2 November 2026, 15:54
Nga I.A
Toni Gogu
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka pranuar se ka takuar Erion Veliajn në burgun e Fierit në mënyrë të fshehtë, por ka mohuar që t'i ketë përcjellë mesazhe kërcënuese nga kryeministri Edi Rama. Ditën e sotme mediat kanë publikuar një version të konfirmuar nga avokati i Veliajt, Plarent Ndreca se Gogu në emër të Ramës kishte kërcënuar Veliajn që të hiqte dorë nga drejtimi i Bashkisë Tiranë dhe t'ia delegonte atë njerëzve të propozuar nga ai.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gogu bëri të ditur se takimi është zhvilluar të premten, në kuadër të përgjegjësive të tij si ministër i Drejtësisë. Sipas tij, vizita kishte për qëllim njohjen me kushtet e trajtimit të Veliajt dhe dëgjimin e ankesave të ngritura publikisht nga avokati i tij, Plarent Ndreca.
Gogu theksoi se nuk ka asnjë mundësi që të ketë shqiptuar mesazhe të tilla, ndërsa shtoi se nuk dëshiron të besojë se ato janë thënë apo shkruar nga vetë Veliaj.
Postimi i plotë:
Më vjen thellësisht keq për të pavërtetat që janë publikuar sot lidhur me vizitën time në IEVP Fier. Po, e kam takuar Erion Veliajn të premten. Në ushtrim të përgjegjësive të mia si Ministër i Drejtësisë, kam shkuar për t’u njohur me kushtet e trajtimit të tij dhe për të dëgjuar nga ai mbi ankesat e shprehura publikisht nga avokati i tij.
Me Erionin më lidh një miqësi shumë e hershme, të cilën e dinë të gjithë. Por dua të jem krejt i qartë: Nuk i gjej dot arsyet pse janë stisur ato të pavërteta dhe nuk dua ta besoj që i ka thënë apo shkruar Erioni. Kush më njeh e di se nuk ka asnjë shans, në këtë botë apo në tjetrën, që unë të shqiptoj “mesazhet” që më janë vënë në gojë. Jam vërtet i befasuar.
Kam shkuar për të dëgjuar shqetësimet e një njeriu pas një tymnaje mediatike dhe shqetësimeve të kuptueshme të kujtdo që shqetësohet kur flitet për liri e të drejta. Rrethanat e vizitës janë të dokumentuara dhe të verifikueshme. Për të tjerat, koha dhe e vërteta ecin dorë për dore.
Toni Gogu erion veliaj
Politike
2 November 2026, 15:49
E.d
Belind Këlliçi
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Pl...
Politike
2 November 2026, 14:39
E. D
KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kërkoi që Prokuroria Speciale të hetojë veprimet dhe mosvepri...
Politike
2 November 2026, 13:54
I.A
Adea Pirdeni
TIRANË- Ministrja për Administratën Publike Adea Pirdeni është ngatërruar me fjalët e saj ditën e sotme g...
Politike
2 November 2026, 13:53
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të "Shkallës së Meritës’ theksoi se në administrat&eu...
Politike
2 November 2026, 13:50
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama prezantoi mënyrën se si do të funksionojë “Shkalla e Meritës”, reforma...
Politike
2 November 2026, 13:46
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, listoi tre shtyllat kryesore mbi të cilat do të mbështetet Shkalla e Meritës në adm...
Politike
2 November 2026, 13:40
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendosja e shkallës së meritës në qendër të administratës publ...
Politike
2 November 2026, 13:33
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se administrata shqiptare është transformuar dhe sipas tij për këtë ka fa...
Politike
2 November 2026, 13:31
I.A
Veliaj, Rama dhe Gogu
FIER- Një takim i pazakontë pretendohet se ka ndodhur mes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogut dhe kryebashkiaku...
Politike
2 November 2026, 13:30
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, pas krijimit të Ministrisë së Administratës Publike, ka prezantuar sot një nism&eu...