LIVE UPDATES
Ekonomi

Detyrimet, 67% e bizneseve përfituan faljen 100% të kamatave nga aktmarrëveshjet me OSHEE

Deri në tetor 2026, gjithsej 789 biznese kanë përfituar reduktim të kamatëvonesave, ndërsa në total janë nënshkruar 5,762 aktmarrëveshje me Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU).

1 November 2026, 07:17 Nga G.M

Detyrimet, 67% e bizneseve përfituan faljen 100% të kamatave nga

Rreth 67% e bizneseve që kanë lidhur aktmarrëveshje me OSHEE Group për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura kanë zgjedhur t’i likuidojnë ato me një këst të vetëm, duke përfituar faljen e plotë të kamatëvonesave.

Deri në tetor 2026, gjithsej 789 biznese kanë përfituar reduktim të kamatëvonesave, ndërsa në total janë nënshkruar 5,762 aktmarrëveshje me Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU). Marrëveshjet përfshijnë kategori të ndryshme klientësh dhe mbulojnë detyrimet e prapambetura të krijuara deri më 31 dhjetor 2024.

Sipas të dhënave zyrtare të OSHEE-së, numri i klientëve privatë që kanë zgjedhur shlyerjen e detyrimit me një këst është rritur me 20%, krahasuar me numrin e aktmarrëveshjeve të lidhura mes bizneseve dhe FSHU-së deri në gusht të këtij viti. Burime nga OSHEE i thanë “Monitor” se një nga faktorët që ka ndikuar në këtë ecuri është lehtësimi i aksesit të abonentëve në platformat digjitale të kompanisë, përmes aplikacionit OSHEE Mobile dhe faqes zyrtare www.oshee.al.

Reduktimi i kamatëvonesave, nga 50% deri në 100%

Skema e aktmarrëveshjeve me OSHEE-në parashikon dy alternativa kryesore për shlyerjen e detyrimeve: pagesën e menjëhershme, e cila shoqërohet me reduktime më të larta të kamatëvonesave, dhe pagesën me këste, që u mundëson abonentëve ta shlyejnë detyrimin në një periudhë më të gjatë.

Klientët familjarë përfitojnë reduktim prej 70% të kamatëvonesave, ndërsa për klientët jofamiljarë parashikohet një ulje prej 50%. Lehtësia më e madhe është parashikuar për bizneset e vogla, të cilat përfitojnë faljen 100% të kamatëvonesave në rast se likuidojnë të gjithë detyrimin me një pagesë të vetme.

Kjo skemë u jep bizneseve të vogla mundësinë të mbyllin menjëherë detyrimet ndaj furnizuesit të energjisë elektrike, duke shmangur kostot shtesë që lidhen me kamatëvonesat.

Pagesa me këste deri në 240 muaj për kategoritë e veçanta

Skema e aktmarrëveshjeve përfshin të gjitha kategoritë e klientëve që kanë detyrime të krijuara deri në fund të vitit 2024. Megjithatë, për disa kategori në kushte të veçanta ekonomike dhe sociale, lehtësitë shtrihen edhe mbi detyrimet e krijuara gjatë vitit 2025.

Konkretisht, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë mund të përfshijnë në aktmarrëveshje edhe detyrimet e vitit 2025. Për këta abonentë është përcaktuar një këst minimal prej 1,200 lekësh në muaj, ndërsa shlyerja e detyrimeve mund të shtrihet deri në 240 këste.

Kusht për përfitimin e kësaj lehtësie është që klientët të mos krijojnë detyrime të reja të papaguara gjatë vitit 2026. Kërkesa synon të sigurojë që, paralelisht me shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, abonentët të vijojnë të paguajnë rregullisht faturat e reja të energjisë elektrike.

Ndërkohë, për klientët buxhetorë, jobuxhetorë dhe bizneset, afatet e shlyerjes janë përcaktuar nga 24 deri në 120 këste. Numri i kësteve përcaktohet në varësi të vlerës së detyrimit që duhet likuiduar, duke u dhënë klientëve mundësinë ta ndajnë pagesën në një periudhë më të gjatë kohore.

Skemë e veçantë edhe për faturat korrektive dhe sistemuese

Përveç detyrimeve të zakonshme të papaguara, OSHEE Group ka miratuar edhe një skemë të posaçme për faturat korrektive, përmbledhëse dhe sistemuese. Në këtë kategori përfshihen edhe rastet që lidhen me demontimin ose testimin e matësve të energjisë elektrike, si dhe detyrimet që burojnë nga energjia e akumuluar në matës.

Për këto raste, klientët kanë mundësi të lidhin aktmarrëveshje dhe t’i shlyejnë detyrimet deri në 24 këste. Edhe në këtë kategori, klientët që zgjedhin likuidimin e menjëhershëm të detyrimit përfitojnë reduktim të kamatëvonesave, sipas kushteve të përcaktuara në skemë./Monitor

OSHE

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin