14 November 2026, 09:22
Nga E. D

FIER- Erion Veliaj ka vijuar kritikat ndaj Partisë Socialiste dhe drejtimit të saj, duke kërkuar reflektim mbi mënyrën se si funksionon sot organizata politike. Nën pyetjen “Ku po shkojmë?”, Veliaj e krahason PS-në e dikurshme me atë të sotmen, duke deklaruar se partia ka humbur frymën reformuese, debatet e brendshme dhe tolerancën.
Ai sjell në vëmendje edhe ndryshimin e qëndrimit ndaj brezit të ri, duke thënë se dikur Gjenerata Z shihej si e ardhmja e shtetit, ndërsa sot trajtohet si kundërshtare e pushtetit. Me ironi Veliaj thotë gjithashtu se Dikur “Ishim partia e Dritëroit. Sot e ‘Nesti Angonit’”, ndërsa përmend largimin e Gramoz Ruçit dhe bën një tjetër krahasim me Dash Sulon, i cili ua bashkua PS dhe iku nga PD.
Ai ngre gjithashtu pyetjen nëse PS-ja do të vazhdojë të ndryshojë vetëm njerëzit në drejtim apo do të ketë guximin të ndryshojë kursin politik. Po ashtu, Veliaj pranon se gjatë drejtimit të Bashkisë së Tiranës ka bërë gabime dhe se ka vendime që sot do t'i shqyrtonte ndryshe, duke u shprehur i gatshëm të japë llogari për përgjegjësitë e tij politike dhe njerëzore. Megjithatë, ai thekson se përgjegjësia individuale nuk duhet të shmangë shqyrtimin e përgjegjësisë së Edi Ramës për drejtimin e Partisë Socialiste.
Pjesë nga fjalimi i Veliajt;
Ku po shkojmë?
Ishim reformatorë të së majtës, të vendosur të largoheshim nga Partia e Punës. Sot rikthejmë
kallëzimet anonime dhe fletërrufetë.
Ishim gjuetarë të ideve, jo të njëri-tjetrit.
Dikur mezi prisnim debatet televizive për të mbrojtur idetë tona. Sot shmangim përballjet për të
mos u përgjigjur për vendimet tona.
Dikur zgjonim imagjinatën. Sot e trembim atë.
E shihnim brezin Z si të ardhmen e shtetit, jo si armikun e pushtetit.
Ishim tolerantë dhe bashkëpunues. Sot dyshues dhe hakmarrës.
Talleshim me teoritë e konspiracionit. Sot i prodhojmë dhe u besojmë vetë.
Dikur ndiznim ëndrra. Sot prodhojmë makthe.
Ishim partia e Dritëroit. Sot e “Nesti Angonit”.
Na iku i madhi Gramoz, na erdhi Dashi i vogël i Saliut.
Quo Vadis, Partia Socialiste?
A do të vazhdojmë të ndërrojmë vendet në “Titanikun” që shkon drejt ajsbergut, apo do të gjejmë
guximin të ndryshojmë drejtimin për ta shmangur atë?
Të dashura shoqe dhe shokë,
Këto nuk janë thjesht kujtime të një kohe tjetër, as nostalgji për Partinë Socialiste që ka qenë. Janë
ato që kemi humbur gjatë ushtrimit të pushtetit dhe për mënyrën se si funksionon sot organizata
jonë politike. Ndryshimi më shqetësues nuk është vetëm te njerëzit që janë larguar apo te debatet
që nuk zhvillohen më. Është te mënyra se si merren vendimet dhe te roli që u ka mbetur
institucioneve të partisë. A janë organizatat tona socialiste ende vende ku diskutohet dhe vendoset,
apo janë kthyer kryesisht në struktura që aktivizohen gjatë fushatave? A dëgjohen socialistët që
mendojnë ndryshe? A promovohen njerëzit me integritet dhe autoritet në komunitetet e tyre, apo
mjafton lidhja me drejtuesin?
Këto çështje na përfshijnë të gjithëve. Edhe mua.
Unë nuk dua të flas nga pozita e njeriut që ka bërë gjithçka drejt. Kam drejtuar për vite një
administratë të madhe, kam marrë mijëra vendime dhe kam mbajtur përgjegjësi që kanë ndikuar
në jetën e qindra mijëra qytetarëve. Në këtë rrugëtim kam bërë gabime. Ka vendime që sot do t'i
shqyrtoja ndryshe, njerëz që mund të mos i kem dëgjuar sa duhet dhe situata ku mund të kisha
treguar më shumë kujdes e ndjeshmëri. Për përgjegjësitë e mia politike dhe njerëzore jam i gatshëm
të jap llogari.
Por përgjegjësia individuale e secilit prej nesh nuk mund të përdoret për të shmangur shqyrtimin e
përgjegjësisë së Edi Ramës për drejtimin politik të Partisë Socialiste. Pushteti i gjatë krijon një
rrezik të njohur për çdo organizatë politike. Në fillim, njerëzit të afrohen sepse besojnë te idetë e
tua. Më pas, kur fiton pushtetin, të afrohen edhe njerëz që kërkojnë mundësi, favore, ndikim dhe
përfitime, e lloj-lloj “të fortësh”, të cilët janë më të gatshëm të të shërbejnë. Nëse organizata nuk
ruan mekanizmat e kontrollit, një ditë mund të zbulosh se njerëzit që të thonë gjithmonë “po” janë
bërë më të shumtë se ata që kanë guximin të të thonë të vërtetën. Kjo nuk mbetet vetëm çështje e
marrëdhënieve mes njerëzve. Ajo përcakton mënyrën se si formohet qeveria, si përzgjidhen
përfaqësuesit dhe si funksionojnë institucionet./Dosja.al
erion veliaj
Politike
14 November 2026, 09:19
E. D
FIER- Erion Veliaj ka vijuar kritikat ndaj Partisë Socialiste në fjalimin drejtuar Asamblesë Kombëtare, duke ngritur një sërë...
Politike
14 November 2026, 09:15
E. D
FIER- Erion Veliaj i është drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste përmes një mesazhi, ku ka folur p&e...
Politike
14 November 2026, 08:50
E. D
Erion Veliaj
FIER- Kryebashkiaku, Erion Veliaj u ka dërguar me SMS anëtarëve të Partisë Socialiste fjalimin që kishte p&eu...
Politike
14 November 2026, 08:02
E. D
Edi Rama
DURRËS- Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare, në një moment të vështirë për partinë, p...
Politike
13 November 2026, 20:07
E. D
TIRANË- Zyrtarja e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe përgjegjëse për Shqipërinë, Sarah Hutchison, ka zhvilluar nj&e...
Politike
13 November 2026, 19:20
E. D
Gert Jan Koopman
KOSOVË- Gert Jan Koopman, drejtori i Përgjithshëm për Negociatat me Vendet e Fqinjësisë dhe Zgjerimin n&eu...
Politike
13 November 2026, 18:43
E.M
KUKËS- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në foltoren e radhës në Kukës ku foli pë...
Politike
13 November 2026, 18:07
E. D
Kaja Kallas
BRUKSEL- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë dhe Malit t&eu...
Politike
13 November 2026, 17:50
E. D
BRUKSEL- Një raport i publikuar nga Parlamenti Europian analizon ecurinë e Shqipërisë në procesin e Integrimit Europian, duke evi...
Politike
13 November 2026, 16:58
E. D
DURRËS- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një sërë shkeljesh dhe problematikash në 14 procedura prokurimi të zh...