5 November 2026, 22:12
Nga E.d
Pamje nga vendngjarja
ITALI- 21-vjeçari Eduart Xhani, me shtetësi italiane dhe origjinë shqiptare, është marrë në pyetje nga gjyqtari hetues në repartin e psikiatrisë në spitalin e Breshias, pas vrasjes së nënës së tij, 39-vjeçares Meleqe Lusha. I riu dyshohet se ka pranuar autorësinë e krimit. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka treguar gjithashtu se kishte tentuar t'i jepte fund jetës përpara se të kryente vrasjen.
Sipas mediave italiane, përgjigjet e 21-vjeçarit për motivin e krimit kanë qenë të paqarta dhe konfuze. Për këtë arsye, pas vlerësimeve të para mjekësore, ai u transferua nga burgu në repartin e psikiatrisë, ku vijon të qëndrojë nën kujdesin e specialistëve. Ndërkohë, gjyqtari hetues ka rezervuar vendimin për vërtetimin e ligjshmërisë së ndalimit të tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në mbrëmjen e së martës, rreth orës 21:00, në banesën e familjes në Kiari, në provincën e Breshias. Xhani dyshohet se ndodhej në kuzhinë me nënën e tij, kur mori një thikë dhe e goditi disa herë në fytyrë dhe në kraharor, duke i shkaktuar vdekjen 39-vjeçares.
Pas vrasjes, 21-vjeçari u largua me automjetin e tij Audi dhe për afro dhjetë orë lëvizi nëpër provincat e Breshias dhe Kremonës, ndërsa kishte ende të veshura rrobat e ndotura me gjakun e nënës. Të mërkurën në mëngjes, rreth orës 07:00, ai u paraqit përpara kazermës së karabinierëve në Kremona dhe i rrëfeu efektivit ngjarjen. Ai nuk kishte precedentë penalë dhe njihej nga personat e afërt si një djalë i heshtur dhe i mbyllur në vetvete./Dosja.al
Eduart Xhani itali vrasje
Aktualitet
5 November 2026, 22:04
G.M
Pamje
GREQI- Një organizatë kriminale e dyshuar për zhvatje, kërcënime dhe sulme me granata në disa biznese në qendër ...
Aktualitet
5 November 2026, 21:55
E.d
Pamje
ITALI- Operacioni “Caveau 38” i Antimafias italiane ka goditur një organizatë kriminale të përbërë kryes...
Aktualitet
5 November 2026, 21:44
E.d
Pamje
SPANJA- Autoritetet spanjolle kanë kryer një operacion të madh antidrogë, ku kanë sekuestruar mbi 10 tonë kokain&eum...
Aktualitet
5 November 2026, 21:37
G.M
foto ilustruese
TIRANA- Të gjitha institucionet publike pritet të zbatojnë një sistem të unifikuar kontabiliteti, përmes t...
Aktualitet
5 November 2026, 21:32
E.d
Pamje
TIRANA- Një incident me protagonist gazetarin Osman Stafa ka ndodhur gjatë protestës së sotme pranë Kryeministrisë, ...
Aktualitet
5 November 2026, 21:11
E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Një 37-vjeçare shqiptare, e dyshuar si një nga figurat kryesore të një rrjeti të organizuar prost...
Aktualitet
5 November 2026, 21:04
E.d
Pamje
GJERMANI- Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, në kuadër të një operacioni të gjer&e...
Aktualitet
5 November 2026, 20:49
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Qeveria ka miratuar rregulla të reja për resortet turistike, duke përcaktuar se të paktën 60% e sipërfaqe...
Aktualitet
5 November 2026, 20:42
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Shoqëritë që operojnë në transportin publik qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës do...
Aktualitet
5 November 2026, 20:09
E.d
Foto ilustruse
MALIQ- Fermerët në fushën e Maliqit po përballen me vështirësi të mëdha në shitjen e prodhim...