Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë, por familja
24 Nëntor, 12:44
...
Politike
"Duhet te merren kamerat"/ Spiropali: 40 vetë as e kanë ngritur dorën në mbledhjen e grupit parlamentar (VIDEO)
Gjatë konferencës për shtyp, Spiropali e cilësoi vendimmarrjen si individuale dhe ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si funksionojnë institucionet në Shqipëri.
25 November 2026, 11:40Nga I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka deklaruar se 40 deputetë socialistë nuk kanë ngritur dorën gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, ku u vendos për përjashtimin e saj. Gjatë konferencës për shtyp, Spiropali e cilësoi vendimmarrjen si individuale dhe ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si funksionojnë institucionet në Shqipëri.
Spiropali theksoi se integrimi europian nuk duhet të shihet thjesht si plotësim listash, por si respektim i standardeve, lirive dhe demokracisë. Ajo vuri në diskutim edhe respektin që gëzon sot institucioni i Kuvendit, duke e lidhur situatën me përqendrimin e pushtetit.
“Dje në mbledhjen e grupit parlamentar 40 vetë as e kanë ngritur dorën, kishte një legjitimim të një vendimmarrjeje individuale. Evropa nuk është një akt burokratik i plotësismit të disa listave, është standard, liri, kurajë për të ndryshuar situatën tënde, por sot a ka shanse ta ndryshosh kur përqendrimi i pushtetit është kaq i madh sa njerëzit ndihen të përjashtuar? Si i kemi sot institucionet? Gëzon respekt institucioni i Kuvendit?”, tha Spiropali./Dosja.al