24 November 2026, 14:41
Nga G.M
Taylor Swift
SHBA- Ish-kreu i Mossadit, David Barnea, ka zbuluar rolin e inteligjencës izraelite në parandalimin e një sulmi terrorist të planifikuar nga ISIS në koncertet e Taylor Swift në Vjenë, në gusht të vitit 2024. Gjatë një konference në Jerusalem, Barnea tregoi se informacioni fillestar për komplotin ishte siguruar nga shërbimet austriake të inteligjencës, të cilat kishin kontaktuar homologët izraelitë.
“Paralajmërimi fillestar për kërcënimin erdhi nga partnerët tanë austriakë”, deklaroi ai.
Sipas tij, Mossadi analizoi informacionet e siguruara dhe ndihmoi në identifikimin e rrjetit terrorist, duke çuar në arrestimin e personave të dyshuar.
"Që nga momenti që informacioni iu transmetua Mossadit, ne arritëm, duke përdorur aftësitë tona unike në përpunimin e informacionit, të zbulonim infrastrukturën e rrjetit dhe të çonim në arrestimin e bërthamës së organizatës ndërkombëtare xhihadiste ne parandaluam vrasjen masive të ndoshta qindra burrave dhe grave të rinj evropianë.", tha ai.
Në gusht 2024, Taylor Swift kishte planifikuar tri koncerte në stadiumin Ernst Happel në Vjenë, më 8, 9 dhe 10 gusht. Megjithatë, autoritetet austriake zbuluan një komplot terrorist të lidhur me ISIS-in dhe organizatorët anuluan të tria shfaqjet për arsye sigurie. Sipas hetimeve, të dyshuarit planifikonin të sulmonin turmën me eksplozivë dhe armë të ftohta. I dyshuari kryesor kishte tentuar edhe të ndërtonte një pajisje shpërthyese.
Në maj të vitit 2026, gjykata austriake dënoi 21-vjeçarin Beran A. me 15 vjet burg, ndërsa një tjetër 21-vjeçar, Arda K., u dënua me 12 vjet burg. Një adoleshent sirian u dënua gjithashtu në Gjermani me 18 muaj burg me kusht. Zbulimi i Barneas nxjerr në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes shërbimeve ndërkombëtare të inteligjencës në parandalimin e sulmeve terroriste që mund të shkaktojnë viktima masive./Dosja.al
Taylor Swift
Bota
24 November 2026, 14:25
G.M
Putin dhe Trump
SHBA- Nevoja për një ndryshim rrënjësor të strategjisë amerikane për t'i dhënë fund luftës n...
Bota
24 November 2026, 14:16
G.M
Pedro Sánchez
SPANJË- Spanja po përgatitet për një garë të rëndësishme zgjedhore, ku përballë një...
Bota
24 November 2026, 14:16
E. D
Jensen Huang
SHBA- Të hënën në mëngjes, Jensen Huang hyri në selinë e Nvidia-s në Santa Clara, i shoqëruar n...
Bota
24 November 2026, 13:59
G.M
Djali i liderit çeçen, Ali Kadyrov, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, 8 qershor 2024.
Ali Kadyrov, djali 19-vjeçar i lide...
Bota
24 November 2026, 13:34
G.M
Protestë para selisë së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Lozanë të Zvicrës - fotografi arkivi
Bashkimi Evropian ...
Bota
24 November 2026, 13:00
G.M
Selia e Komisionit Evropian në Bruksel
Serbia “me shumë gjasë” nuk do të harmonizohet me deklaratën përfundim...
Bota
24 November 2026, 10:31
E. D
SERBI- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkollën e Parë Teknike në Kraguje...
Bota
24 November 2026, 09:17
E. D
SHBA- “Hëna e Kastorit”, siç njihet ndryshe hëna e plotë e muajit nëntor, do të arrijë kulmin e saj sonte...
Bota
24 November 2026, 08:45
E. D
UKRAINË- Më shumë se 700 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftës gati pesëvjeçare në Ukrai...
Bota
24 November 2026, 08:35
E. D
DANIMARKË- Gjykata e Lartë e Danimarkësvendosi në favor të një shoqate banesash që kishte ndërprerë 91 k...