14 November 2026, 09:19
Nga E. D

FIER- Erion Veliaj ka vijuar kritikat ndaj Partisë Socialiste në fjalimin drejtuar Asamblesë Kombëtare, duke ngritur një sërë shqetësimesh për mënyrën se si, sipas tij, ka ndryshuar partia gjatë viteve. Në pjesën e titulluar “Quo Vadis, PS?”, Veliaj bën një krahasim mes Partisë Socialiste të 17 viteve më parë dhe asaj të sotmes, duke deklaruar se nga një parti e shpresës është kthyer në një parti të heshtjes, frikës dhe përçarjes.
Ai kritikon atë që e konsideron si humbje të solidaritetit dhe të frymës së bashkëpunimit, duke thënë se sot vendimmarrja është përqendruar te një apo dy individë dhe se në parti janë krijuar ndarje mes njerëzve të afërt me figura të ndryshme politike. Veliaj ndalet edhe te raporti i PS-së me qytetarët, duke thënë se dikur partia kërkonte të përfshinte sa më shumë njerëz, ndërsa sot përballet me largime dhe shmang pakënaqësitë e tyre.
Kryebashkiaku kritikon gjithashtu aleancat me atë që i cilëson si “të fortët e qyteteve”, në vend të mësuesve, mjekëve dhe profesionistëve, si dhe kontrastin mes investimit te shkollat dhe sipas tij, fokusit të sotëm te burgjet.
Pjesë nga fjalimi i Veliajt:
III. QUO VADIS, PS?
Kur iu bashkova Partisë Socialiste 17 vjet më parë, ishim partia e shpresës. Sot jemi bërë parti e
fshehjes, drojës dhe tutjes.
Atëherë ngrinim zërin për çdo gjë. Sot heshtim për shumëçka.
Kërkonim drejtësi për Gërdecin dhe 21 Janarin. Sot bashkëjetojmë me padrejtësinë.
Në asamble e kongrese kishte entuziazëm dhe optimizëm. Sot pllakos heshtja dhe frika, si në
“Squid Game”: kush do të “hahet” i radhës?
Dikur sfida jonë ishte si t'i përfshinim të gjithë njerëzit që na afroheshin. Sot kemi hallin e atyre
që na largohen.
Bënim aleanca me mësuesit, mjekët dhe profesionistët. Sot bëjmë aleanca me të fortët e qyteteve.
Quo Vadis, PS?
Ishim parti e solidaritetit me njëri-tjetrin. Sot kemi thikat pas shpine.
Investonim te faktet dhe e vërteta. Sot te thashethemet dhe intrigat.
Harxhonim energji për të gjetur miq. Sot harxhojmë energji për të zbuluar armiq.
Bënim garë kush hapte më shumë shkolla, jo kush hapte më shumë biruca.
Ishim një skuadër. Sot vendosin një apo dy individë.
Ishim të gjithë të Partisë Socialiste. Sot jemi ndarë në njerëz të atij apo të asaj.
Rrinim mes njerëzve, në rrugë, kafene dhe markata. Sot i shmangim, sepse nuk përballemi dot me
pakënaqësinë e tyre.
Kishim Kryeqytetin Evropian të Rinisë, Sportit dhe Kulturës. Sot përballemi me pamjet e dhunës,
gazit dhe zjarrit.
Indinjoheshim nga padrejtësia. Sot mjaftohemi që padrejtësia të mos na bjerë neve.
Dikur kishim më pak mandate, por mbështetje të madhe. Sot kemi më shumë mandate, por
mbështetje më të vogël.
Mbillnim pemë dhe ndërtonim së bashku. Sot presim degët e njëri-tjetrit dhe mbjellim ndasi.
Thërrisnim për bashkim. Sot kërkojmë armiq të brendshëm.
Kishim moton “Një për të gjithë, të gjithë për një”. Sot “Secili për vete, Zoti për të gjithë”./Dosja.al
Erion Veliaj
Politike
14 November 2026, 09:15
E. D
FIER- Erion Veliaj i është drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste përmes një mesazhi, ku ka folur p&e...
Politike
14 November 2026, 08:50
E. D
Erion Veliaj
FIER- Kryebashkiaku, Erion Veliaj u ka dërguar me SMS anëtarëve të Partisë Socialiste fjalimin që kishte p&eu...
Politike
14 November 2026, 08:02
E. D
Edi Rama
DURRËS- Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare, në një moment të vështirë për partinë, p...
Politike
13 November 2026, 20:07
E. D
TIRANË- Zyrtarja e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe përgjegjëse për Shqipërinë, Sarah Hutchison, ka zhvilluar nj&e...
Politike
13 November 2026, 19:20
E. D
Gert Jan Koopman
KOSOVË- Gert Jan Koopman, drejtori i Përgjithshëm për Negociatat me Vendet e Fqinjësisë dhe Zgjerimin n&eu...
Politike
13 November 2026, 18:43
E.M
KUKËS- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në foltoren e radhës në Kukës ku foli pë...
Politike
13 November 2026, 18:07
E. D
Kaja Kallas
BRUKSEL- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë dhe Malit t&eu...
Politike
13 November 2026, 17:50
E. D
BRUKSEL- Një raport i publikuar nga Parlamenti Europian analizon ecurinë e Shqipërisë në procesin e Integrimit Europian, duke evi...
Politike
13 November 2026, 16:58
E. D
DURRËS- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një sërë shkeljesh dhe problematikash në 14 procedura prokurimi të zh...
Politike
13 November 2026, 15:49
E. D
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë publike propozimet e saj për Reformën Zgjedhore, duke prezantuar një paketë me 8 fusha ku...