LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kërcënimi i Veliajt faktoi se shteti është vetë mafia”/ Blushi përplaset me Manjën te “Ligjet”: Burgjet, instrument persekutimi politik

Gjatë fjalës së tij, Blushi kërkoi që agjenda e Komisionit të përqendrohet te respektimi i ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke akuzuar mazhorancën se nuk po përmbush detyrimet e saj institucionale.

3 November 2026, 13:28 Nga E. D
“Kërcënimi i Veliajt faktoi se shteti është vetë
Tedi Blushi

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve. Gjatë fjalës së tij, Blushi kërkoi që agjenda e Komisionit të përqendrohet te respektimi i ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke akuzuar mazhorancën se nuk po përmbush detyrimet e saj institucionale.

Ai u ndal veçanërisht te pretendimet e bëra publike nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me transferimin e tij nga burgu i Durrësit në atë të Fierit dhe pretendimet për kërcënime nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Deputeti i PL-së tha më tej se sistemi penitenciar po përdoret për persekutim politik dhe se SPAK është kthyer në një instrument presioni ndaj kundërshtarëve politikë të kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Tedi Blushit:

Do të uroja që kjo të ishte edhe shqetësimi kryesor i këtij Komision, nëse do të arrihej apo jo akordi për këtë cështje, por besoj se ky Komision, agjenda e këtij Komisioni, e kam theksuar dhe e ripërsëris, duhet të jetë garantimi i respektimit të plotë të ligjit, të Kushtetutës dhe të Konventës Europiane për të Drejtat  e Njeriut në Republikën e Shqipërisë, detyrë të cilën ju dhe ky Komision për fat të keq nuk po e kryeni. Jemi sot në kushtet kur kapja mafjoze e shtetit po përshkallëzohet dhe ka shkuar deri aty sa po rikonfirmohen tanimë edhe nga anëtarë të partisë tuaj, akuzat e drejta të opozitës sa i përket kapjes mafjoze të shtetit dhe mbi të gjitha faktit që Drejtësia, SPAKU është kthyer në një instrument politik, fakti që sistemi penitenciar është kthyer në një institucion të persekutimit politik.

Unë e kuptoj që të flasësh për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të flasësh për ligjin,  për Kushtetutën, për Konventën në këtë Komision, duket sikur flet për një botë që është mijëra vite dritë larg, por besoj se duhet të uleni të gjithë me këmbë në tokë. Kryetari në detyrë i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ai të cilin edhe ju e keni përqafuar dhe e keni mbështetur edhe ju personalisht, por edhe kolegët tuaj në këtë Komision, ka denoncuar një fakt  tronditës. Në fakt, janë disa fakte tronditëse që ai ka bërë publike. Ju nuk tronditeni se në kodet tuaja mafjoze këto janë situate normale, por të kërcënosh kryetarin e bashkisë së Tiranës, në një zyrë shteti, ti shkelësh atij të drejtat themelore dhe kjo nuk ka asnjë lidhje dhe nuk dua ta ngatërroj me qëndrimet e mia publike dhe politike ndaj tij, të cilave nuk ju heq asnjë presje, por fakti që mafja sot po ha kokën dhe ju po hani kokat e njëri – tjetrit kjo është cështja juaj, por pjesë e kësaj gostie nuk mund të bëhen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Është tronditës fakti që tanimë edhe kryetari në detyrë i bashkisë së Tiranës, i certefikuar si kryetar edhe nga gjykata, e duam apo nuk e duam Erjon Veliajn ai është sot Kryetari i bashkisë së Tiranës, ka denoncuar faktin që Ministri i Drejtësië, në zyrat e shtetit, në emër  dhe për llogari të Edi Ramës e ka kërcënuar në rast se ai do të vijonte të mbante ato qëndrime publike që po mban, duke e paralajmëruar madje se mund të kalbej edhe 100 vite të tjera në burg. Është kriminal fakti që ky Komision po bën spektatorin në kushtet kur institucioni apo më sakt sistemi penitenciar është kthyer në një institucion persekutimi politik. Nuk më intereson aspak lufta apo përplasja mes dy drejtuesve, deri dje kryesorë të kësaj mazhorance dhe as fakti që organizata juaj mafjoze po ha kokën apo po hani kokat e njëri – tjetrit, por ajo që më shqetëson është fakti që ky Komision vijon të bëjë sikur asgjë nuk po ndodh në vendin tonë dhe për më tepër kur shkelen në mënyrë flagrante liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Kur SPAK-u po konfirmohet që ka shërbyer si kallashnikov në duart e Edi Ramës, ose si kamzhik për të fshikulluar të gjithë kundërshtarët politikë të Edi Ramës. Ndaj ju kërkoj që ky Komision të dalë me një qëndrim, në qoftë se do të keni dhe do të ngriheni në lartësinë e detyrës që ju keni dhe ky Komision do të ngrihet në lartësinë e funksionit të tij që buron nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, sepse fakti që sot jut ë gjithë po heshtni dhe që rrini këtu kokë ulur, nuk mjafton, por duhet që ky Komision të dali me një qëndrim dhe ti propozojë Kuvendit një rezolutë në lidhje me faktin që sistemi penitenciar është kthhyer në një mekanizëm cnjerëzor të persekutimit politik dhe të faktit që tanimë edhe me gojën e Erjon Veliajt, SPAK-u po përdoret si kamzhik dhe kontrollohet 100% nga Edi Rama.

Unë e kam theksuar dhe vijoj të theksoj që vetëm shporrja juaj nga pushteti, shporrja me cdo cmim e Edi Ramës është e vetmja zgjidhje në një situatë ku për fat të keq po konfirmohet edhe me gojën tuaj dhe unë jam i bindur që edhe ju nesër do të jeni viktima të këtij sistemi kriminal që e ka zëvendësuar shtetin e së drejtës me një organizatë mafjoze, sikundër ju ka paralajmëruar prej kohësh edhe ish- Zv.Kryeministri juaj, Arben Ahmetaj, pork jo nuk mund të jetë dhe nuk mund të kthehet dot në një normalitet. Pra përpjekja juaj për të vendosur normalitet kapjen e shtetit nga mafja duhet të refuzohet ose jepni dorëheqjen të gjithë, shkrijeni këtë Parlament dhe jepini mundësinë qytetarëve të zgjedhin qeverinë që ata meritojnë. Shqipëria nuk mund të drejtohet nga një organizatë mafjoze që ka tejkaluar edhe aktet e mafjes. Ndaj kryetar, kërkoj që kryeagjendë e këtij Komisioni të jetë shkelja flagrante e ligjit, e Kushtetutës, e Konventës, të jetë shndërrimi i Drejtorisë së Burgjeve në Drejtorinë e persekutimit politik të kundërshtarëve politikë të Edi Ramës dhe të faktit që SPAK-u tanimë është certefikuar si një kamzhik, si një kallashnikov në duart e Edi Ramës për të vrarë jo vetëm pluralizmin politik, por edhe kundërshtarët e tij politik./Dosja.al

Tedi Blushi

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...