15 November 2026, 15:31
Nga G.M
foto ilustruese
SHBA- Një defekt në sistemin e komunikimit të kontrollit të trafikut ajror shkaktoi kaos në aviacionin amerikan, duke detyruar autoritetet të pezullojnë për disa orë fluturimet në të gjithë vendin. Dyshimet paraprake përqendrohen te një ruter i instaluar gjatë punimeve të mirëmbajtjes nga kompania kontraktore L3Harris, e cila po zëvendësonte linjat e vjetra të komunikimit me kabllo bakri me teknologjinë e fibrave optike.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, pajisja mund të ketë mbingarkuar rrjetin duke gjeneruar më shumë se 1,000 tentativa lidhjeje çdo katër deri në pesë sekonda. Kjo shkaktoi paqëndrueshmëri në komunikimet me avionët dhe në të dhënat e radarëve, duke vënë në vështirësi sistemin e kontrollit të trafikut ajror. Përballë kësaj situate, autoritetet vendosën ndalimin e fluturimeve për arsye sigurie. Problemi preku 17 nga 22 qendrat e kontrollit të trafikut ajror në SHBA.
Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, bëri të ditur se ende nuk është përcaktuar nëse defekti erdhi si pasojë e një gabimi gjatë instalimit, një gabimi njerëzor apo një ruteri me probleme teknike. Ndërkohë, autoritetet kanë ngritur shqetësimin se incidente të ngjashme mund të përsëriten për sa kohë sistemi i komunikimit mbetet i vjetëruar. Administratori i FAA-së, Bryan Bedford, paralajmëroi se rrjeti do të vazhdojë të përballet me probleme derisa të zëvendësohet plotësisht infrastruktura e vjetër.
Ky incident ka rikthyer në vëmendje gjendjen problematike të teknologjisë së përdorur nga kontrolli ajror amerikan. FAA shpenzon rreth 1 miliard dollarë në vit për mirëmbajtjen e sistemit të vjetër, ndërsa Kongresi ka akorduar 12.5 miliardë dollarë për modernizimin e tij. Kompania L3Harris ka deklaruar se po bashkëpunon me autoritetet për të zbardhur shkaqet e incidentit. Deri më tani, ajo ka përfunduar më shumë se 70% të kalimit nga linjat e bakrit në sistemin me fibra optike./Dosja.al
shba
Bota
15 November 2026, 14:59
G.M
autori
SHBA- Një rast që ka shkaktuar reagime të forta në SHBA ka vënë në qendër të kritikave Universiteti...
Bota
15 November 2026, 14:12
Regjistrohesh diku për një periudhë prove falas që të shikosh një serial pasi të kesh mbaruar punën. Kalon një mua...
Bota
15 November 2026, 13:36
I.A
Është e rëndësishme të ruhen marrëdhënie të mira me fqinjët. Në fillim të nëntorit, ministri i Jash...
Bota
15 November 2026, 12:54
I.A
Bahreini tha se sistemet e tij të mbrojtjes ajrore kanë zmbrapsur disa sulme ajrore iraniane më 15 nëntor, pasi shpërthime dhe sirena ...
Bota
15 November 2026, 11:42
I.A
Zelensky
UKRAINË- Negociatorët amerikanë kanë hedhur idenë që Ukraina të tërheqë forcat e saj të mbetura nga...
Bota
15 November 2026, 09:56
I.A
SHBA- Kompania SpaceX ka arritur për herë të parë të kapë me sukses pjesën e sipërme të raketës gjigante Star...
Bota
15 November 2026, 09:20
I.A
IRAN- Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabul, kur autoritetet talibane të Afganistan...
Bota
15 November 2026, 08:47
I.A
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të shmangë vendimet e papritura gjat...
Bota
15 November 2026, 08:27
I.A
Më 10 nëntor, në orën 09:05 të mëngjesit, Turqia ndalon për dy minuta për të nderuar kujtimin e Mustafa Kemal Atat...
Bota
14 November 2026, 23:01
E.d
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se negociatorët amerikanë kanë pyetur p&eu...