Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Pronari i Milanit nuk e fsheh rivalitetin me zikaltërit: pranon se derbi i mban zgjuar netët dhe se as stadiumi i ri nuk vlen sa një fitore ndaj rivalëve të qytetit.
ITALI - Gerry Cardinale e ka të qartë se çfarë dëshiron më shumë se gjithçka tjetër: të shohë Milanin të rikthehet në majën e futbollit italian dhe Interin të humbasë pikë. Pronari i kuqezinjve, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, foli hapur për rivalitetin me zikaltërit dhe ambicien për të fituar sërish titullin kampion.
“Zgjohem çdo mëngjes duke shpresuar për një shkëndijë të vogël shprese, që Interi të fillojë të barazojë në vend që të fitojë dhe që ne të arrijmë një seri fitoresh. Fitorja është e vetmja gjë që më intereson, duke fituar terren ndaj atyre që kemi përpara”, u shpreh Cardinale.
Ai pranoi se konkurrenca me rivalët e qytetit është një motivim i vazhdueshëm, madje edhe një shqetësim që nuk e lë të qetë. “E ndiej konkurrencën me Interin, më mban zgjuar natën. Ata e kanë merituar nivelin ku ndodhen dhe i respektoj. Jam i bindur se do të arrijmë në atë nivel dhe do ta ngremë atë trofe”, deklaroi pronari i Milanit, duke iu referuar titullit të Serie A.
Cardinale foli edhe për projektin e stadiumit të ri, një investim strategjik për të ardhmen e klubit. Por, për të, asnjë projekt infrastrukturor nuk mund të krahasohet me emocionin e një suksesi në derbin e Milanos.
“Është një hap i rëndësishëm, por nuk ka stadium në botë që për mua vlen aq sa një fitore në derbin kundër Interit”, përfundoi ai.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Një tjetër situatë e pakëndshme mund të shpërthejë te Chelsea. Talenti brazilian Estêvão po kalon nj&eum...
GJERMANI - E ardhmja e Erling Haaland mund të marrë një kthesë të papritur nëse Manchester City detyrohet të përballet m...
ITALI - Një thashethem i çmendur ka përfshirë Italinë që nga dje: Didier Deschamps po kthehet te Juventusi për të z&eu...
TIRANE - Shqipëria U-15 e ka mbyllur me një tjetër rezultat pozitiv eksperiencën në FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që u ...
FRANCE - Luis Enrique ka kritikuar renditjen e Topit të Artë, duke shprehur bindjen se Vitinha meritonte një pozicion shumë më të ...
ZVICER - Kupa e Botës 2026 pritet të kthehet në një minierë ari për FIFA-n. Sipas The Athletic, organizmi më i lartë i f...
GJERMANI - Planet e Milanit për të afruar Timmo Hardung në strukturën drejtuese të klubit po komplikohen. Eintracht Frankfurt ka vendos...
ANGLI - E ardhmja e Alexis Mac Allister te Liverpool duket gjithnjë e më e pasigurt. Mesfushori argjentinas, fitues i Kupës së Botës me...
SPANJE - Tragjedia e rëndë hekurudhore në Spanjë ka tronditur edhe komunitetin sportiv. Mes 68 viktimave të përplasjes së dy ...
ANGLI - Së pari, dy pikët që mungojnë për të siguruar matematikisht titullin e kampionit të pilotëve të Formula 1, ...