2 September 2026, 17:53
Nga G.M
Gaza
IZRAEL- Izraeli është i gatshëm të zhvendosë banorët palestinezë nga Rripi i Gazës, nëse Shtetet e Bashkuara japin miratimin për një plan të tillë. Deklarata është bërë nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili tha se qeveria është përgatitur për transportimin e palestinezëve “nga deti dhe ajri”.
Sipas Katz, një zgjidhje për situatën në Gaza nuk mund të arrihet pa largimin e një pjese të popullsisë nga enklava. Ministri izraelit pretendoi gjithashtu se shumica e banorëve të Gazës dëshirojnë të largohen, por se Hamasi i pengon. Ai nuk paraqiti prova për këtë pretendim.
Mediat e huaja raportojnë se, Katz ka thënë më herët se ideja e propozuar më herët nga presidenti amerikan Donald Trump për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza nuk është braktisur, por është vendosur në pritje për shkak të kundërshtimit nga vendet arabe. Sipas tij, plani vazhdon të diskutohet.
Trump kishte propozuar vitin e kaluar zhvendosjen e rreth dy milionë palestinezëve nga Gaza drejt vendeve të tjera, përfshirë Egjiptin dhe Jordaninë. Propozimi u përball me kundërshtime të forta ndërkombëtare. Katz theksoi se Izraelit i nevojitet mbështetja e SHBA-së për zbatimin e një plani të tillë dhe se miratimi amerikan mund të lidhet me ecurinë e negociatave të paqes dhe përmbushjen e detyrimeve nga Hamasi.
Ndërkohë, ideja e zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza ka shkaktuar reagime të ashpra, ndërsa zhvendosja e detyruar e civilëve konsiderohet krim lufte sipas së drejtës ndërkombëtare. Lufta në Gaza ka shkaktuar një krizë të rëndë humanitare dhe zhvendosje masive të popullsisë. Konflikti nisi pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, ndërsa ofensiva izraelite në enklavë ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima palestineze./Dosja.al
rripi i gazës gaza izraeli israel katz
Bota
2 September 2026, 17:45
G.M
Monedha me portretin e Donald Trump
SHBA- Një monedhë përkujtimore dhe koleksionuese prej një dollari, me portretin e Presidentit amer...
Bota
2 September 2026, 17:25
G.M
Benjamin Netanyahu
GAZA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se ushtria izraelite nuk do të tërhiqet nga zonat që aktualis...
Bota
2 September 2026, 17:13
G.M
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi pritet të mbahen më 25 tetor, ndërsa shpallja zyrta...
Bota
2 September 2026, 17:05
G.M
Jan Masaryk
REPUBLIKA ÇEKE- Autoritetet çeke kanë nisur zhvarrosjen e eshtrave të ish-ministrit të Jashtëm të &Cced...
Bota
2 September 2026, 16:07
E. D
Ulle Madise
ESTONI- Parlamenti i Estonisë ka zgjedhur këtë të mërkurë juristen dhe kancelaren e drejtësisë, Ulle Ma...
Bota
2 September 2026, 15:53
G.M
Pamje nga Libani
LIBAN- Një person u vra dhe një tjetër u plagos në një sulm izraelit në qytetin jugor&nb...
Bota
2 September 2026, 15:45
E. D
Zyrtarë të LVV-së dhe LDK-së, së bashku me kandidatin e tyre të përbashkët për president, Bekim Sejdiu, gjatë...
Bota
2 September 2026, 15:05
G.M
Mbështetësit e grupit rebel jemenas, Huthi në Sana. Fotografi ilustruese nga arkivi.
IRAN- Irani mbetet mbështetësi kryesor i huaj...
Bota
2 September 2026, 13:08
G.M
Abdel Fattah al-Sisi dhe Xi Jinping
EGJIPT- Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi priti të hënën homologun e tij kinez&nb...
Bota
2 September 2026, 12:16
G.M
Mohammad Bayer Ghalibaf
IRAN- Kryetari i Parlamentit iranian dhe kryenegociatori Mohammad Bayer Ghalibaf të martën i quajti Shtetet e Bashku...