14 August 2024, 15:05
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Punimet për rrugën Prizren – Tetovë tashmë kanë nisur. Vlera e këtij projekti do të kushtojë 35 milionë euro. Projektin për ndërtimin e kësaj rruge që përfshinë njërën rrugë në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” dhe tjetra në afërsi të Fshatit Struzhë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka tenderuar që në muajin prill të këtij viti në 3 lote. Në LOT-in 1 dhe LOT-in 3, punimet filluan sot.
Vlera totale e projektit është paraparë të jetë 35 milionë euro, me gjatësi prej 20.3 km. Nga vendpunishtja e LOT-it 3, kryeministri Albin Kurti, tha se ky projekt është i rëndësisë së jashtëzakonshme infrastrukturore Prizren – Tetovë, që lidh këto dy qytete, që lidh këto dy shtete, me rëndësi të veçantë si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë.
Ky lot ka gjatësinë prej afër 7 kilometrave dhe është në vlerë prej 8.3 milionë euro. Ndërkaq, pas vizitës së LOT-it të parë, ai u shpreh se synimi ynë është që t’ia japim mbështetjen maksimale këtij aksi rrugor, këtij projekti infrastrukturor, që të kryhet sa më shpejtë për shkak se shumë kohë është humbur që Prizreni e Tetova të mbesin kaq gjatë të ndara.
Ai shtoi se punët po shkojnë mirë dhe jemi shumë të gëzuar që po marrim pjesë në këtë fillim të punimeve për një aks kaq të rëndësishëm e jetik për Prizrenin e për Tetovën, për Kosovën e për Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët në të dy anët e Malit të Sharrit.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu u shpreh se ky projekt përpos që e lidh Autostradën “Ibrahim Rugova” me koridorin Jon-Adriatik dhe me koridorin 8 nga ana tjetër që është Tetova, shërben edhe për turizëm malor nga të dyja anët dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të dy vendeve.
Kryeministri Kurti përshëndeti edhe falënderoi punëtorët dhe punëkryesit për punën që po e bëjnë. Ai gjatë kësaj vizite shoqërohej nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me zëvendësministrat e këtij dikasteri, Hysen Durmishi./ Monitor
prizren tetove projekt
Bota
14 August 2024, 15:00
E. D
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë të mërkurën se mbështet plotësisht...
Bota
14 August 2024, 12:21
fotot ilustruese
BOSNJE- Në periferi të minierës së qymyrit Sikulje të Bosnjës, punëtorët shkuan për të p...
Bota
14 August 2024, 11:59
E. D
Fumio Kishida
JAPONI- Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka thënë se do të japë dorëheqje muajin e ardhshëm, pas pa...
Bota
14 August 2024, 11:53
E. D
Kamala Harris
SHBA- Fushata presidenciale e Kamala Harris ka konfirmuar se ishte paralajmëruar nga FBI se ishte shënjestruar nga një fushat&...
Bota
14 August 2024, 11:22
E. D
pamje nga aksidenyi
TEKSAS-Një aksident i frikshëm ka ndodhur në një autostradë në Teksas, teksa dy mjete u përplasë...
Bota
14 August 2024, 11:12
E. D
foto ilustruese
GREQI- Autoritetet izraelite, në bashkëpunim me policinë greke, çmontuan një rrjet trafiku droge, i cili transpo...
Bota
14 August 2024, 11:05
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se Qeveria e tij do t’i vazhdojë konsultimet d...
Bota
14 August 2024, 10:32
r.ll
babai i femijeve
GAZA- Binjakët e porsalindur u vranë të martën nga një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës derisa ba...
Bota
14 August 2024, 08:34
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Kryekomandanti i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, tha të martën vonë se forcat ukrainase i kanë...
Bota
14 August 2024, 08:01
r.ll
Foto ilustruese
RUSI- Nëse tanket me shenjën “Z” mund të jetë simboli i pushtimit i Rusisë, një trekëndë...