17 November 2026, 11:16
Nga E.d
Prokuroria e Vlorës
VLORA- Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar një pasuri me vlerën rreth 7.5 milionë euro në pronësi të Gëzim Veliut, i cili dyshohet se ka përvetësuar përmes mashtrimit dhe shpërdorimit të besimit objektin dhe truallin e ish-Fabrikës së Miellit nr. 1 në qytetin e Vlorës. Në lidhje me këtë Veliu akuzohet për veprat penale ‘Mashtrimi me pasoja të rënda’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’.
Sipas hetimeve të nisura pas kallëzimit të tre shtetasve, bëhet me dije se personi nën hetim dyshohet se e ka regjistruar pronën në emrin e tij, në vend që ajo të figurojë si aset i shoqërisë tregtare që duhet ta zotëronte ligjërisht. Por, ky veprim ka cenuar interesat pasurore të ortakëve të tjerë të kompanisë, pasi i ka privuar nga e drejta mbi një pasuri e cila mbart një vlerë të konsiderueshme monetare.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se personi i dyshuar ka vijuar edhe me tjetërsimin e një pjese të pasurisë te dy shtetas të tjerë, pra duke e regjistruar në emër të tyre. Në kuadër të kësa, transaksionet dyshihet se janë kryer me qëllim fshehjen ose tjetërsimin e produkteve të veprimtarisë së paligjshme, duke ngritur dyshime edhe për pastrim parash. Në lidhje me këtë ai ka konsumuar edhe elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Njoftimi i plotë:
Dyshime për përvetësimin nëpërmjet mashtrimit të Fabrikës së Miellit, Prokuroria e Vlorës sekuestron 7.5 milionë euro pasuri të shtetasit G.V. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë u sekuestruan prona me vlerë 7.5 milionë euro të shtetasit G.V., i akuzuar për veprat penale ‘Mashtrimi me pasoja të rënda’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’ parashikuar nga nenet 143 dhe 287 të Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 1748, datë 28.11.2025, të regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetaseve A.C., V.Q., G.Z., rezultoi se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim G.V. ka përvetësuar përmes shpërdorimit të besimit objektin dhe truallin e pasurisë së paluajtshme “Fabrika e Miellit nr.1” në Vlorë, duke e regjistruar atë si të vetën dhe jo si aset të shoqërisë “P…..” sh.p.k. Kësisoj, nga ky përvetësim i paligjshëm, personi nën hetim G.V. ka cenuar interesat pasurore të ortakëve të tjerë të shoqërisë “P…..” sh.p.k. shtetaseve A.C., G.Z dhe V.Q.
Në vijim, rezultoi e provuar se personi nën hetim G.V. ka vijuar me tjetërsimin e një pjese të pasurisë së paluajtshme tek shtetasit K.B. dhe Xh. Ç., duke dyshuar se ka konsumuar edhe elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e parashikuar nga neni 287, pika 1, germa a) të Kodit Penal.
Për rrjedhojë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, kërkoi caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për pasuritë e mëposhtme:
a) Pasurinë e llojit “Ndërtesë” me sip. 950 m² ndodhur Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit G.V.;
b) Pasurinë e llojit “Njësi” me sip. 923 m², ndodhur në Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit G.V.;
c) Pasurinë e llojit “Truall” me sip. 2.832 m² ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit G.V.;
d) Pasurinë e llojit “Truall” me sip. 10.500 m² ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit G.V.;
e) Pasurinë e llojit “Truall” me sipërfaqe prej 2.172 m² (pjesë e objektit Fabrika e Miellit), Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit K.B.;
f) Pasurinë me nr.4/156 (depo nr. 1, depo nr. 2), me sip.1.263 m², Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit K.B.;
g) Pasurinë nr. 4/154+1- 2/1 (një pjesë të katit të dytë të depos së grurit) me sip.127 m², Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Xh. Ç., dhe
h) Pasurinë me nr. 4/158 (një pjesë trualli) me sip.25 m², Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Xh. Ç./Dosja.al
Vlorë mashtrimi fabrike
Aktualitet
17 November 2026, 10:28
E.d
Pamje
HAGA- Seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe katër të pandehurve të tjerë sapo ka nisur në Hagë. Në...
Aktualitet
17 November 2026, 10:21
E.d
Prokuroria e Posaçme
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për dy efektivët e policisë, të akuzuar p...
Aktualitet
17 November 2026, 10:03
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Organizatat shqiptaro-amerikane i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, përmes së...
Aktualitet
17 November 2026, 09:54
E.d
Foto ilustruese
TIRANA- Një tjetër person i kërkuar ndërkombëtarisht për përfshirje në trafikun e 485 kilogram&...
Aktualitet
17 November 2026, 09:22
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Një mësues i shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” në Korçë ësht...
Aktualitet
17 November 2026, 07:39
E.d
Pamje
Pensioni mesatar neto në Shqipëri kishte vetëm 19% të fuqisë blerëse të pensionit mesatar në Bashkimin Europian ...
Aktualitet
17 November 2026, 07:36
E.d
Foto ilustruse
Banka e Shqipërisë ka publikuar zyrtarisht rregulloren e re “Për tarifat e shkëmbimit për transaksionet e pagesa...
Aktualitet
17 November 2026, 07:33
E.d
Foto ilustruse
Qeveria propozon gjoba deri në 15 milionë lekë për shkeljen e kërkesave bazë të sigurisë kibernetike p&...
Aktualitet
17 November 2026, 07:31
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria është pjesë e një plani të ri rajonal që synon lidhjen e sistemeve të informacionit shën...
Aktualitet
17 November 2026, 07:19
E.d
Enver Robelli
TIRANA- Gazetari Enver Robelli ka reaguar lidhur me interpretimin e këngës nacionaliste serbe në Bruksel, duke kritikuar ...