6 August 2022, 22:09
Nga I.A

UKRAINË- Teksa Rusia nisi një sulm të shtunën në dy qytete kyçe në Ukrainën lindore, Kievi dhe Moska fajësuan njëri-tjetrin për sulm ndaj termocentralit të Zaporizhias në Ukrainë, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.
Predhat goditën një linjë të tensionit të lartë të centralit, gjë që shkaktoi ndaljen e punës së një reaktori. Fatmirësisht nuk pati rrjedhje radioaktive. Centrali bërthamor u morr nën kontroll nga forcat ruse në fillim të muajit mars, por ai ende drejtohet nga teknikët ukrainas.
Kompania shtetërore për Energjinë Bërthamore e Ukrainës, Energoatom, fajësoi Rusinë për sulmin. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha gjithashtu se Moska ishte përgjegjëse duke e cilësuar ngjarjen një akt terrori.
Nga ana tjetër ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi forcat ukrainase për bombardimin e centralit, duke thënë se ishte vetëm çështje fati që nuk pati rrjedhje radioaktive.
Ndërkohë luftimet vazhdojnë në Ukrainë. Forcat vendase po përpiqen të forcojnë pozicionet e tyre rreth qytetit lindor të Slovianskut, në pritje të një ofensive ruse për të kapur pikën strategjike, qytetin e Donetskut.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se trupat ruse po grumbullohen në jug në pritje të kundërofensive të Ukrainës ose po përgatiten për një sulm të mundshëm.
Instituti amerikan për Studime të Luftës, tha se forcat ruse kryen sulme tokësore, por që dështuan, në zona të banuara në jug qytetit, Bakhmut. Ata gjithashtu kryen disa sulme të kufizuara tokësore në veri, veriperëndim dhe jugperëndim të qytetit Donetsk.
Megjithë luftimet, eksporti i dridhit vazhdon. Tre anije lanë portet me dalje në Detin e Zi, në drejtim të Turqisë për inspektim. Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se shpresojnë që brenda disa muajsh të rrisin dërgesat e grurit nga 1 në rreth 3.5 milionë tonë metrikë në muaj.
Marrë nga VOA
volodymyr zelenskiy lufta ukraine-rusi
Bota
6 August 2022, 21:45
I.A
Depoja ne flake
KUBA- Një zjarr i madh ka shpërthyer në Kubë pasi rrufeja goditi një rezervuar karburanti në një depo n...
Bota
6 August 2022, 21:36
I.A
Sulmet
IZRAEL- Avionët izraelitë goditën Gazën ndërsa raketat palestineze shpërthyen në brendësi të Izraelit t...
Bota
6 August 2022, 21:30
I.A
Lars-Gunnar Wigemark
KOSOVË- Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka reaguar pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës ...
Bota
6 August 2022, 21:17
F.M
Foto Ilustruese
KOSOVË- Një 19-vjeçar i huaj ka ndërruar jetë në Ferizaj pasi ka rënë nga kati i nëntë ...
Bota
6 August 2022, 21:17
I.A
Elon Musk
SHBA- Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, sfidoi të shtunën shefin ekzekutiv të kompanisë Twitter, Parag Agraw...
Bota
6 August 2022, 20:42
I.A
Daria Aslamova dhe Sergei Lavrov
KOSOVË- Sot është ndaluar të hyjë në Kosovë, Daria Aslamova, e cila nga shumë...
Bota
6 August 2022, 20:31
I.A
Tank
SHBA- Shtetet e Bashkuara po përgatisin një paketë të re ndihme sigurie prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën, e ci...
Bota
6 August 2022, 20:04
I.A
Aksidenti ne Kroaci
KROACI- Nga hetimi i aksidentit të autobusit polak në të cilin humbën jetën 12 persona në autostradë...
Bota
6 August 2022, 19:35
I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden ka rezultuar negativ për Covid-19, por do të mbetet në izolim në pritje të një testi t&e...
Bota
6 August 2022, 19:35
F.M
Policia, vendi ku ndodhi vrasja në Lipjan
KOSOVË- Dardan Gashi është 22-vjeçari që ka mbetur i vrarë në një ...