LIVE UPDATES
Aktualitet

“Rama të japë dorëheqjen”/ Organizatat shqiptaro-amerikane i drejtojnë kryeministrit 10 kërkesa: Hetim për dhunën policore dhe fund arrestimeve arbitrare

Në letrën drejtuar Ramës, organizatat shqiptaro-amerikane kërkojnë edhe mbikëqyrje dhe hetime të pavarura ndërkombëtare për pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe mbrojtjen e SPAK-ut nga ndërhyrjet politike.

17 November 2026, 10:03 Nga E.d
“Rama të japë dorëheqjen”/ Organizatat
Foto ilustruse

TIRANA- Organizatat shqiptaro-amerikane i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, përmes së cilës parashtrojnë 10 kërkesa lidhur me situatën politike dhe protestat e zhvilluara në Shqipëri. Në dokument, ato kërkojnë që kreu i qeverisë të japë dorëheqjen, duke vendosur interesat e vendit mbi ato personale dhe duke mundësuar një tranzicion paqësor politik.

Ndër kërkesat kryesore janë ndalimi i përdorimit të forcës së tepruar nga Policia, dhënia fund e arrestimeve arbitrare, mbrojtja e protestuesve dhe e të miturve, si dhe identifikimi i qartë i punonjësve të policisë gjatë tubimeve. Organizatat kërkojnë gjithashtu pezullimin e legjislacionit të ri për protestat, duke e konsideruar atë kufizues për liritë dhe të drejtat qytetare.

Një tjetër kërkesë lidhet me publikimin, brenda 30 ditëve, të një raporti të plotë mbi ndërhyrjet policore që prej 13 tetorit 2026. Raporti, sipas tyre duhet të përfshijë rastet e përdorimit të forcës, armët dhe municionet e përdorura, numrin e arrestimeve, ndalimeve dhe personave të plagosur, si dhe masat disiplinore ndaj efektivëve të përfshirë. Po ashtu, kërkohet që viktimave të shkeljeve të pretenduara t'u sigurohet kompensim dhe ndihmë ligjore, mjekësore e psikologjike.

Në letrën drejtuar Ramës, organizatat shqiptaro-amerikane kërkojnë edhe mbikëqyrje dhe hetime të pavarura ndërkombëtare për pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe mbrojtjen e SPAK-ut nga ndërhyrjet politike. Ato u bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe institucioneve ndërkombëtare të angazhohen për respektimin e shtetit të së drejtës dhe mbështetjen e reformave demokratike në Shqipëri.

Letra e plotë:

Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama,

Ne, organizatat shqiptaro-amerikane të nënshkruara më poshtë, qëndrojmë të bashkuara në mbështetje të protestave paqësore, të të drejtave kushtetuese të protestuesve dhe thirrjeve të tyre për t’i dhënë fund korrupsionit, për më shumë transparencë, përgjegjshmëri politike dhe reforma.

Për më shumë se katër muaj, shqiptarët kanë protestuar pa incidente madhore, duke shprehur kërkesat e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike. Nëse do të ishit përgjigjur në kohë, përmes angazhimit dhe dialogut kuptimplotë, komuniteti ndërkombëtar do të kishte dëshmuar një demokraci të re në momentin e saj më të mirë, me qytetarë që ushtrojnë të drejtat e tyre dhe një qeveri që u përgjigjet shqetësimeve të tyre.

Në vend të kësaj, ai po dëshmon një krizë.

Që prej 13 tetorit 2026, tensionet janë përshkallëzuar në përplasje, plagosje të protestuesve dhe policëve, si dhe dëmtime të pronës. Në mënyrë shqetësuese, në vend që të tregoni vetëpërmbajtje, të ulni tensionet dhe të trajtoni shqetësimet e protestuesve, ju jeni përgjigjur me forcë joproporcionale, arrestime masive, kërcënime dhe intimidim.

Qeveria juaj më pas vendosi gjoba të rënda dhe ligje të reja kufizuese. Këto veprime kanë cenuar të drejtat civile, kanë ngjallur frikë, kanë thelluar mosbesimin e publikut dhe kanë nxitur trazira të mëtejshme.

Çdo qeveri ka detyrimin të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj dhe të ruajë rendin publik. Por këtë duhet ta bëjë brenda kufijve të ligjit.

Kushtetuta e Shqipërisë e përcakton ligjin si bazën dhe kufirin e të gjithë veprimtarisë shtetërore. Ajo ndalon torturën dhe trajtimin ose ndëshkimin mizor, çnjerëzor apo poshtërues. Ajo garanton barazinë përpara ligjit, lirinë e tubimit, shprehjes dhe lëvizjes, lirinë e shtypit, të drejtat e personave të ndaluar dhe të të akuzuarve, mbrojtjen ligjore falas për ata që nuk kanë mundësi financiare, procesin e rregullt ligjor, prezumimin e pafajësisë, mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtën e grevës, lirinë akademike, mbrojtjen e posaçme për fëmijët dhe kompensimin për viktimat e veprimeve të paligjshme shtetërore.

Ajo gjithashtu kërkon që çdo kufizim i këtyre të drejtave të përcaktohet me ligj, të jetë proporcional dhe të mos i tejkalojë kufijtë e përcaktuar nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në interes të paqes, drejtësisë dhe të ardhmes së Shqipërisë, ju bëjmë thirrje që të:

1. T’i jepni fund përdorimit të tepruar të forcës dhe intimidimit.

Ndaloni menjëherë përdorimin pa dallim dhe joproporcional të plumbave prej gome, topave të ujit dhe gazit lotsjellës kundër protestuesve dhe gazetarëve. Zvogëloni praninë e rëndë të forcave të policisë në protestat paqësore, për të cilën OKB-ja paralajmëron se mund të përshkallëzojë tensionet.

Ndaloni përdorimin e masave administrative për të ushtruar presion dhe për të frikësuar protestuesit paqësorë, përfshirë gjobat e rënda dhe ndalimet e udhëtimit pa vendime gjykate.

(Nenet 17, 22, 25, 38, 42, 47)

2. Të bëhet identifikimi i policisë.

Punonjësit e policisë duhet të mbajnë gjatë gjithë kohës shenja të qarta dalluese dhe dokument identifikimi, të njëjtin standard që tashmë u kërkohet qytetarëve.

(Nenet 4, 15)

3. T’u jepet fund arrestimeve arbitrare.

Lironi çdo person të ndaluar vetëm për shkak të pjesëmarrjes në protesta paqësore. Sigurohuni që çdo person i ndaluar të informohet menjëherë, në një gjuhë që e kupton, për arsyet e arrestimit të tij dhe të ketë akses të menjëhershëm te një avokat.

Siguroni një avokat falas për këdo që nuk ka mundësi ta përballojë financiarisht.

(Nenet 27, 28, 31, 42)

4. Mbroni të miturit.

Sigurohuni që pretendimet për brutalitet policor ndaj të miturve të hetohen në mënyrë të pavarur dhe që asnjë fëmijë të mos merret në pyetje nga autoritetet pa praninë e një prindi ose kujdestari ligjor, një avokati dhe një psikologu, siç e kërkon legjislacioni shqiptar dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve.

(Neni 54)

5. Pezulloni legjislacionin e ri për protestat.

I miratuar me dekret emergjence më 28 tetor 2026, pa debat parlamentar, ai vendos kufizime të gjera mbi tubimin, shprehjen dhe udhëtimin, të shoqëruara me gjoba të rënda.

Ky legjislacion nuk duhet të zbatohet deri në shqyrtimin e tij nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni i Venecias, si dhe deri në diskutimin e tij në Parlament.

(Nenet 17, 22, 38, 47, 101)

6. T’i jepet fund ndëshkimit pa gjyq.

Mos i vendosni qytetarët në një regjistër të “individëve të dhunshëm” dhe mos u mohoni atyre aksesin në transport, aeroporte dhe hotele pa një vendim fajësie nga gjykata.

Qytetarët meritojnë të njëjtin prezumim të pafajësisë që qeveria juaj ka kërkuar për zyrtarët e saj.

(Nenet 18, 30, 35, 38, 42)

7. Bëjeni publik dokumentacionin.

Brenda 30 ditëve, publikoni një raport të plotë mbi reagimin e policisë që prej 13 tetorit 2026, në përputhje me Udhëzimet e OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbi Armët me Fuqi më të Ulët Vdekjeprurëse në Zbatimin e Ligjit (2020) dhe Udhëzimet e OSBE-së/Komisionit të Venecias për Lirinë e Tubimit Paqësor.

Raporti duhet të përfshijë:

Urdhrat që kanë autorizuar përdorimin e forcës.

Një raport të detajuar për çdo incident dhe çdo rast të përdorimit të forcës.

Armët dhe municionet e përdorura.

Numrin e ndalimeve, kontrolleve të identitetit dhe kontrolleve fizike.

Të gjitha arrestimet, ndalimet dhe plagosjet.

Çdo masë disiplinore të marrë.

Ruani të gjitha dokumentet dhe provat përkatëse, përfshirë pamjet filmike dhe të gjitha komunikimet zyrtare, në çdo pajisje, qoftë përmes radios, telefonit, mesazheve, email-it apo aplikacioneve të komunikimit, në mënyrë që ato të mund të shqyrtohen në mënyrë të pavarur.

(Nenet 23, 35)

8. Lejoni mbikëqyrjen ndërkombëtare.

Jepuni hetuesve ndërkombëtarë akses të plotë. Krijoni për qytetarët një mënyrë të sigurt dhe të pavarur për të raportuar abuzimet.

Sigurohuni që çdo ankesë të dokumentohet dhe të hetohet në mënyrë të paanshme. Mbani përgjegjës personat që kanë kryer shkelje, përfshirë zyrtarët dhe drejtuesit që i kanë urdhëruar, nxitur ose toleruar ato.

(Nenet 15, 122)

9. Kompensoni dhe kujdesuni për viktimat.

Siguroni dëmshpërblim për të gjithë ata që i janë nënshtruar përdorimit të paligjshëm të forcës policore, ndalimit të paligjshëm apo shkeljeve të tjera të të drejtave të tyre civile.

Ofrojuni atyre ndihmë ligjore, mjekësore dhe psikologjike falas, përmes ofruesve të pavarur të këtyre shërbimeve.

(Nenet 44, 55)

10. Merrni përgjegjësi politike.

Vendosni interesat e Shqipërisë përpara interesave tuaja dhe riktheni besimin e publikut duke dhënë dorëheqjen.

Lehtësoni një tranzicion paqësor që krijon kushtet për reforma institucionale dhe zgjedhore, të cilat forcojnë të drejtat themelore dhe garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Si aleat i NATO-s, vend kandidat për në BE dhe anëtar i OKB-së, qeveria juaj është zotuar ndaj demokracisë, lirive individuale dhe shtetit të së drejtës. Ne presim që ju ta përmbushni këtë angazhim, të respektoni Kushtetutën e Shqipërisë dhe të bashkëpunoni plotësisht me Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), edhe kur hetimet e saj përfshijnë anëtarë të qeverisë suaj.

Ne gjithashtu u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe institucioneve ndërkombëtare që të mbështesin dhe të zhvillojnë hetime të pavarura mbi shkeljet e pretenduara të të drejtave dhe korrupsionin, si dhe të mbrojnë SPAK-un nga ndërhyrjet politike.

I nxisim ato të ofrojnë burimet e nevojshme dhe të përdorin çdo instrument diplomatik në dispozicion, përfshirë procesin e anëtarësimit në BE.

Ftojmë vëzhguesit ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut, avokatët dhe gazetarët që të vëzhgojnë dhe dokumentojnë zhvillimet në Shqipëri, dhe i bëjmë thirrje qeverisë suaj të garantojë sigurinë e tyre dhe aksesin e papenguar.

Ne vlerësojmë guximin e studentëve, pedagogëve, gazetarëve dhe qytetarëve që kanë dalë në rrugë për më shumë se pesë muaj. Shqiptaro-amerikanët qëndrojnë në krah të tyre dhe do të vazhdojnë të ngrenë zërin pranë qeverive dhe institucioneve ndërkombëtare derisa të drejtat e tyre të respektohen.

I nxisim ata të mbeten paqësorë, të vendosur dhe vigjilentë gjatë këtij momenti kritik për demokracinë e Shqipërisë.

Kjo krizë kërkon një zgjidhje politike dhe çdo zgjidhje politike kërkon sakrifica. Kjo sakrificë mund të vijë vetëm nga ata që drejtojnë./Dosja.al

edi rama organizata

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...