23 November 2026, 08:00
Nga E. D
Profesori amerikan Daniel Serwer
KOSOVË- Profesori amerikan Daniel Serwer ka deklaruar se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa normalizuar plotësisht marrëdhëniet me Kosovën, që sipas tij, do të thotë njohja e Kosovës dhe shkëmbimi i ambasadorëve midis dy vendeve. Në një intervistë në podkastin "PIKË" me publicistin Veton Surroi, Serwer tha se kushtëzimi i Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është i qartë për shtetet anëtare të BE-së.
“Është shumë e qartë për këdo që ka tru në Beograd se Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian derisa të normalizojë plotësisht marrëdhëniet me Kosovën, që sipas mendimit tim do të thotë ta njohë atë dhe të shkëmbejë ambasadorë me Kosovën”, tha Serwer.
Gjatë diskutimit, Surroi theksoi se ky qëndrim është shkruar si politikë zyrtare vetëm në Uashington, ndërsa kujtoi se pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, Serwer tha se të paktën pesë shtete të tjera anëtare të BE-së nuk do ta pranonin Serbinë në Bashkim pa normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.
Surroi vlerësoi se ky numër mund të jetë edhe më i lartë. Nga ana tjetër, Serwer tha se nuk e sheh të nevojshme të përsërisë vazhdimisht kushtet ndaj Serbisë, pasi, sipas tij, ato kanë qenë të qarta prej kohësh.
Ai shprehu më shumë shqetësim për mungesën e përparimit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas tij, Kosova po përballet me një të ardhme më të vështirë se e kaluara, pjesërisht për shkak të qëndrimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
"Nuk kam nevojë të shkruaj dhe të bërtas kushtet, sepse mendoj se kushtet kanë qenë prej kohësh shumë, shumë të qarta. Jam shumë më i shqetësuar për atë që thoni për Kosovën dhe mungesën e përparimit të saj drejt Këshillit të Evropës dhe drejt kandidaturës. Atje, mendoj, e di, përballeni me një të ardhme shumë më të vështirë se e kaluara. Dhe është më e vështirë pjesërisht për shkak të amerikanëve", tha ai./Dosja.al
Profesori amerikan Daniel Serwer kosova serbi
Politike
22 November 2026, 21:04
E.d
Edi Rama
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë shqiptarë në Manastir, në kuadër t&e...
Politike
22 November 2026, 20:53
E.d
Kryeministri Edi Rama
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Manastir me të rinj nga Shqipëria, Kosova,...
Politike
22 November 2026, 20:33
E.d
Fotoja që ka postuar kryeministri
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë pë...
Politike
22 November 2026, 19:42
E.d
Pamje
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore në Manastir, gjatë vizit&e...
Politike
22 November 2026, 19:25
E.d
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti socialist, Erion Braçe ka dalë kundër vendimit për shkarkimin e Zhaneta Beqirit nga drejtimi...
Politike
22 November 2026, 18:59
E.d
Edi Rama
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip në Man...
Politike
22 November 2026, 17:31
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Ish-presidenti, Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj projektbuxhetit të vitit 2027, duke akuzuar qeverinë për manipulim...
Politike
22 November 2026, 16:24
E.d
Erion Veliajn
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu, akuzoi Erion Veliajn se po përdor si “alibi” pretendimin se nuk po trajtohet ...
Politike
22 November 2026, 15:37
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët me ra...
Politike
22 November 2026, 14:36
G.M
Hristijan Mickoski
QAFË THANË- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është pyetur gjatë konferencës...