https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
PAMJET/ Fundoset jahti me vlerë 8 milionë euro, shpëtohen 14 personat në bord
Në momentin e incidentit, në bord ndodheshin gjithsej 14 persona, mes anëtarëve të ekuipazhit dhe pasagjerëve. Të gjithë u shpëtuan dhe, fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
13 August 2026, 22:58Nga DOSJA
Një jaht luksoz me vlerë mbi 8 milionë euro është fundosur në ujërat e Porto Cervo, në Sardenjë, vetëm katër ditë pasi i ishte dorëzuar pronarit të tij. Bëhet fjalë për jahtin “Angiola II”, 30 metra i gjatë, i cili mbrëmjen e së martës, më 11 gusht, pësoi një avari të rëndë teksa lundronte në ujërat pranë Capo Ferro, në Costa Smeralda.
Në momentin e incidentit, në bord ndodheshin gjithsej 14 persona, mes anëtarëve të ekuipazhit dhe pasagjerëve. Të gjithë u shpëtuan dhe, fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas vlerësimeve të para të autoriteteve italiane, problemi nisi në dhomën e motorëve, ku u shfaq një defekt dhe më pas një zjarr i përmasave të vogla.
Flakët u vunë shpejt nën kontroll, por ndërkohë në brendësi të jahtit nisi të hynte ujë. Si pasojë, mjeti humbi gradualisht aftësinë për të qëndruar në sipërfaqe, u zhyt pjesërisht dhe më pas u përmbys anash në një thellësi prej rreth 7 metrash.
12 persona u transferuan në një tjetër mjet lundrues që ndodhej pranë zonës. Ndërkohë, pronari i jahtit, një biznesmen italian, dhe një mik i tij raportohet se qëndruan në “Angiola II”, duke pritur mbërritjen e ekipeve të shpëtimit./Dosja.al