LIVE UPDATES
Bota

Papa Leo XIV nis sot vizitën në Francë, pritet nga qindra mijëra besimtarë

Papa Leon XIV do të vizitojë Francën për katër ditë. Ai do të ndalet në Paris, Lourdes dhe Metz. Të gjitha aktivitetet publike janë rezervuar prej javësh. Vetëm në Paris, organizatorët presin të shtunën (26.09.2026) rreth një milion vetë në rrugë gjatë meshës së madhe papnore në Place de la Concorde.

25 September 2026, 14:12 Nga E. D
Papa Leo XIV nis sot vizitën në Francë, pritet nga qindra
Papa Leo

FRANCË- Franca është përfshirë nga ethet e vizitës së Papës. Në fakt, vendi prej më shumë se 200 vjetësh, sidomos pas ndarjes së rreptë ligjore midis shtetit dhe kishës në vitin 1905, karakterizohet nga tradita të forta laike. Megjithatë, ditët e ardhshme do të sjellin pamje krejtësisht të tjera.

Nga e premtja (25.09.) Papa Leon XIV do të vizitojë Francën për katër ditë. Ai do të ndalet në Paris, Lourdes dhe Metz. Të gjitha aktivitetet publike janë rezervuar prej javësh. Vetëm në Paris, organizatorët presin të shtunën (26.09.2026) rreth një milion vetë në rrugë gjatë meshës së madhe papnore në Place de la Concorde. Kjo përputhet me faktin se Kisha Katolike në Francë po regjistron një rritje të papritur të pagëzimeve të të rriturve dhe një interes të ri për fenë.

"Papa gëzon popullaritet si te besimtarët, ashtu edhe te jobesimtarët", thotë politologu Olivier Roy për DW. Sipas tij, veçanërisht konflikti me presidentin e SHBA-së Donald Trump i ka dhënë kreut të Kishës një autoritet moral që shkon shumë përtej kufijve të Kishës Katolike.

Parisi përgatitet

Prandaj dhe fluksi i madh i njerëzve. Për 600.000 personat që kanë marrë bileta ka vend përgjatë gjithë Champs-Élysées deri te Harku i Triumfit. Megjithatë priten shumë më tepër vizitorë. Autoritetet kanë njoftuar tashmë mbylljen e një sërë stacionesh metroje. Në kisha dhe ndërtesa kishtare janë vendosur portrete të mëdha të Papës dhe flamuj të Vatikanit. Për forcat e sigurisë kjo paraqet një sfidë të madhe.

Për politikën franceze, në një kohë kur zgjedhjet presidenciale do të mbahen pas pak më shumë se gjashtë muajsh, menaxhimi i kësaj vizite është gjithashtu një çështje delikate. Sipas Roy, e majta "e vlerëson personalitetin e Leonit, por është skeptike ndaj angazhimit të shtetit në organizimin e pritjes".

Forcat e forta të së djathtës ekstreme e mirëpresin evidentimin e katolicizmit, por kritikojnë, për shembull, takimin ndërfetar në Metz, sepse sipas tyre ai e vendos islamin në të njëjtin nivel me krishterimin. Për më tepër, presidenti nuk lejohet të marrë pjesë në meshat e mëdha publike për shkak të ndarjes së shtetit nga kisha.

Në çdo rast, Papa Leon po kontribuon për përmirësimin e imazhit të papatit. Vizita e fundit shtetërore e një Pape në Francë ishte në vitin 2008, kur Benedikti XVI vizitoi Parisin dhe Lourdën. Atëherë numri i vizitorëve ishte më i ulët sesa ai që pritet tani. Papa Françesku vizitoi Strasburgun në vitin 2014, Ajaccion në Korsikë në vitin 2024 dhe Marsejën në vitin 2023, por këto ishin gjithmonë vizita të lidhura me ngjarje të veçanta, jo vizita në të gjithë vendin. Fjalimet e tij në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës në Strasburg sollën kritika të ashpra ndaj një Evrope që ai e quante të lodhur.

Ati i Shenjtë dhe "vajza më e vjetër”

Në gjuhën kishtare Franca konsiderohet si "vajza më e vjetër e Romës". Kjo lidhet me kristianizimin e hershëm të vendit në fillim të shekullit të gjashtë. Që në shekullin e dytë pas Krishtit u formuan bashkësitë e para të krishtera. Kjo bie në kontrast me qëndrimin disi të ftohtë që Françesku shfaqte ndaj Francës.

Olivier Roy thekson dallimet në këndvështrimet e papëve të fundit. Gjon Pali i II e shihte krishterimin kryesisht si një fenomen evropian, ndërsa Françesku si diçka më të lidhur me hemisferën jugore. Kjo, sipas tij, shpjegon njëfarë nënvlerësimi të Evropës. Roy e sheh Leon si një figurë të ndërmjetme: "Ai e pranon universalitetin e Kishës Katolike, por në të njëjtën kohë njeh peshën e Evropës brenda këtij universaliteti." Megjithatë, Leoni vazhdon të mbështetet edhe në mesazhin e paraardhësit të tij.

Roli i Evropës për papët

Historiani i Kishës dhe eksperti i Papës, Jörg Ernesti nga Augsburgu, thekson se Evropa ka qenë që nga fundi i shekullit XIX pika më e rëndësishme politike e referimit për papët. Kjo mbetet e vërtetë edhe sot, pavarësisht ndërkombëtarizimit në rritje të krishterimit.

Ernesti kujton statistikat: në vitin 1900 më shumë se dy të tretat e të gjithë katolikëve jetonin në Evropë, ndërsa sot vetëm rreth 20 për qind. Me një vonesë kohore, ky ndryshim po reflektohet edhe në Kolegjin e Kardinalëve. Ndërsa dikur evropianët ishin gjithmonë shumicë, sot ata përbëjnë vetëm 39 për qind.

Gjatë katër ditëve të vizitës,Papa Leon do të mbajë 15 fjalime dhe predikime. Shumica do t'i drejtohen shoqërisë franceze dhe drejtuesve politikë, ndërsa gjatë meshave të mëdha dhe në Lourdë fokusi do të jetë te besimtarët.

Megjithatë, vëmendja më e madhe përqendrohet tek fjalimi për Evropën, që do të mbahet në ditën e fundit në Metz dhe që do të prezantohet nga vetë presidenti Macron. Tema e tij është: "Te rrënjët e Evropës për paqe dhe unitet".

Vetë Metzi ka një rëndësi të veçantë simbolike. Dikur qendër e Perandorisë Karolingiane, qyteti ka ndryshuar disa herë gjuhën dhe përkatësinë shtetërore gjatë shekujve. Herë ishte gjerman dhe herë francez.

Në Qendrën e Kongreseve "Robert Schuman", Papa Leo do të mund t'i referohet figurës nga e cila institucioni mban emrin. Robert Schuman (1886-1963), i lindur në Luksemburg dhe fillimisht shtetas gjerman, ishte një burrë shteti francez që pas katastrofës së Luftës së Dytë Botërore promovoi pajtimin franko-gjerman. Ai mbështeti fuqishëm krijimin e një Evrope të bashkuar dhe në vitin 1958 u bë presidenti i parë i Parlamentit Evropian. Pas vdekjes së tij, ai u varros në një kishë të vogël pranë Metzit.

Sipas Roy, për këtë Papë "Evropa është një unitet real, që duhet të mbështetet dhe zhvillohet përtej nacionalizmave." Ky, sipas tij, ka qenë gjithmonë mesazhi i Kishës Katolike që nga Lufta e Dytë Botërore. "Është mesazhi i Schumanit." Qyteti i Metzit dhe figura e Schumanit janë simbole të fuqishme të kësaj ideje.

Roy është gjithashtu kurioz të shohë nëse dhe sa hapur Papa Leon do të kritikojë populizmin dhe nacionalizmin, përfshirë një formë nacional-katolicizmi që gjendet në Francë. Sipas tij, mbështetësit e meshës së vjetër latine janë shpesh "nacionalistë identitarë ose persona të afërt me të djathtën ekstreme".

Papa Leo takon viktimat e abuzimeve

Asnjë udhëtim papnor nuk mund të shmangë temën e abuzimeve. Kur Benedikti XVI vizitoi Francën në vitin 2008, ai nuk u takua me viktima të dhunës seksuale në Kishën Katolike. Megjithatë Kisha franceze vazhdon edhe sot të përballet me skandale të reja dhe ka reaguar me vonesë në trajtimin e tyre.

Këtë herë, një takim i tillë është pjesë e programit gjatë qëndrimit në Lourdë. Por diçka ka ndryshuar. Në kohën e Benediktit dhe Françeskut, personat me të cilët takoheshin papët shpesh mbeteshin anonimë. Kjo krijonte përshtypjen se Vatikani u jepte akses në këmbim të heshtjes. Në Francë, shtatë viktimat që do të takohen me Leon kanë folur publikisht paraprakisht dhe pesë prej tyre kanë bërë publik edhe emrin e tyre.

"Dialogu nuk do të thotë miratim", deklaruan ata. "Të pritemi nuk do të thotë të heqim dorë nga kërkesat tona."

Kjo çështje do të vazhdojë të mbetet një sfidë për Kishën, si në Francë ashtu edhe më gjerë, për një kohë të gjatë. /DW

papa leo

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...