Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Dalin pamjet/ Banda e shqiptarit Klodian Lekocaj sulmonte me granata bizneset në Athinë, aktiviteti kriminal drejtohej nga burgu
Sipas hetimeve, shqiptari përcaktonte objektivat, jepte udhëzime dhe koordinonte sulmet përmes bashkëpunëtorëve të tij, disa prej të cilëve ndodheshin gjithashtu në burgje të tjera greke.
5 November 2026, 22:04Nga G.M
Pamje
GREQI- Një organizatë kriminale e dyshuar për zhvatje, kërcënime dhe sulme me granata në disa biznese në qendër të Athinës është goditur nga autoritetet greke. Në krye të grupit dyshohet se ishte një shtetas shqiptar i identifikuar si Klodian Lekocaj, i dënuar për krime të rënda dhe që, pavarësisht se ndodhej në burgun e Trikalës, vijonte të drejtonte aktivitetin kriminal.
Sipas hetimeve, Lekocaj përcaktonte objektivat, jepte udhëzime dhe koordinonte sulmet përmes bashkëpunëtorëve të tij, disa prej të cilëve ndodheshin gjithashtu në burgje të tjera greke. Në organizatë dyshohet se ishin përfshirë edhe një i burgosur rom, dy shtetas egjiptianë të burgosur në Malandrino dhe Avlona, si dhe persona të tjerë që vepronin jashtë ambienteve të burgut.
Pamjet e publikuara nga media greke Protothema, tregojnë momentet kur anëtarë të grupit sulmojnë biznese në qendër të Athinës. Në njërin prej episodeve, autorët dalin nga një dyqan dhe hedhin një granatë drejt ambienteve ku ndodheshin klientë, përpara se të largohen me shpejtësi. Fatmirësisht, granata nuk shpërtheu.
Hetimet dokumentojnë gjithashtu sulme me granata ndaj dy bizneseve në fillim të shtatorit dhe një tjetër episod në fillim të tetorit. Sipas autoriteteve, anëtarët e grupit kishin role të ndara, nga mbledhja e informacioneve dhe vëzhgimi i bizneseve, deri te realizimi i sulmeve dhe largimi nga vendngjarja.
Gjatë operacionit, policia kontrolloi katër biznese në qendër të Athinës dhe verifikoi 50 persona, nga të cilët 27 u arrestuan. Hetimet synojnë të zbardhin plotësisht aktivitetin e organizatës dhe përfshirjen e secilit prej të dyshuarve./Dosja.al