LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi: Toni Gogu i çoi Veliajt në burg ofertën mafioze të Ramës, hiq dorë nga bashkia ose të kalb në burg

Ai e cilësoi këtë si një presion politik dhe shantazh të pretenduar ndaj Veliajt, duke e lidhur situatën me përplasjet brenda Partisë Socialiste për pushtetin dhe kontrollin politik.

2 November 2026, 15:49 Nga E.d
Këlliçi: Toni Gogu i çoi Veliajt në burg ofertën
Belind Këlliçi

TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Plarent Ndreca lidhur me një takim të pretenduar mes Toni Gogut dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit. Në një deklaratë publike, Këlliçi deklaroi se Gogu i ka përcjellë Veliajt një mesazh të kryeministrit Edi Rama, përmes të cilit i kërkohej të hiqte dorë nga Bashkia e Tiranës, në të kundërt do të përballej me pasoja përmes SPAK-ut.

Ai e cilësoi këtë si një presion politik dhe shantazh të pretenduar ndaj Veliajt, duke e lidhur situatën me përplasjet brenda Partisë Socialiste për pushtetin dhe kontrollin politik. Këlliçi u ndal edhe te historia e përballjes së Partisë Demokratike me Erion Veliajn, duke kujtuar protestat 44-javore dhe kallëzimet e depozituara në SPAK. Ai theksoi se pavarësisht kundërshtive politike me kryebashkiakun, të drejtat e tij themelore duhet të respektohen.

Deklarata e nënkryetarit të PD, Belind Këlliçi:

Të nderuar qytetarë,

Shprehja e Ramës ‘hëngshin kokat e njëri-tjetrit’ për grupet e ndryshme kriminale në vend, tashmë ka prekur vetë Organizatën mëmë kriminale, e ashtuquajtura “Rilindje”. Tanimë Rama e Veliaj po hanë kokat e njëri-tjetrit, në luftën e klaneve brenda ‘Rilindjes’ së kalbur, për pushtet dhe dominim politik.

Mediat kanë trajtuar sot gjerësisht deklaratën e të pandehurit Plarent Ndreca. Sipas këtij të fundit, të premtë në mesnatë, pastori Oltion Gogu, alias Toni Gogu, në rolin e zedhënësit të Kreut të Organizatës kriminale ‘Rilindja’, ka takuar në Burgun e Fierit kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D Erion Veliajn, ku i ka përcjellë një ofertë mafioze të kryeministrit, një lloj oferte që nuk mund të refuzohej, njëlloj si në rastin e filmit Kumbari.

Sipas Plarent Ndrecës, mesazhi ka qenë: “Hiq dorë nga bashkia ose do të të vë SPAK në shpinë dhe do të të kalb në burg!”. Ky ishte thelbi i një serie kërcënimesh të kreut të organizatës kriminale, për ish-bashkëpunëtorin e tij dhe kryebashkiakun e Tiranës, që e mori kryeqytetin me vota të vjedhura dhe para të krimit të organizuar.

Të dashur qytetarë,

Ju e dini historinë time dhe të demokratëve të Tiranës me Erion Veliajn. Ai mori një garë të manipuluar me vota të vjedhura dhe narkoeuro, por Partia Demokratike nuk iu nda për 44 javë me rradhë, me protesta të paprecedenta dhe disa padi në SPAK.
Sot ai është në qeli, edhe prej këmbënguljes sonë të përbashkët, të demokratëve dhe qytetarëve të Tiranës.

Megjithatë, duke ndarë kundërshtarin politik nga njeriu dhe të drejtat e tij themelore, nëse denoncimi i Plarent Ndrecës qëndron, ne e dënojmë shantazhin mafioz të kryeministrit Rama dhe i kërkojmë publikisht Oltion Gogut, të japë sqarime shteruese për këtë çështje.

Erion Veliaj duhet të përgjigjet përballë ligjit, dhe jo atyre që e përdorin ligjin për të mbajtur me çdo kusht pushtetin, për të shkatërruar si kundërshtarët politikë, por edhe ata brenda partisë.

Kërcënimi i Ramës për Veliajn nuk lidhet vetem me këta 2 krerë të narkoshtetit, dhe as me shërbëtorin e tyre që hera herës aktron si pastor, Oltion Gogun, alias Toni Gogu.

Aty del qartë fytyra e vërtetë e Organizatës Partnere të PS, SPAK, të cilën Rama, siç del në bisedë, e përdor si qen sulmi, për ata që kërkon të heqë qafe brenda partisë.

Tani e keni fare të qartë se kur ua ndërsen kështu SPAK-un të vetëve, si e ka përdorur atë kundër Partisë Demokratike dhe personalisht Sali Berishës. Kjo është drejtësia me regji të cilën ne kemi denoncuar prej vitesh.

Kjo është fytyra e vërtetë dhe e shëmtuar e narkoshtetit të parë në Europë, të themeluar nga Edi Rama. Ka vetëm një rrugëdalje: dorëheqje të Ramës, qeveri kujdestare dhe zgjedhje të lira e të ndershme! Ju faleminderit./Dosja.al

Belind Këlliçi

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...