t.co/ETYdHrxRj9