22 November 2026, 17:35
Nga DOSJA
Hernández Hernández paralajmëroi Flick
SPANJE - Fitorja 3-2 ndaj Villarrealit i dha Barcelonës tri pikë të rëndësishme, por nuk e largoi plotësisht zemërimin e Hansi Flick ndaj arbitrimit. Trajneri gjerman, pas një ndeshjeje me shumë emocione dhe përmbysje, nuk i kurseu kritikat për gjyqtarin Hernández Hernández dhe asistentët e tij, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si u menaxhua stoli i skuadrës katalanase.
Flick u ndal fillimisht te përmbysja e rezultatit, pasi Barcelona e pa veten në disavantazh të dy golave që në shtatë minutat e para, pas realizimeve të Buchanan dhe Oluwaseyi.
“Goli i parë ishte një gabim i qartë nga ana jonë dhe ata shënuan menjëherë. Megjithatë, në pjesën e parë, edhe pse ishim dy gola prapa, luajtëm shumë mirë. U përpoqëm të krijonim raste dhe patëm mundësinë të shënonim edhe me penallti. Jam shumë i lumtur, sepse në pjesën e dytë luajtëm edhe më mirë, me më shumë strukturë. E merituam fitoren”, deklaroi trajneri i Barcelonës.
Megjithatë, pjesa më e nxehtë e prononcimit të tij kishte të bënte me arbitrimin. I pyetur për episodin që çoi në përjashtimin e Fermín nga stoli, Flick pranoi se nuk e dinte saktësisht çfarë kishte ndodhur, por kritikoi vëmendjen e gjyqtarit të katërt ndaj pankinës së Barcelonës.
“Gjyqtari i katërt po shikonte vetëm stolin tonë. Ai duhej të ndihmonte gjyqtarin në fushë, por përqendrohej vetëm te ne. Do të shohim se çfarë informacioni do të na japin. Unë pyeta dhe më dhanë një karton të verdhë”, u shpreh gjermani.
Flick shkoi edhe më tej në kritikat e tij, duke lënë të kuptohet se e kishte parashikuar një situatë të tillë.
“Nëse rezultati do të kishte qenë ndryshe, ndoshta nuk do të thosha asgjë, por sot e dinim se çfarë lloj gjyqtari kishim dhe e prisnim këtë. Jam i kënaqur me gjyqtarët në përgjithësi, por jo me të. Gjyqtari anësor dhe ai i katërt ishin shumë të përqendruar te ne.
Mund t'i bënin gjërat ndryshe. Mund të na kishin folur, por nuk thanë asgjë. Ka gjyqtarë të katërt shumë të mirë që lejojnë komunikimin dhe kështu ndihmojnë edhe arbitrat në fushë. Gjithçka shkoi kundër nesh”, deklaroi Flick.
Pavarësisht pakënaqësive, trajneri kërkoi që skuadra të mos ndikohet nga vendimet e arbitrave, duke vlerësuar veçanërisht reagimin në pjesën e dytë, të cilën e cilësoi si një paraqitje të jashtëzakonshme.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 November 2026, 17:03
FRANCE - Paris Saint-Germain ka marrë një lajm shumë të keq pas ndeshjes me Nice. Désiré Doué ka këputur ligamenti...
Sport
22 November 2026, 16:49
GJERMANI - Shqetësimi për gjendjen e Jamal Musialës po rritet te Bayern Munich. Talenti gjerman është përballur me një tjet&e...
Sport
22 November 2026, 16:36
PORTUGALI - Marc Marquez ka shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e MotoGP. Piloti i Ducatit ësht...
Sport
22 November 2026, 16:22
Gëzimi i Fermin Lopez dhe Joao Cancelo
SPANJE - Barcelona dhuroi një tjetër mbrëmje plot emocione, duke përmbysur një disavantaz...
Sport
22 November 2026, 15:31
VORE - Java e 12-të e Abissnet Superiores është mbyllur me një barazim pa gola. Vora dhe Tirana u ndanë në shifrat 0-0, në nj...
Sport
22 November 2026, 15:14
ITALI - Cili është Juventusi i vërtetë? Ai i pjesës së parë, i ngadaltë, pa ide dhe i paaftë të gjente hap&eum...
Sport
22 November 2026, 15:00
SPANJE - 22 nëntori është një datë e veçantë për Barcelonën. Pikërisht një vit më parë, kata...
Sport
22 November 2026, 14:30
BRAZIL - Dy emra të mëdhenj të futbollit botëror do të rikthejnë kujtimet e së kaluarës në një takim të ...
Sport
22 November 2026, 14:00
ANGLI - Roman Abramovich nuk e ka mbyllur ende plotësisht kapitullin e tij me Chelsea. Katër vite pas shitjes së klubit londinez te konsorciumi ...
Sport
22 November 2026, 13:30
Vitor Bruno në stolin e Anderlehtit
BELGJIKE - Anderlechti mund të pësojë një humbje të papritur në tavolinë, pavar&eu...