27 September 2022, 13:00
Nga d.a.
tubacionet
RUSI- Suedia dhe Danimarka po hetojnë rrjedhje në dy gazsjellës rusë që kalojnë nën Detin Baltik dhe kompania që operon këto tubacione tha se këto rrjedhje janë “të paprecedentë”.
Suedia më 27 shtator lëshoi një paralajmërim duke treguar se janë zbuluar dy rrjedhje në gazsjellësin Nord Stream 1, pak kohë pasi një rrjedhje tjetër ishte zbuluar pranë tubacionit Nord Stream 2, duke shtyrë Danimarkën fqinje që të ndalojë kalimin e anijeve në një perimetër prej mbi 9 kilometrash.
Moska kishte ulur furnizimet me gaz për në Evropë përmes Nord Stream 1 përpara se të pezullonte krejtësisht dërgesat në gusht, nën pretendimet se sanksionet e Perëndimit kanë shkaktuar pengesa teknike.
Gazsjellësi i ri, Nord Stream 2, është përfunduar së fundmi, por Gjermania ka hequr dorë nga planet për të funksionalizuar këtë tubacion, pak ditë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës në shkurt. Megjithatë, të dy gazsjellësit përmbajnë gaz.
Kompania Nord Stream AG, që operon këta gazsjellës, tha më 27 shtator se tri linja nënujore të sistemit të gazit të Rrjedhës Veriore, kishin pësuar dëme “të paprecedentë” brenda një dite. Kjo kompani shtoi se është e pamundur të thuhet nëse aftësia e funksionimit të sistemit të rrjetit të gazit do të mund të riparohet.
“Shkatërrimi që ndodhi brenda një dite në tri linja nënujore të gazsjellësit është i paprecedent. Ende nuk mund të dihet sesa do të duhet që të riparohet infrastruktura e transportit të gazit”, tha kompania Nord Stream AG.
Tubacioni i Baltikut, një gazsjellës që transporton gazin norvegjez për në Poloni me një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metrash kub në ditë, pritet të inaugurohet më vonë gjatë 27 shtatorit./REL/
tubacioni rus nord stream 2 rusia mbyll tubacionin
Bota
27 September 2022, 12:57
A.B
DASH
SHBA- Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price ka deklaruar se Departamenti i Shtetit ka synim që të &cc...
Bota
27 September 2022, 12:51
d.a.
Borell, Baerbock
BRUKSEL- Negociatat për planet e ashpërsimit të sanksioneve të BE kundër Rusisë paraqesin vështirë...
Bota
27 September 2022, 12:41
d.a.
Mitsotakis dhe Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk i kanë ndalur retorikat ndaj njvri-tje...
Bota
27 September 2022, 12:31
d.a.
MPJ
MAQEDONIA E VERIUT- Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka dënuar shprehjen e gjuhës së urrej...
Bota
27 September 2022, 12:24
d.a
Kovacevski
MAQEDONIA E VERIUT- Partitë në pushtet në Maqedoninë e Veriut pretendojnë se mazhoranca parlamentare është e ...
Bota
27 September 2022, 12:10
d.a.
Vujotiç
MAL I ZI- Milan Vujotiç, anëtar i lartë i grupit kriminal 'Kavaça' nga Podgorica, është arrestuar me ...
Bota
27 September 2022, 11:55
d.a.
Medvedev
RUSI- Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të vendit, Dmitry Medvedev, ...
Bota
27 September 2022, 11:42
d.a.
KOSOVË- Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç i është ndaluar hyrja në Mitrovicë...
Bota
27 September 2022, 11:30
d.a.
Albin Kurti
Nga Republik.ch
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tani është aty ku ka dashur të jetë gjithmonë. Pas nj&e...
Bota
27 September 2022, 11:16
d.a.
Foto ilustruese
SHBA- Guvernatori i Floridës ka paralajmëruar shtetin që të përgatitet për një "katastrofë të ...