30 October 2026, 07:30
Nga G.M

Shkodra parashikohet të jetë destinacioni kryesor për mbetjet e 21 bashkive në të gjithë vendin, të cilat shtrihen në një të tretën e territorit të Shqipërisë. Sipas projektbuxhetit 2027, drejt zonës së menaxhimit të mbetjeve Shkodër do të orientohen jo vetëm bashkitë e veriut, por edhe ato të qarqeve Elbasan dhe Fier, që ndodhen qindra kilometra larg.
Të dhënat tregojnë se 34% e bashkive të vendit që përfaqësojnë gjithashtu një të tretën e territorit të vendit do të depozitojnë mbetjet në Bashkinë e Shkodrës dhe për këtë do të marrin financime shtesë na buxheti i shtetit. Përveç problemeve mjedisore në kryeqendrën e Veriut , menaxhimi i mbetjeve në këtë mënyrë do të ketë një kosto të jashtëzakonshme të transportit, psh nga Librazhdi në Shkodër, duke marrë ne konsideratë edhe trafikun e rënduar. Një kamioni që niset nga Përrenjasi me mbetej i duhet të qëndrojë disa orë në trafikun e Elbasanit dhe me tej disa te tjera në Tiranë dhe në Lezhë.
Sipas planit të qeverisë 21 bashki janë përfshirë në zonën e menaxhimit të mbetjeve Shkodër. Ato përfaqësojnë 34.4% të bashkive të Shqipërisë dhe shtrihen në rreth 9,625 kilometra katrorë, ose afërsisht 33.5% të territorit kombëtar. Në grupin e parë përfshihen bashkitë Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Lezhë dhe Kurbin. Por lista zgjerohet edhe me bashkitë Librazhd, Elbasan, Rrogozhinë, Peqin, Cërrik, Belsh, Përrenjas dhe Gramsh, të cilat sipas dokumentit do të financohen për transportin e mbetjeve drejt zonës së Shkodrës. Të njëjtin destinacion kanë edhe bashkitë Fier, Lushnjë, Roskovec, Patos, Divjakë dhe Mallakastër.
Përfshirja e bashkive të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut në zonën e menaxhimit të mbetjeve Shkodër ngre pikëpyetje për mënyrën e organizimit të transportit, distancat që duhet të përshkojnë mjetet dhe kostot financiare që do të krijohen për pushtetin vendor, për shkak edhe të kaosit në trafik.
Fondet shtesë për transportin e mbetjeve drejt Shkodrës do të akordohen në formën e transfertës së pakushtëzuar sektoriale. Shpërndarja sipas bashkive është mbështetur në dy kritere, sasinë vjetore të mbetjeve dhe kostot shtesë të transportit drejt pikave fundore të grumbullimit dhe përpunimit.
Kjo nënkupton se buxheti i shtetit do të mbështesë financiarisht transportin e mbetjeve, por bashkitë do të duhet të kontribuojnë edhe me të ardhurat e tyre për të përballuar kostot.
Përveç Shkodrës, dokumenti përcakton zonën e menaxhimit Tiranë për gjashtë bashki, Krujë, Durrës, Vorë, Kamëz, Shijak dhe Kavajë. Në zonën e Gjirokastrës përfshihen dhjetë bashki, ndërsa gjashtë bashki të tjera janë orientuar drejt zonës së menaxhimit Korçë./Monitor
shkoder
Ekonomi
30 October 2026, 07:29
G.M
Si drejtues financiar, e shoh paketën fiskale 2027 më pak si çështje normash dhe më shumë si çështje zbatimi. Ka n&...
Ekonomi
29 October 2026, 08:52
G.M
Shoqata Shqiptare e Turizmit ATA, në një deklaratë për shtyp shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me Projekt-Vendimin e...
Ekonomi
29 October 2026, 08:50
G.M
Fondi i sigurimeve shëndetësore, që financon një pjesë të madhe të funksionimit të spitaleve, qendrave shënde...
Ekonomi
28 October 2026, 07:16
E.d
Foto ilustruse
Aleanca e Profesionistëve të Lirë shpreh shqetësimin se Paketa Fiskale 2027 nuk garanton koherencë të mjaftueshme...
Ekonomi
27 October 2026, 12:40
I.A
TIRANË- Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë ...
Ekonomi
27 October 2026, 11:00
I.A
TIRANË- Rritja ekonomike në vendet e Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në vitin 2026 dhe të forcohet më tej ...
Ekonomi
27 October 2026, 10:55
I.A
TIRANË- Me paketën e re fiskale, qeveria propozon ndryshime edhe në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për bizneset. Nga...
Ekonomi
27 October 2026, 10:53
I.A
TIRANË- Paketa e re fiskale parashikon një rritje të barrës tatimore për bizneset vitin e ardhshëm, përmes rritjes së t...
Ekonomi
25 October 2026, 08:32
Foto ilustruese
TIRANË- Nëse shihni zhvillimet në tregjet financiare, tabloja që shfaqet është e pazakontë. I...
Ekonomi
25 October 2026, 08:00
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria renditet në fund të Europës për numrin e të diplomuarve me doktorate në fushat e shk...