10 November 2026, 22:57
Nga E.M

GAZA- Sulmet Izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën gjashtë palestinezë mes tyre një baba dhe djali i tij 13-vjeçar. Tre persona humbën jetën nga një sulm ajror izraelit ndaj banesës së familjes Ghubain, në zonën Daraj të qytetit të Gazës.
Në një tjetër sulm, një baba dhe djali i tij u vranë pasi një tendë ku ata po qëndronin u godit në lagjen Zeitoun, ndërsa një person tjetër u vra nga të shtënat e forcave izraelite në qytetin jugor të Khan Younis. Sulmet kanë vijuar pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, më shumë se 1,600 palestinezë janë vrarë nga Izraeli që prej hyrjes në fuqi të marrëveshjes. Ndërkohë, bilanci i luftës së nisur më 7 tetor 2023 ka kaluar 74 mijë viktima palestineze, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore të territorit.
Zyra e Medias e qeverisë në Gaza bëri të ditur se për vetëm 12 orë u përmbytën rreth 70 mijë tenda ku strehohen palestinezët e zhvendosur, ndërsa të paktën pesë persona humbën jetën dhe dëmet materiale llogariten në rreth 3 milionë dollarë. Mijëra familje kanë mbetur të ekspozuara ndaj reshjeve dhe temperaturave të ulëta, në kushte ku tendat nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme.
Izraeli vijon të kufizojë hyrjen e materialeve të strehimit dhe ndihmave humanitare në territor. Negociatat për fazën e ardhshme të marrëveshjes kanë mbetur të bllokuara, pasi palët nuk kanë arritur një dakordësi për çarmatimin e Hamasit dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza./Dosja.al
Gaza Izrael
Bota
10 November 2026, 22:56
E. D
SHBA- Negociatorët ukrainas dhe rusë e përfunduan ditën e parë të bisedimeve dyditore, të ndërmjetësuara nga ...
Bota
10 November 2026, 22:45
E. D
SERBI- Kompania serbe, Grindex, ka furnizuar me makineri kompani ruse në vitet pas pushtimit rus të Ukrainës, të cilat më pas i kan&eu...
Bota
10 November 2026, 22:14
E.M
IZRAEL- Një patrullë e forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (UNIFIL) ka shkaktuar një alarm në kufirin mes Izra...
Bota
10 November 2026, 22:06
E.M
BRAZIL- Në jugperëndimin e shtetit Para në Brazil një stuhi e fuqishme ka shkaktuar një fenomen të pazakontë në lumin T...
Bota
10 November 2026, 21:36
E.M
AUSTRALI- Në Melbourne të Australisë është regjistruar një aksident i pazakontë, ku një avion i vogël ës...
Bota
10 November 2026, 21:26
E.M
GJERMANI- Gjatë 15 viteve të ardhshme rrezikojnë të zhduken rreth 800 mijë vende pune në Gjermani si pasojë e përh...
Bota
10 November 2026, 21:03
E.M
BRITANI- Në Britaninë e Madhe është arrestuar një ushtar i lartë i Ushtrisë Amerikane pasi dyshohej për përfshirje...
Bota
10 November 2026, 20:19
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump i ka propozuar presidentit të UFC-së, Dana White, të marrë postin e zëdhënësit të...
Bota
10 November 2026, 19:58
E.M
GUATEMALË- Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur ditën e sotme bregdetin e Guatemalë...
Bota
10 November 2026, 18:17
E.M
BULLGARI- Pas aksidentit masiv në Bullgari ku 86 automjete, mes tyre makina dhe kamionë, janë përfshirë në përplasje t&...