Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Portieri argjentinas ishte zgjedhja e parë e bardhezinjve, por gjendja e gishtit të thyer dhe kërkesat financiare të Aston Villas bënë që Juventusi të tërhiqej nga marrëveshja.
ITALI - Një dëmtim që fillimisht u konsiderua i lehtë mund t'i ketë kushtuar Dibu Martinez transferimin te Juventusi. Portieri argjentinas ishte një nga objektivat kryesorë të bardhezinjve gjatë merkatos së verës, por drejtuesit italianë nuk u bindën plotësisht nga gjendja e tij fizike dhe vendosën të orientoheshin drejt një alternative tjetër.
Vetë Martinez ka zbuluar në një intervistë se kishte luajtur të gjithë Kupën e Botës me një gisht të thyer, duke treguar vështirësitë që kishte kaluar gjatë turneut.
“Luaja të gjithë Kupën e Botës me një gisht të thyer. Mjekët më vendosën një mbështetëse dhe gjatë javëve të para arrija të stërvitesha duke u zhytur vetëm me njërin krah. Disa ditë para finales arrita të stërvitesha normalisht. Nëse topi do të më godiste drejtpërdrejt në majë të gishtit, mund të pësoja një dëmtim shumë më të rëndë. Sa herë që më godiste topi, lutesha që gishti të mos zhvendosej”, rrëfeu portieri.
Problemi duket se ka lënë pasoja edhe më serioze nga sa ishte menduar fillimisht. Gishti i unazës në dorën e tij është dukshëm i deformuar dhe nuk përkulet plotësisht drejt pëllëmbës. Kjo e pengon argjentinasin të mbyllë normalisht grushtin, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij fizike dhe aftësinë për të kryer disa lëvizje karakteristike të një portieri.
Juventusi e kishte identifikuar 34-vjeçarin si zgjedhjen e parë për të zëvendësuar Michele Di Gregorion, por negociatat me Aston Villan nuk përfunduan me sukses. Klubi anglez kërkonte një shumë të konsiderueshme për kartonin e tij, ndërsa drejtuesit torinezë nuk ishin të gatshëm të investonin për një portier të kësaj moshe, që kishte edhe një problem serioz fizik.
Në këto kushte, bardhezinjtë ndryshuan objektiv dhe orientuan interesimin drejt Guglielmo Vicarios. Ndërkohë, Martinez përfundoi te Chelsea, por qëndrimi i tij në Londër nisi me një tjetër pengesë, pasi u detyrua t'i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale në gisht.
Një histori që tregon se pas transferimit të dështuar te Juventusi nuk qëndronin vetëm kërkesat financiare, por edhe shqetësimet për gjendjen fizike të portierit argjentinas.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Olivier Giroud u kthye në heroin e Lille, duke vendosur derbin ndaj Lens me një gol në minutat e fundit. Sulmuesi veteran, i aktivizuar ...
Leandro Cabrera shënoi golin e vetëm të ndeshjes SPANJE - Espanyol ka gjetur më në fund rrugën drejt fitores në La Liga. S...
BELGJIKE - Radja Nainggolan përballet me probleme serioze me drejtësinë në Belgjikë. Prokuroria e Brukselit ka kërkuar një d&...
MEKSIKE - Mungesa e tij të enjten nga fundjava vendimtare për Kampionatin Botëror i shqetësoi të gjithë. Megjithatë, sot, Kim...
ITALI - AC Milan ka siguruar vazhdimësinë e një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës. Christi...
GJERMANI - Bayern Munich përgatitet për një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit, përballjen me Borussia Dortmun...
TIRANE - FSHF ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pas ndeshjeve në mesjavë. Ilir Daja është dënu...
TIRANE - Trajneri i Egnatias regjistroi një muaj pozitiv në drejtimin e skuadrës rrogozhinase, duke arritur tri fitore ndaj Laçit, Vllazni...
ANGLI - Një tjetër futbollist i Premier League është bërë viktimë e grabitjeve në Angli. Këtë herë në...
SPANJE - Lamine Yamal nuk e ka lënë zhgënjimin e Topit të Artë të ndikojë në paraqitjet e tij. Këtë e ka konfi...