24 November 2026, 14:53
Nga G.M
pamje
SHBA- Një 13-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga një oficer policie gjatë një kontrolli rrugor në shtetin e Xhorxhias, SHBA. Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, më 22 nëntor, në parkingun e një qendre tregtare në Milledgeville. Sipas hetimeve paraprake, i mituri dyshohet se ishte përfshirë më herët në një grabitje të armatosur.
Ai ishte takuar me katër persona nga Macon për të blerë një armë, por gjatë takimit ata dyshohet se tentuan ta grabisnin. Gjatë përplasjes, 13-vjeçari hapi zjarr dhe plagosi njërin prej tyre. Pas ngjarjes, i mituri u largua me automjet, i cili u lokalizua më vonë nga policia në parkingun e qendrës tregtare.
Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, njëri prej tyre qëlloi ndaj 13-vjeçarit, duke e plagosur me një plumb. Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua edhe një armë zjarri. I mituri ishte i vetëdijshëm dhe komunikonte pas plagosjes. Ai u transportua në një spital në zonën e Macon, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Megjithatë, ende nuk është bërë e qartë se çfarë ndodhi konkretisht përpara se oficeri të qëllonte ndaj tij dhe nëse 13-vjeçari kishte tentuar të hapte zjarr ndaj policisë. Byroja e Hetimeve të Xhorxhias ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit./Dosja.al
Bota
24 November 2026, 14:51
E.M
BRITANI- Britania ka njoftuar këtë të martë sanksione kundër grupit Huthi të Jemenit dhe katër zyrtarëve të tij pa...
Bota
24 November 2026, 14:45
E.M
STAMBOLL- Një zbulim arkeologjik ka nxjerrë në dritë një prej monumenteve më të famshme në botë. Pas vitesh kë...
Bota
24 November 2026, 14:41
G.M
Taylor Swift
SHBA- Ish-kreu i Mossadit, David Barnea, ka zbuluar rolin e inteligjencës izraelite në parandalimin e një sulmi terrorist të...
Bota
24 November 2026, 14:25
G.M
Putin dhe Trump
SHBA- Nevoja për një ndryshim rrënjësor të strategjisë amerikane për t'i dhënë fund luftës n...
Bota
24 November 2026, 14:16
G.M
Pedro Sánchez
SPANJË- Spanja po përgatitet për një garë të rëndësishme zgjedhore, ku përballë një...
Bota
24 November 2026, 14:16
E. D
Jensen Huang
SHBA- Të hënën në mëngjes, Jensen Huang hyri në selinë e Nvidia-s në Santa Clara, i shoqëruar n...
Bota
24 November 2026, 13:59
G.M
Djali i liderit çeçen, Ali Kadyrov, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, 8 qershor 2024.
Ali Kadyrov, djali 19-vjeçar i lide...
Bota
24 November 2026, 13:34
G.M
Protestë para selisë së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Lozanë të Zvicrës - fotografi arkivi
Bashkimi Evropian ...
Bota
24 November 2026, 13:00
G.M
Selia e Komisionit Evropian në Bruksel
Serbia “me shumë gjasë” nuk do të harmonizohet me deklaratën përfundim...
Bota
24 November 2026, 10:31
E. D
SERBI- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkollën e Parë Teknike në Kraguje...