22 November 2026, 20:53
Nga E.d
Kryeministri Edi Rama
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Manastir me të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva, si dhe me rektorë dhe përfaqësues të universiteteve. Ky takim ka ardhur në kuadër të diskutimeve për arsimin, identitetin kulturor dhe bashkëpunimin mes të rinjve. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te rëndësia e gjuhës shqipe si një element themelor i identitetit kombëtar, duke kujtuar sakrificat e bëra ndër vite për ruajtjen dhe zhvillimin e saj.
Kryeministri e krahasoi gjuhën shqipe me një kopsht që duhet kultivuar dhe pasuruar vazhdimisht, ndërsa prezantoi edhe idenë e krijimit të një biblioteke dixhitale ku të përfshihet e gjithë pasuria gjuhësore dhe letrare shqiptare. Ai bëri të ditur se qeveria shqiptare do të ndërmarrë këtë nismë, duke theksuar se teknologjia ofron mundësi të rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës.
Edi Rama: Për gjuhën që na bashkon si lënda bazë e identitetit tonë janë bërë sakrifica të jashtëzakomshme, janë sakrifikuar jetë dhe janë përfshirë një numër i madh njerëzish që për ta gjuha shqipe ka qenë një mision jete. Nuk duhet të harrojmë se çfarë është shqipja. Është një kopsht i madh ku duhet kultivuar dhe pasuruar. Është një kopsht që ka xhevahir. Ne duhet të angazhohemi për të bërë një bibliotekë dixhitale, që nga leximi i shqipes deri te leximi i veprave. Një bibliotekë ku të jetë e kyçur pasuria e shqipes. Qeveria e Shqipërië do ta marrë këtë hap. Teknologjia na jep një ndihmë të madhe.
Të marr duartrokitje nga më të rinjtë sot nuk është diçka që ndodh përditë ju e dini këtë. Se ka të rinj që duartrokasin dhe nga ata që nuk duartrokasin. Të rinj që entuziasmohen dhe të rinj që hidhërohen. Sepse jemi në në një kohë që ata që duan të duartrokasin tremben nga ata që gjuajnë me gur, ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin./Dosja.al
edi rama
Politike
22 November 2026, 20:33
E.d
Fotoja që ka postuar kryeministri
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë pë...
Politike
22 November 2026, 19:42
E.d
Pamje
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore në Manastir, gjatë vizit&e...
Politike
22 November 2026, 19:25
E.d
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti socialist, Erion Braçe ka dalë kundër vendimit për shkarkimin e Zhaneta Beqirit nga drejtimi...
Politike
22 November 2026, 18:59
E.d
Edi Rama
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip në Man...
Politike
22 November 2026, 17:31
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Ish-presidenti, Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj projektbuxhetit të vitit 2027, duke akuzuar qeverinë për manipulim...
Politike
22 November 2026, 16:24
E.d
Erion Veliajn
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu, akuzoi Erion Veliajn se po përdor si “alibi” pretendimin se nuk po trajtohet ...
Politike
22 November 2026, 15:37
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët me ra...
Politike
22 November 2026, 14:36
G.M
Hristijan Mickoski
QAFË THANË- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është pyetur gjatë konferencës...
Politike
22 November 2026, 14:29
G.M
Edi Rama
QAFË THANË- Kryeministri Rama ka sqaruar deklaratën e tij lidhur me përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën ...
Politike
22 November 2026, 14:11
G.M
pamje
QAFË THANË- Një përplasje verbale mes kryeministrit Edi Rama dhe një gazetari shqiptar në Maqedoninë e Veriut ës...