2 November 2026, 13:05
Nga E.M

TIRANË- Situata e krijuar nga protestat studentore dhe dhuna e ushtruar gjatë përplasjeve me Policinë ka shkaktuar debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Komisionin Parlamentar të Kulturës. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, akuzoi forcat e rendit për dhunë ndaj të rinjve, duke e cilësuar qeverinë përgjegjëse për situatën e krijuar. Ajo kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama dhe formimin e një qeverie tranzitore.
Në përgjigje, deputeti socialist Erjon Malaj akuzoi opozitën se po tenton të përvetësojë protestën dhe kauzën e studentëve, ndërsa u shpreh kundër çdo forme dhune gjatë tubimeve. Zhupa replikoi duke thënë se qeveria nuk mund t'u kërkojë studentëve dialog, pasi sipas saj, fillimisht i ka mashtruar dhe më pas ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Ndërkohë, deputeti socialist Arkend Balla solli në vëmendje protestën e së shtunës, duke u kujtuar deputetëve demokratë se ishin larguar prej saj.
Pjesë nga debati:
Zhupa: Edi Rama e ka humbur shansin për dialog kur i ka mashtruar, kur i ka masakruar. Nuk bën dialog syri me plumbin, qafa me shpatën. Nuk bën dialog me dhunë.
Malaj: Edhe pse studentëve ua vodhët kauzën, ata prapë jo nuk ju votojnë, por as nuk ju duan afër në protestë. Çdo kauzë e drejtë, si një pjesë e kërkesave të studentëve, patjetër duhet dëgjuar e përgjigjur, por në formë demokratike dhe jo duke goditur dyert me gurë e molotovë.
Balla: Ju përzunë nga protesta ditën e shtunë. Dërguat gjithë pedagogët ish-deputetë të PD-së, gratë e tyre. Menduat se qeveria rrëzohet me dhunë. Zgjedhjet janë para. Le të fitojë ai që është më i zoti”, tha Balla.
Zhupa: PD ka 14 vjet që proteston. Nuk ka arritje më të madjhe se popiulloi të protestojë vetë kundër qverisë. Ësjtë më i mad populli opozitar në pgjth se një parti. pD nuk ka imponuar dhe as do të imponojë ndonjëherë se si duhet bërë, kur apo të ketë monopolin e protestës. PD është në mbështetje të protestës së studentëve.Nuk vendos se kush është kundër jush. Nuk na ka ndaluar e as na ndalon njeri t’i japim masivitet protestës. Juve ju marrin me vezë kudo ku shkoni, thoni ju./Dosja.al
Ina Zhupa
Politike
2 November 2026, 10:51
E. D
TIRANË- Ish-administrator i kompanisë “ECO-ELB”, e cila menaxhon inceneratorin e Elbasanit, Leli Kaja është paraqitur n&e...
Politike
2 November 2026, 10:46
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij para godinës së SPAK tha se te dosja Arubës q&e...
Politike
2 November 2026, 10:39
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për zhvillimet politike në Serbi duke theksuar se ish-presidenti serb Ale...
Politike
2 November 2026, 10:31
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish SPAK si institucion në varësi të narkoshtetit duke th...
Politike
2 November 2026, 10:25
E. D
Bajram Begaj
TIRANË- Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes ven...
Politike
2 November 2026, 10:23
E. D
TIRANË- Komisioni i Ligjeve është mbledhur këtë të hënë, ku në rend dite është projektbuxheti i vitit 20...
Politike
2 November 2026, 09:59
E. D
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka evidentuar një sërë problematikash lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga IEVP Durrës n&e...
Politike
2 November 2026, 09:44
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të Ministres virtuale, ‘Diella’, e cila sipas tij do të ndihmoj&...
Politike
2 November 2026, 08:11
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjetër, në ...
Politike
1 November 2026, 20:57
E.d
Edi Rama dhe Gideon Sa’ar në Tiranë
Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, në Tiranë më 12 tetor...