LIVE UPDATES
Bota

 Zbulohen tunele misterioze në Shën Sofi në Stamboll/ Struktura nëntokësre ka një histori rreth 1,500-vjeçare

Bëhet fjalë për struktura nëntokësore të Shën Sofisë që shtrihen në disa qindra metra dhe që mund të vazhdojnë edhe për kilometra të tjerë.

24 November 2026, 14:45 Nga E.M

 Zbulohen tunele misterioze në Shën Sofi në Stamboll/

STAMBOLL- Një zbulim arkeologjik ka nxjerrë në dritë një prej monumenteve më të famshme në botë. Pas vitesh kërkime një rrjet i gjerë tunelesh dhe hapësirash nëntokësore është zbuluar nën Shën Sofinë në Stamboll. Bëhet fjalë për struktura nëntokësore të Shën Sofisë që shtrihen në disa qindra metra dhe që mund të vazhdojnë edhe për kilometra të tjerë.

Zbulimi është bërë gjatë punimeve të konservimit dhe restaurimit të monumentit, ndërsa studiuesit besojnë se disa prej këtyre strukturave janë më të vjetra se vetë ndërtesa aktuale, e ndërtuar në vitin 537 pas Krishtit.    

Shën Sofia, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ka një histori rreth 1,500-vjeçare. Ajo u ndërtua fillimisht si kishë me urdhër të perandorit Justiniani I, më pas u shndërrua në xhami, muze dhe që prej vitit 2020 përdoret sërish si xhami.

Zbulimi nisi në fillim të vitit 2025, kur gjatë punimeve të pastrimit në bodrumet e harkuara, në zonën ku dikur ndodhej oborri i atriumit, u evidentuan struktura nëntokësore që nuk njiheshin më parë.

Që prej asaj kohe, ekipet kanë punuar për pastrimin, dokumentimin dhe ruajtjen e tyre, duke zbuluar tunele, kanale uji, dhoma të harkuara, një strukturë varrimi dhe një kalim që dyshohet se lidhet me një rrugë romake të shekullit të pestë.

Janë hequr rreth 3 mijë ton mbeturina, zbulohen nëntë tunele. Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Turqisë, deri më tani nga infrastruktura nëntokësore janë hequr afro 3 mijë ton mbeturina.

Janë identifikuar gjashtë dhoma të lidhura përmes nëntë tuneleve, ndërsa rreth 420 metra kalime nëntokësore janë pastruar dhe dokumentuar. Një prej tuneleve më të gjata arrin në afro 600 metra, ndërsa ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që rrjeti të jetë shumë më i gjerë.

Një prej kalimeve të zbuluara dyshohet se lidhet me një rrugë romake. Ai shtrihet paralelisht me fasadën hyrëse të Shën Sofisë, duke nisur pranë Medresesë Fatih dhe duke vazhduar drejt hyrjes së vizitorëve. Dyshohet se disa struktura janë më të vjetra se vetë Shën Sofia.

Një tjetër pjesë me rëndësi të veçantë është hipogeumi romak, një strukturë nëntokësore varrimi, që ndodhet në zonën e njohur si Kopshti i Vezirit. Gjatë punimeve të pastrimit, ekipet kanë zbritur deri në pesë metra nën sipërfaqen e mbuluar me baltë. Sipas ministrit Ersoy, kjo pjesë mund t’i përkasë një periudhe më të hershme se ndërtimi i Shën Sofisë së sotme.

Kjo do të thotë se nën monument mund të ruhen gjurmë të disa periudhave të ndryshme historike, duke ofruar të dhëna të reja për zhvillimin e Kostandinopojës, siç njihej dikur Stambolli. Përveç ruajtjes dhe studimit të tyre, autoritetet turke synojnë që një pjesë e këtyre hapësirave nëntokësore të bëhen të aksesueshme për publikun.

Historiani dhe udhërrëfyesi turistik Hasan Barış Partal e cilëson zbulimin si një prej zhvillimeve më të rëndësishme të viteve të fundit për turizmin kulturor në Stamboll. Ai e krahasoi përvojën e mundshme të eksplorimit të tyre me zbritjen në shpellat e Vatikanit, poshtë Bazilikës së Shën Pjetrit, ku ndodhen varret e shumë papëve.

Zbulimet e fundit tregojnë se historia e Shën Sofisë mund të jetë edhe më e ndërlikuar nga sa dihej deri më tani, ndërsa kërkimet nëntokësore pritet të zbulojnë të tjera sekrete të këtij monumenti mijëravjeçar./Dosja.al 

Stamboll

Sondazh

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

Policia e qëlloi me plumb gome në sy gjatë protestave, Erion Vishkulli paraqitet për të dëshmuar...

Spiropali: Rama ose të bëhet burrë e të mbajë përgjegjësi ose të ikë

Spiropali: Po kam folur, në interes të Shqipërisë dhe qeverisë si Ministre e Jashtme

Spiropali: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh, jam e gatshme të marrë pjesë

Hetimi nga SPAK, Spiropali: Kallëzim anonim dhe luftë politike, nuk më bëjnë dot shantazh

Spiropali: Nuk janë mollët dhe dardhat problemi, por baçja e kontaminuar

Çështja Balluku, Spiropali: Isha një nga dy deputetët që nuk votova me grupin e PS, mora kritika

Spiropali: 40 vetë as e kanë ngritur dorën në mbledhjen e grupit parlamentar

A do të krijoni parti të re? Spiropali: Jam socialiste e bindur, do bëj betejën time

Spiropali pas shkarkimit nga grupi i PS-së: Vendime nul, nuk pati votim

Elisa Spiropali: Pushteti është ekstremisht i përqëndruar te një dorë

Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS-së: Po e marr si dekoratë, ata që duhet të ikin...

Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshime se flakët nisën nga një kosh mbeturinash

Hynin në banesa dhe kryenin grabitjet për 10 minuta, arrestohen tre shqiptarë në Spanjë...

"Bandat do të përfundojnë para ligjit"/ Berisha: Nuk ka zgjedhje në kushtet e partisë shtet

"Fjalën e fundit e ka sovrani"/ Berisha i drejtohet Ramës: 28 Nëntori po vjen!

Bylykbashi largohet nga drejtimi politik i PD-së në Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha

Pas plagosjes me thikë, alarm në Fier! Një tjetër person kapet në kamera me thikë në dorë

178 ditë tubim/ Protestuesit grumbullohen para godinës së Kryeministrisë

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë...

Spiropali u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS, Balla: Më vjen keq që duhet të shkonim...

Rama: Qytetari do njoftohet në E-Albania! Së shpejti policët dhe inspektorët e terrenit

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi