Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Interi vjen pas shtatë ndeshjesh pa fitore ndaj Milanit, ndërsa trajneri zikaltër kërkon disiplinë dhe sakrificë: “Nuk ka favoritë, rruga drejt titullit është ende e gjatë”.
ITALI - Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka folur në prag të derbit me Milanin, duke pranuar se seria prej shtatë ndeshjesh pa fitore ndaj rivalëve kuqezi është një statistikë që kërkon reflektim.
“Nëse nuk e kemi fituar derbin në shtatë ndeshje, duhet t’i bëjmë vetes disa pyetje. Kjo nuk do të thotë se djemtë nuk kanë punuar shumë, por në disa raste rrethanat nuk kanë qenë në favorin tonë”, u shpreh rumuni.
Për të dalë me sukses nga kjo përballje, Chivu kërkon më shumë përqendrim dhe sakrificë nga futbollistët, duke theksuar se cilësitë individuale nuk mjaftojnë.
“Duhet të kemi ekuilibër dhe motivim, të bëjmë disa sakrifica më shumë sesa në ndeshjet e tjera. Duhet të jemi të organizuar edhe kur nuk e kemi topin, të tregojmë uri dhe disiplinë”, deklaroi trajneri.
Sa i përket garës për titull, tekniku zikaltër vlerësoi se derbi ka peshë të madhe, por nuk është vendimtar për ecurinë e kampionatit. “Jemi vetëm në javën e dhjetë. Një derbi mund t’i japë shumë njërës skuadër dhe t’i marrë tjetrës, por rruga është ende e gjatë. Nuk ka favoritë”, theksoi ai.
Chivu foli edhe për Marcus Thuram, duke vlerësuar formën e sulmuesit francez dhe besimin që ka fituar nga paraqitjet e fundit. Ndërkohë, për zgjedhjet në formacion pranoi se dëmtimet ia kanë vështirësuar rotacionin, ndërsa për aktivizimin e Martinezit nuk dha një përgjigje përfundimtare.
“Përpiqem gjithmonë të gjej rotacionet e duhura, sepse nuk kam shumë alternativa. Për Martinezin do të shohim nesër”, u shpreh ai.
Në fund, trajneri komentoi edhe projektin e stadiumit të ri, duke pranuar lidhjen emocionale me “San Siron”, por duke mbështetur investimet dhe zhvillimin e futbollit.
“E kuptoj tifozët që kanë një lidhje të veçantë me Meazzën, sepse edhe unë kam luajtur aty. Por jam gjithashtu pro inovacionit. Bota ecën përpara dhe pa para futbolli nuk mund të mbijetojë”, deklaroi Chivu.
I pyetur nëse do të jetë ende në stolin e Interit kur skuadra të luajë në stadiumin e ri, në sezonin 2031/32, ai u përgjigj me humor: “Nëse ndryshon kultura sportive dhe vijnë rezultatet, do të kem më pak flokë të thinjur dhe nuk do të përfundoj në spital si disa nga kolegët e mi”.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Ruben Amorim kërkon kohë për të ndërtuar një Milan konkurrues, por e di se në një klub si ai kuqezi rezultatet n...
ITALI - Një dëmtim që fillimisht u konsiderua i lehtë mund t'i ketë kushtuar Dibu Martinez transferimin te Juventusi. Portieri argjenti...
FRANCE - Olivier Giroud u kthye në heroin e Lille, duke vendosur derbin ndaj Lens me një gol në minutat e fundit. Sulmuesi veteran, i aktivizuar ...
Leandro Cabrera shënoi golin e vetëm të ndeshjes SPANJE - Espanyol ka gjetur më në fund rrugën drejt fitores në La Liga. S...
BELGJIKE - Radja Nainggolan përballet me probleme serioze me drejtësinë në Belgjikë. Prokuroria e Brukselit ka kërkuar një d&...
MEKSIKE - Mungesa e tij të enjten nga fundjava vendimtare për Kampionatin Botëror i shqetësoi të gjithë. Megjithatë, sot, Kim...
ITALI - AC Milan ka siguruar vazhdimësinë e një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës. Christi...
GJERMANI - Bayern Munich përgatitet për një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit, përballjen me Borussia Dortmun...
TIRANE - FSHF ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pas ndeshjeve në mesjavë. Ilir Daja është dënu...
TIRANE - Trajneri i Egnatias regjistroi një muaj pozitiv në drejtimin e skuadrës rrogozhinase, duke arritur tri fitore ndaj Laçit, Vllazni...