24 November 2026, 16:30
Nga G.M
Dronë
UKRAINA- Komponentë elektronikë të prodhuar në SHBA dhe Evropë, madje edhe gjatë vitit 2026, janë zbuluar në dronët rusë të përdorur kundër Ukrainës. Zbulimi ngre shqetësime për mënyrën se si Moska vijon të sigurojë teknologji perëndimore, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare. Në një dron rus të tipit Geran-4, të rrëzuar në rajonin e Kievit, u identifikuan afro 100 komponentë të prodhuar jashtë Rusisë.
Shtatë prej 12 pjesëve me kode prodhimi rezultonin të prodhuara gjatë vitit 2026. Mes tyre kishte komponentë nga kompani amerikane si CTS Corporation dhe Vishay Intertechnology, si dhe nga kompania franko-italiane STMicroelectronics. Një tjetër zbulim lidhet me tetë karta SIM të kompanisë lituaneze Pildyk, të gjetura në dronë rusë. Ato dyshohet se përdoreshin për transmetimin e vendndodhjes dhe imazheve gjatë fluturimit.
Ukraina ka identifikuar gjithsej mbi 16 mijë komponentë të huaj në dronët dhe raketat ruse, të prodhuar në më shumë se 30 vende. Kievi kërkon kontrolle më të rrepta mbi zinxhirët e furnizimit dhe ndëshkimin e ndërmjetësve që ndihmojnë në dërgimin e teknologjisë perëndimore drejt Rusisë, përmes kompanive të treta dhe rrjeteve që shmangin sanksionet./Dosja.al
ukraine rusi-ukraine
Bota
24 November 2026, 16:22
G.M
Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni
LIBI- Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe bashkëshortja e tij, Carla Bruni, do të përballen s&eu...
Bota
24 November 2026, 15:59
E.M
ANGLI- Dy persona janë arrestuar në Britani, pasi dyshohet se kanë hyrë në rezidencën verore të Princit ëilliam dhe bas...
Bota
24 November 2026, 15:51
G.M
Gandy Eisenkot
IZRAEL- Partia Yashar e Gandy Eisenkot po shqyrton një marrëveshje me formacionin ultra-ortodoks United Torah Judaism (UTJ), e cila...
Bota
24 November 2026, 15:50
E.M
GAZA- Naim Abu Nahal, Kreu i shërbimit të sigurisë së brendshme të Hamasit në Gaza, është vrarë nga një sulm ...
Bota
24 November 2026, 15:36
G.M
Putin
RUSI- Shqetësimet për sigurinë e Evropës po shtohen për shkak të sulmeve hibride, sabotimeve dhe provokimeve ushtar...
Bota
24 November 2026, 15:31
E.M
TURQI- Një automjet i tonazhit të rëndë është fundosur në një gropë pas shembjes së një pjese të pa...
Bota
24 November 2026, 14:58
E.M
RUSI- Ministri i jashtëm i Ukrainës ka njoftuar këtë të martë se një sulm me dron kundër një anijeje ushtarake dhe...
Bota
24 November 2026, 14:53
G.M
pamje
SHBA- Një 13-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga një oficer policie gjatë një kontrolli rrugor...
Bota
24 November 2026, 14:51
E.M
BRITANI- Britania ka njoftuar këtë të martë sanksione kundër grupit Huthi të Jemenit dhe katër zyrtarëve të tij pa...
Bota
24 November 2026, 14:45
E.M
STAMBOLL- Një zbulim arkeologjik ka nxjerrë në dritë një prej monumenteve më të famshme në botë. Pas vitesh kë...