10 June 2022, 16:31
Nga d.a
Renia e ures ne Meksike
MEKSIKË- Një ngjarje që duhet të ishte e gëzueshme për pak sa nuk u kthye në tragjedi në Meksikë, pasi ura e sapopërfunduar u shemb me njerëzit që ndodheshin aty.
Nga pamjet e publikuara shihet momenti teksa mbi 20 persona, ndër to zyrtarë të Meksikës, po kalonin në urën e sapondërtuar kur ajo papritur shembet duke marrë poshtë dhe njerëzit. Sipas të dhënave paraprake 8 prej tyre janë lënduar pasi kanë pësuar thyerje kockash.
Qeveria lokale e qytetit tha në një deklaratë se katër anëtarë të këshillit të qytetit, dy zyrtarë të tjerë të qytetit dhe një reporter lokal u plagosën dhe u desh të nxirreshin me barela nga gryka dhe u dërguan në spitalet lokale.
Ura e varur e bërë me dërrasa druri dhe zinxhirë metalikë është rimodeluar së fundmi. Sipas raporteve të lajmeve lokale, kryebashkiaku José Luis Urióstegui tha se para shëtitjes inauguruese nëpër urë disa njerëz kishin kërcyer mbi të, aq më tepër që prezenca e zyrtarëve dhe gazetarëve ka tejkaluar kapacitetin e urave sipas kryetarit.
Ura e këmbësorëve ishte pjesë e një shëtitore përgjatë një prej përrenjve të shumtë të qytetit. Cuernavaca ka pësuar rritje shpërthyese dhe ka injoruar ose ndotur në masë të madhe shumë nga rrugët e saj ujore. Shëtitja në lumë synohej të ishte pjesë e një ringjalljeje të atraksioneve natyrore të qytetit.
Qyteti i Cuernavaca ndodhet në jug të kryeqytetit të Mexico City dhe është shumë i popullarizuar për banorët vendas për t'u vizituar gjatë fundjavave të gjata.
shembet ura ne meksike
Bota
10 June 2022, 16:17
d.a
Putin
RUSI- Presidenti rus Putin është përpjekur të justifikojë pushtimin e Ukrainës nga Moska duke thënë se vendi ...
Bota
10 June 2022, 15:46
d.a
Droga e sekuestruar
GREQI- Janë publikuar pamjet e aksionit policor në Athinë ku në një vilë në Selanik u zbuluan 3...
Bota
10 June 2022, 15:05
d.a
Peter Stano
BRUKSEL- Zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano, i dërgoi një mesazh Ankarasë ku e kritikoi për sjellj...
Bota
10 June 2022, 15:10
d.a
Maria Zakharova
RUSI- Zëdhënënsja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova ka reaguar ndaj deklaratave të kancelarit gjer...
Bota
10 June 2022, 14:51
d.a
Kryetaret e bashkive
KOSOVË- Sot në 144-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, e cila është një nga ngjarjet më...
Bota
10 June 2022, 14:54
A.B
Papa Francesku
VATIKAN- Papa Françesku ka shtyrë udhëtimin drejt Afrikës. Drejtori i zyrës së shtypit në Vatikan, Matt...
Bota
10 June 2022, 14:44
d.a
Ura qe lidh Rusine me Kinen
RUSI-Është inauguruar ura e parë rrugore që lidh qytetin rus të Blagoveshchensk me atë të He...
Bota
10 June 2022, 14:31
d.d
Foto ilustruese
BRAZIL-Policia në Brazil ka zbuluar disa detaje të reja nga kërkimi i gazetarit britanik Dom Phillips dhe ekspertit vendas i...
Bota
10 June 2022, 14:36
d.a
Olaf Scholz me KFOR
KOSOVË-Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas takimit dhe konferencës që pati me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti k...
Bota
10 June 2022, 14:28
d.d
Foto Ilustruese
Sipas organizatës monitoruese për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch” (HRW), talibanët po arrestojn&...