21 November 2026, 19:06
Nga E.d
Foto ilustruse
EL SALVADOR- Tre ushtarë nga El Salvadori kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një shpërthimi në një kamp ushtarak në Haiti. Ngjarja ndodhi gjatë trajtimit të eksplozivëve nga efektivët, ndërsa lajmi u konfirmua të premten nga Forcat e Armatosura të El Salvadorit. Ushtari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas njoftimit fillestar të ushtrisë salvadoriane në platformën X, katër pjesëtarë të personelit ushtarak u prekën nga shpërthimi në një prej kampeve ku janë dislokuar trupat e vendit. Fillimisht u raportua për dy viktima dhe dy të plagosur, por në një përditësim të mëvonshëm autoritetet konfirmuan se njëri prej të plagosurve ndërroi jetë nga plagët e marra, duke e çuar në tre numrin e viktimave.
Ushtarët ishin pjesë e një misioni ndërkombëtar në Haiti, ku El Salvadori ka dërguar rreth 2 mijë efektivë me urdhër të presidentit Nayib Bukele, për të ndihmuar në përballimin e situatës së sigurisë në vend. Këto janë viktimat e para të regjistruara nga radhët e kontingjentit salvadorian që prej nisjes së operacionit rreth një muaj më parë. Autoritetet nuk kanë bërë ende publike identitetet e viktimave apo kohën e saktë të shpërthimit./Dosja.al
ushtarë El Salvador efektivë
Bota
21 November 2026, 18:55
E.d
Foto ilustruse
INDI- 18 persona kanë humbur jetën dhe mbi 180 të tjerë janë shtruar në spital në shtetin Manipur, në v...
Bota
21 November 2026, 18:43
E.d
Christian Emmanuel Sanon
SHBA- Një pastor në Florida është shpallur fajtor për të tetë akuzat që rëndonin ndaj ti...
Bota
21 November 2026, 18:33
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se synon të arrijë një marrëveshje afatgjatë me Iranin, e ci...
Bota
21 November 2026, 18:26
e.d
Mark Rutte
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se Aleanca do të mbrojë çdo centimetër të...
Bota
21 November 2026, 17:59
E.d
Foto ilustruse
Shumicën e pasditeve, pas përfundimit të mësimit, një studente e vitit të parë të dizajnit grafik sh&eu...
Bota
21 November 2026, 17:42
E.M
ANGLI- Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka folur mbi përballjen e saj me kancerin dhe rrugëtimin që e çoi drejt “triumfit&r...
Bota
21 November 2026, 17:37
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Dy anije cisterna që transportonin naftë janë goditur nga predha me origjinë të panjohur teksa po lundronin...
Bota
21 November 2026, 17:22
E.d
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka rikonfirmuar dëshirën e Kievit për t'u bërë pjesë e NAT...
Bota
21 November 2026, 17:16
E.M
ITALI- Një prej figurave më të rëndësishme të shtëpisë së famshme italiane të bizhuterive Bulgari, Paolo...
Bota
21 November 2026, 17:11
E.d
Foto ilustruse
FINLANDA- Një anije mallrash ruse është përfshirë nga flakët në Gjirin e Finlandës, duke shkaktuar shqe...