25 November 2026, 11:28
Nga I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka deklaruar se pushteti në Shqipëri është përqendruar te një njeri, si në parti ashtu edhe në qeveri. Gjatë një konference për mediat, Spiropali ka pranuar se ka përgjegjësi edhe ajo në përqendrimin e pushtetit në duart e kryeministrit Rama. Një ditë pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së, Spiropali u shpreh se mban përgjegjësi për të shkuarën e saj politike, por edhe krenari për qëndrimet që ka mbajtur.
Ajo u ndal edhe te protestat e të rinjve, duke thënë se pakënaqësia e tyre lidhet me mungesën e legjitimitetit dhe të besimit te pushteti. Spiropali deklaroi se ishte ndër të parat që reagoi dhe se propozimi i saj për një “marrëveshje të re për Shqipërinë” nuk ishte një qëndrim kundër Partisë Socialiste, por një reagim që e kishte ndjerë në atë moment. Në përfundim, ajo paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet nëse Partia Socialiste nuk ndërmerr reforma.
“Kam dhe unë përgjegjësitë e mia në konsolidimin e pushtetit, të konsoliduar ekstremisht në një dorë, të partisë, qeverisë dhe të pushtetit të një njeriu. Kjo është përtej Edi Ramës dhe raportit personal, por është në themel të asaj që nxori në rrugë ata flamengot. Ishte ajo nevojë për të nxjerrë në rrugë ata të rinj. Janë më të forta se mungesa e legjitimitetit dhe e besimit, dhe kur kjo mungon, s’ka rëndësi sa mandate ke, mund t’i kesh të gjitha. E ka treguar historia botërore që pushtetet nuk mbahen nga muret, por nga respektimi i të drejtave. Mbaj edhe faj, por edhe krenari për të shkuarën time. Unë isha e para që reagova dhe një herë po e them, jo nga konvenienca politike, por se ashtu e ndjeva. Në atë moment, marrëveshja e re për Shqipërinë që unë propozova kishte elemente jo armiqësore për partinë time. Nuk dua të bëj parashikuesen, por më keq do të shkojë nëse ne nuk duam të reformohemi”, tha Spiropali./Dosja.al
elisa spiropali
Politike
25 November 2026, 11:20
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali e ka cilësuar si “dekoratë” përjashtimin e saj nga grupi parlamentar i Parti...
Politike
25 November 2026, 11:09
E. D
KOSOVË- Ambasada e Shqipërisë në Kosovë organizoi pritjen tradicionale me rastin e 28 Nëntorit, 114-vjetorit të shpalljes s&...
Politike
25 November 2026, 10:38
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir...
Politike
25 November 2026, 08:36
E. D
TIRANË- Tirana pret sot Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në ...
Politike
25 November 2026, 08:26
E. D
BRUKSEL- Liderët e Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Bruksel...
Politike
24 November 2026, 21:58
E.d
Blendi Klosi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi p...
Politike
24 November 2026, 19:45
G.M
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë takimit me demokratët në Durrës se vendi ndodhet n...
Politike
24 November 2026, 19:40
E.d
Oerd Bylykbashi
DURRËS- Oerd Bylykbashi ka njoftuar dorëzimin e detyrës si drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Durr&...
Politike
24 November 2026, 19:32
G.M
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përfshirjen e grupeve kriminale në ...
Politike
24 November 2026, 19:28
G.M
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të qeverisë për protestat e...