24 November 2026, 15:51
Nga G.M
Gandy Eisenkot
IZRAEL- Partia Yashar e Gandy Eisenkot po shqyrton një marrëveshje me formacionin ultra-ortodoks United Torah Judaism (UTJ), e cila parashikon ruajtjen e përjashtimeve nga shërbimi ushtarak për burrat që studiojnë në shkollat fetare. Propozimi synon të sigurojë mbështetjen e partive ultra-ortodokse për formimin e një qeverie të re, por përbën një ndryshim të rëndësishëm nga qëndrimet e mëparshme të Eisenkotit, i cili kishte premtuar kufizimin e përjashtimeve nga ushtria.
Plani parashikon heqjen e kuotave të detyrueshme të rekrutimit, ndërsa rabinët do të inkurajojnë të rinjtë që nuk janë të angazhuar në studimin e Torës të kryejnë shërbimin ushtarak. Gjithashtu, synohet forcimi i kontrolleve në shkollat fetare, përfshirë identifikimin biometrik, për të shmangur regjistrimet fiktive. Megjithatë, propozimi ngre pikëpyetje ligjore, pasi në qershor 2024 Gjykata Supreme e Izraelit vendosi se burrat ultra-ortodoksë që plotësojnë kushtet duhet të rekrutohen, duke i dhënë fund përjashtimit të përgjithshëm shumëvjeçar.
Ndërkohë, deputetët e UTJ-së kërkojnë miratimin e udhëheqësve të tyre fetarë për të nisur negociatat zyrtare. Kreu i partisë, Yaakov Asher, ka mohuar se është arritur ndonjë marrëveshje, duke deklaruar: "Raportet për përparim në negociata nuk korrespondojnë me realitetin".
Një propozim i mëparshëm i Eisenkotit, që parashikonte përjashtime për vetëm 3% të çdo grupmoshe të rekrutëve, ishte refuzuar nga udhëheqësit fetarë. Çështja e shërbimit ushtarak mbetet një nga pengesat kryesore në negociatat për formimin e qeverisë, pasi Eisenkot duhet të gjejë një kompromis me partitë ultra-ortodokse pa humbur mbështetjen e aleatëve të tjerë politikë./Dosja.al
Gandy Eisenkot
Bota
24 November 2026, 15:50
E.M
GAZA- Naim Abu Nahal, Kreu i shërbimit të sigurisë së brendshme të Hamasit në Gaza, është vrarë nga një sulm ...
Bota
24 November 2026, 15:36
G.M
Putin
RUSI- Shqetësimet për sigurinë e Evropës po shtohen për shkak të sulmeve hibride, sabotimeve dhe provokimeve ushtar...
Bota
24 November 2026, 15:31
E.M
TURQI- Një automjet i tonazhit të rëndë është fundosur në një gropë pas shembjes së një pjese të pa...
Bota
24 November 2026, 14:58
E.M
RUSI- Ministri i jashtëm i Ukrainës ka njoftuar këtë të martë se një sulm me dron kundër një anijeje ushtarake dhe...
Bota
24 November 2026, 14:53
G.M
pamje
SHBA- Një 13-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga një oficer policie gjatë një kontrolli rrugor...
Bota
24 November 2026, 14:51
E.M
BRITANI- Britania ka njoftuar këtë të martë sanksione kundër grupit Huthi të Jemenit dhe katër zyrtarëve të tij pa...
Bota
24 November 2026, 14:45
E.M
STAMBOLL- Një zbulim arkeologjik ka nxjerrë në dritë një prej monumenteve më të famshme në botë. Pas vitesh kë...
Bota
24 November 2026, 14:41
G.M
Taylor Swift
SHBA- Ish-kreu i Mossadit, David Barnea, ka zbuluar rolin e inteligjencës izraelite në parandalimin e një sulmi terrorist të...
Bota
24 November 2026, 14:25
G.M
Putin dhe Trump
SHBA- Nevoja për një ndryshim rrënjësor të strategjisë amerikane për t'i dhënë fund luftës n...
Bota
24 November 2026, 14:16
G.M
Pedro Sánchez
SPANJË- Spanja po përgatitet për një garë të rëndësishme zgjedhore, ku përballë një...