14 November 2026, 09:31
Nga E. D

TIRANË- Erion Veliaj ka vijuar kritikat ndaj drejtimit të Partisë Socialiste, duke u ndalur te mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe funksionimi i Grupit Parlamentar socialist. Veliaj ngre pikëpyetje mbi kriteret që përdoren për përzgjedhjen e deputetëve, duke kërkuar të dihet se sa vlerë kanë kontributi në parti, integriteti, përvoja dhe besimi që kandidatët gëzojnë në komunitetet e tyre.
Sipas tij, deputetët nuk duhet të jenë thjesht zbatues të vendimeve të kryetarit apo kryeministrit, por përfaqësues të qytetarëve, me të drejtën dhe përgjegjësinë për të ushtruar gjykimin e tyre të pavarur. Veliaj thekson se disiplina politike është e nevojshme, por nuk duhet të shndërrohet në bindje të pakushtëzuar personale. Ai paralajmëron se frika për të kundërshtuar vendimet e drejtimit politik dhe presioni ndaj qëndrimeve të pavarura rrezikojnë përfaqësimin parlamentar.
Pjesë nga fjalimi i Veliajt:
Grupi Parlamentar dhe përfaqësimi politik
E njëjta çështje shtrohet për Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Kush i përzgjedh kandidatët
për deputetë? Mbi çfarë kriteresh politike, profesionale dhe përfaqësuese? Sa peshë kanë kontributi
në parti, integriteti, përvoja dhe besimi që gëzojnë në komunitetet e tyre? Sa ndikim kanë
anëtarësia dhe strukturat socialiste në këtë proces? A përfaqëson Grupi Parlamentar sot pluralitetin
e mendimit politik brenda Partisë Socialiste, apo përbërja dhe drejtimi i tij varen gjithnjë e më
shumë nga vullneti i një individi?
A është ky Grupi Parlamentar që përfaqëson vërtet Partinë Socialiste, historinë e saj, vlerat,
traditën e debatit dhe kontributin e brezave të socialistëve? Apo është shndërruar në një
grup njerëzish të mbledhur për të votuar vendime që merren diku tjetër, pa diskutuar, pa
kundërshtuar dhe pa ushtruar përgjegjësinë politike që u buron nga mandati i tyre?
Partia Socialiste nuk ka qenë kurrë thjesht një makineri votash. Ajo ka qenë një bashkësi politike
idesh, personalitetesh dhe bindjesh. Një grup parlamentar që humbet aftësinë për të debatuar,
rrezikon të humbasë edhe aftësinë për të përfaqësuar. Deputetët nuk janë nëpunës të emëruar nga
kryetari i partisë apo nga kryeministri. Ata janë përfaqësues të popullit, të zgjedhur përmes një
procesi kushtetues dhe zgjedhor, me mandat përfaqësues dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Besnikëria ndaj programit politik nuk mund të kërkojë dorëzimin e lirisë së mendimit dhe
të gjykimit të pavarur. Disiplina politike është e nevojshme për funksionimin e një shumice
parlamentare. Por ajo nuk mund të shndërrohet në bindje të pakushtëzuar personale. Kur një
deputet nuk guxon të kundërshtojë, kur mendimi ndryshe trajtohet si mosbindje dhe kur qëndrimi
publik për një koleg bëhet shkak për presion nga drejtimi politik, atëherë vihet në diskutim ushtrimi
real i mandatit përfaqësues. Deputeti duhet ta ushtrojë mandatin në përputhje me Kushtetutën,
ndërgjegjen dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve, jo nën frikën se një qëndrim i pavarur mund t'i
kushtojë të ardhmen politike.
Kur Grupi Parlamentar humbet aftësinë për të diskutuar, për të kontrolluar dhe për të kërkuar
llogari, nuk dobësohet vetëm demokracia e brendshme e partisë. Dobësohet edhe funksioni
kushtetues i Kuvendit si institucion përfaqësues dhe kontrollues i pushtetit ekzekutiv. Pasojat e
kësaj mënyre drejtimi nuk mbeten vetëm brenda partisë apo Kuvendit. Ato shfaqen edhe në
marrëdhënien ndërmjet pushtetit qendror dhe pushtetit vendor./Dosja.al
Erion Veliaj
Politike
14 November 2026, 09:28
E. D
FIER- Erion Veliaj ka vijuar kritikat ndaj drejtimit të Partisë Socialiste, duke u ndalur te mënyra e formimit të qeverisë dhe r...
Politike
14 November 2026, 09:22
E. D
FIER- Erion Veliaj ka vijuar kritikat ndaj Partisë Socialiste dhe drejtimit të saj, duke kërkuar reflektim mbi mënyrën se si fun...
Politike
14 November 2026, 09:19
E. D
FIER- Erion Veliaj ka vijuar kritikat ndaj Partisë Socialiste në fjalimin drejtuar Asamblesë Kombëtare, duke ngritur një sërë...
Politike
14 November 2026, 09:15
E. D
FIER- Erion Veliaj i është drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste përmes një mesazhi, ku ka folur p&e...
Politike
14 November 2026, 08:50
E. D
Erion Veliaj
FIER- Kryebashkiaku, Erion Veliaj u ka dërguar me SMS anëtarëve të Partisë Socialiste fjalimin që kishte p&eu...
Politike
14 November 2026, 08:02
E. D
Edi Rama
DURRËS- Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare, në një moment të vështirë për partinë, p...
Politike
13 November 2026, 20:07
E. D
TIRANË- Zyrtarja e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe përgjegjëse për Shqipërinë, Sarah Hutchison, ka zhvilluar nj&e...
Politike
13 November 2026, 19:20
E. D
Gert Jan Koopman
KOSOVË- Gert Jan Koopman, drejtori i Përgjithshëm për Negociatat me Vendet e Fqinjësisë dhe Zgjerimin n&eu...
Politike
13 November 2026, 18:43
E.M
KUKËS- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në foltoren e radhës në Kukës ku foli pë...
Politike
13 November 2026, 18:07
E. D
Kaja Kallas
BRUKSEL- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë dhe Malit t&eu...